Partia Demokratike kërkon në Këshillin e Bashkiak të Tiranës që të shtyhet vendimmarrja për ndarjen e banesave sociale në zonën e Shkozës dhe dhënien e ndihmës ekonomike për Bashkinë e Tetovës.
Kryetari i Këshillit të PD, Leonard Olli, tha se nga rendi i ditës duhet të hiqen për miratim disa projektvendime duke fajësuar për këtë mungesën e stafit të Bashkisë së Tiranës në komisionet përkatëse. Për këtë çështje, përfaqësues të mazhorancës bënë të ditur se përfaqësues të bashkisë kanë qenë në këto komisione.
Pikat të cilat kërkohej nga Partia Demokratike shtyrja janë projektvendimi për “Disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës”, projektvendimi për ‘’Përzgjedhjen e listës së aplikuesve, përfitues të programit të banesave sociale me qera, në zonën e Shkozës, ish-fonderia mekanike”.
Në përfundim të diskutimit për këtë çështje, përfaqësuesit e mazhorancës në Këshilli Bashkiak me shumicë votash vendosën përfshirjen e këtyre çështjeve në rendin e ditës.
Të përdoren në katastroë.
Para dy javesh kur banesat sociale ishin pa ndare:
-PD-ja bertiste me te madhe. Erjon Veliaj te mos bej show neper tv por te ndaj sa me pare banesat sociale.
Sot qe Erjon Veliaj po ndan banesat sociale:
-PD:- Mos i ndaj banesat sociale. Moos i ndaaaj!!!! Moooooooossss iii ndaaaajjjjjjjj !!!!!!
Tani ju te PD-se ndani mendjen tuaj. Ti ndaj apo te mos i ndaj Erjoni banesat sociale????????????
O Mero rrenacaku, po pse dezinformon me tituj genjeshter? PD Nuk ka kerkuar shtyerjen e banesave sociale por ka bere kerkese per 3 pika te rendit te dites qe kane si Objekt ceshtje te tjera. Ne Be do te kishe marr nje kallzim penal me keto mashtrime. Pis milet