Deputeti socialist Ulsi Manja i konsideron si supozime pa ndonjë bazë ato mbi carjen e koalicionit qeveritar apo për ftohje marrëdhëniesh mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Sipas ligjvënësit socialist, këto supozime do të largohen me përfundimin e stinës së verës dhe ardhjen e vjeshtës.
“Përgjigja është dhënë nga nivelet më të larta të vendimmarrjes politike.
Në rrafshin praktik të bashkëpunimit me aleatët , të paktën aq sa unë jam në kontakt dhe në komunikim të vazhdueshëm jo vetëm me partnerin tonë kryesor por dhe të gjithë aleatët aq sa janë ne koalicion , qofte ata të zgjedhjeve politike të 2013 por dhe me aleatët që u bashkëngjitën në zgjedhjet e 21 qershorit kemi një bashkëpunim normal në funksion të qeverisjes.
Besoj që me vapën e gushti ikin të gjitha”, deklaron Manja.
Ulsiu mendon që duhet të ishin paksuar.