Debatet në Këshillin Bashkiak/ PD e shqetësuar për taksën e qenit të Xenit

13 Gusht 2015, 12:45Politika TEMA

Këshilli Bashkiak i Tiranës po zhvillon debatet në lidhje me taksat, ndërsa këshilltarët e Partisë Demokratike u shprehën se banorët e Tiranës do të paguajnë një taksë shtesë, atë mbi qentë e luksit.

“Po përçudnoni sigurinë fiskale të qytetarëve të Tiranës. Nuk mund të pranohet që një qytetar i Tiranës të paguajë më shumë sesa një tjetër qytetar i Tiranës që jeton në një nga komunat që i janë bashkuar Tiranës.

Sot qytetarët e Tiranës do të paguajnë edhe taksën mbi qentë e luksit”, janë shprehur këshilltarët demokratë.

Por në sqarimin e tij, Erjon Veliaj tha se ajo që quhet taksa e qenve të luksit ishte vënë nga kryetari i komunës Farkë, Bardh Plaku.

“E dini pse u vu kjo taksë? Sepse Shkëlzen Berisha kishte 3 qen dhe një kalë dhe Bardh Plaku mendoi se këto kafshë që kishte Xeni ndotnin më shumë dhe kishin kosto në pastrimin.

Nëse sot opozita synon t’i heqë taksën për qenin e Zenit, atëherë unë s’kam ndërmend të merrem me ju, pasi Tirana ka nevojë për punë, ka nevojë për pastërti dhe që shkollat dhe kopshtet të jenë gati të presin fëmijët dhe nxënësit.

Nëse ju keni prioritet taksën e qenit të Xenit, kjo nuk është prioritet për banorët e Tiranës”, tha Veliaj në replikë me këshilltarët e PD.

Ndërsa kreu i këshilltarëve të LSI-së ka kërkuar seriozitet në diskutime.

“Përpara se të shqetësohemi për qentë, le të shqetësohemi për njerëzit”, tha Shezai Rrokaj.

4 komente në “Debatet në Këshillin Bashkiak/ PD e shqetësuar për taksën e qenit të Xenit”

  1. Tema says:

    Se ka haberin e politikës

  2. Tj says:

    Qytetare te Tirones! Shikoni kush eshte PD dhe keshilltaret e saj?! C’fare lliumi,c’fare turpi? Vertet besoime se jemi ne 2015 me keta keshilltare berishiste! Akoma me Kosovrastin dhe Ollin?!

  3. nord says:

    E kane ne terezi edhe Xeni edhe Erjoni… e ne terezi do ta kene !!!

    te na thone si do shkojne punet e qytetit te tiranes, eshte e po benhet cdo dite e me teper i pabanueshme nga keta politikane e soj e sorollop te tyre.

    ??????????????????????????????

  4. shum e drejte nji e tille takse !
    permjerin neper cepat e pallateve….lehin me ore dhe pa orar,…dhe kush mban nji qen luksi ,dp te thote se ka mundesi financiare dhe te paguaje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje