“Secili përgjigjet për historinë e vet”- Basha distancohet nga Berisha?

13 Gusht 2015, 09:59Politika TEMA

Gjatë bashkëbisedimit të djeshëm me gazetarët, Lulzim Basha ka mohuar mundësinë e një koalicioni të PD-së me PS-në, por dhe me LSI-në.

Por, kur u pyet se PD e ka bërë këtë gjë më parë me LSI-në, Basha u përgjigj kështu.

Secili përgjigjet për historinë e vet.

Unë mendoj që në qëndrimet e mia kam qenë koherent dhe lehtësisht i zbërthyeshëm.

Të paktën ky është qëndrimi im ndaj publikut”, tha Basha, duke iu referuar faktit që ai koalicion është bërë nga Berisha.

Nuk ka asnjë mundësi, në qoftë se pyetja është thjesht një pyetje teorike cinike, a është Partia Demokratike e gatshme të bëjë një koalicion për hir të pushteteve të karrigeve, përgjigjia është e prerë, JO. JO, por është e gatshme për një betejë frontale me korrupsionin dhe me krimin, frontale me çdo çmim dheme çdo kosto dhe pa asnjë kompromis.

Pa asnjë kompromis, pa asnjë kompromis.

Ta keni 3 herë që ta ruani dhe në arkivë.

Pa asnjë kompromis me krimin dhe korrupsionin”, vijoi ai.

Nuk dihet nëse këtë distancim nga Berisha, Basha e bën për politikë ditore apo mes tyre ka një ftohje.

11 komente në ““Secili përgjigjet për historinë e vet”- Basha distancohet nga Berisha?”

  1. mesila says:

    po ktij kush ja rras me.eshte me interesante te degjosh parashikimin e motit.me shume ndjekes analfabete ka sherifi otllakut se ky

    1. Muci says:

      Ty me sa po duket Mesila te pelqejne sherifet po te garantoj se pozicionet e mija do te habisin se jane me te mira se ato qe ke provuar deri tani

  2. Kol Tivari says:

    Bravo Luli…???!!! E mori guximin “të lëshojë një pordhë”, në prani të Salës…!

  3. b says:

    Bir selmani nenes ke te qaje me pare. Sala me hajdut se Iliri dhe Basha me hajdut se Rama. Popullit mire ti behet qe u shkon pas.

  4. Tema says:

    Basha mund të formoj parti tjetër.(pd-ja ësht e berishës)

  5. mali me bore says:

    Kush me thote……….
    A do te beje edhe ky HISTORI ?????????

  6. colombo says:

    Ti e thua 3 here qe s’ka kompromise, po me ke ? me LSI,apo me krimin dhe korupsionin?

  7. Tili says:

    E tha tre herë ky mo tani shpëtuam

  8. Bredhibut says:

    O i nderuar gazetare, nese frazen e fundit e vertet si dileme tenden, nje naivitet i kesaj permase nuk mund te karakterizoje profesionin tend. Edhe per nje vezhgues te thjeshte eshte lehtesisht e kuptueshme se Lulzim Basha eshte jo me vegel e Sales por edhe gur shahi i Argites e Shka lzenit
    Mundesia tjeter eshte qe qellim yt te jete djallezore “ta haj kush ta haje se Lule Basha po ndryshon”
    Zoti na ruajt, a nuk u genjyen njeher ne 2005-en se Sala ka ndryshuar?!!!!!!

  9. Bredhibut says:

    Se me ngeli pa ta thene: Cia do qofte nga te dyja keto mundesi, kjo eshte nje palo gazetari

  10. redon says:

    Krimi me i madh qe i eshte bere ketij populli eshte vjedhja 200 milion euro, vrasja e 26 te pafajshmve te Gerdecit dhe 4 te 21 janarit, per keto krime te pergjigjet nje here Llullushi,atehere ne do besojme se lufton krimin, po jo bo poza me Griden, pj…ndonje slogan qe i ke mesuar nga serbet dhe na mbushe mendjenm .populli shqiptar ta ka dhene konfirmimin ne dy zgjedhjet e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje