Ku kanë shkuar të gjithë njerëzit e mirë?

18 Gusht 2015, 20:11Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Where have all the good men gone? – Ku kanë shkuar të gjithë njerëzit e mirë? … pyet një këngë e famshme angleze. Ku pra? Pse nuk vendoset drejtësia në këtë vend? Pse bëhet sikur e duan drejtësinë shoqërore, kur tani, në 25 vjet pas diktaturës, ende askush nuk ka më besim se mund të ketë drejtësi në vendin e tij?

Ai pushtetar që nuk e do drejtësinë, urren pa dyshim popullin e vet; ai pushtetar ose politikan që nuk e do drejtësinë është i korruptuar, vjedhës dhe hajdut vlerash materiale të popullit te tij; ai pushtetar ose politikan që nuk e do drejtësinë është i kapur ligsht nga marrëzia e pushtetit, dhe është kundër historisë.

Këta kanë qenë të gjithë ata që kanë shpërbërë drejtësinë në Shqipëri; dhe i kanë lënë shqiptarët në endjen e tyre epike jashtë atdheut të tyre, ose që i kanë bërë që të mendojnë me trishtim mbijetesën e familjes së tyre, jashtë…diku gjetkë, se këtu nuk ka as drejtësi, as punë…por ka vjedhje, abuzim dhe poshtërim të individit.
Punëtori është i poshtëruar, sepse nuk ka drejtësi; zgjedhjet manipulohen, se nuk ka drejtësi; pushtetari vjedh gjithë ditën, se nuk ka drejtësi; intelektuali përbuzet se nuk ka drejtësi të vendosë arsimin cilësor dhe të mos shiten diplomat ku mbështetet korrupsioni shtetëror.

Gjithçka nuk funksionon normalisht, sepse të gjithë ata që kanë qenë në pushtet nuk e kanë dashur drejtësinë shoqërorë. Kanë qenë të varfër dhe janë pasuruar me anë të krimit; dhe shqiptarët presin që këta vjedhës të vendosin drejtësinë kundër tyre. (!)

Gjendja është e rëndë: Where have all the good men gone? Pyet një këngë e famshme angleze, dhe pastaj kërkon një hero. Por a e patë këto ditë “heroin“ Sali Berisha se si fliste, si një palaço i nënshtruar përpara diktatorit të fundit shqiptar? Ishte tre muaj para pluralizmit…dhe ishte kundër tij. Se kishte qenë komunist ekstremist, dhe kishte frikë. Dhe ja ku jemi. Në një gjendje të rëndë. Përsëri te frika nga drejtësia, e atyre që kanë abuzuar me pushtetin.

Por, kështu si duken punët, edhe ky kryeministër, që njerëzit e votuan për drejtësi, nuk ka shenja se e do vendosjen e drejtësisë në Shqipëri… Drejtësia shqiptare sot është leniniste, e korruptuar si ajo që e ka lindur; dhe përsëri leninistët duan të reformojnë drejtësinë me frymë leniniste.

Por, ai që nuk e do drejtësinë, para së gjithash urren popullin e tij. Po populli, kështu do presë; do presë që të kthehen njerëzit e mirë që kanë ikur, apo do ta marrë vetë në dorë çështjen e drejtësisë dhe të mirëqenies shoqërore në Shqipëri. Unë kam bindje se do ta marrë vetë në dorë…sepse kjo gjendje s’bën gjë tjetër veçse e mban shoqërinë në errësirën e mjerimit.

48 komente në “Ku kanë shkuar të gjithë njerëzit e mirë?”

  1. vezhgusi says:

    Zoti Ngjela do ishte shume mire sikur te degjonte ndonje politikan,por sidomos ata te krahut te djathte dhe me egzaktesishte ai Halimka i vogel me gjithe banditet mbrapa.
    Une jem me ty dhe po rri i qete duke pritur drejtesine shqipatre qe edhe djali tim me ne fund mund te gjeje ndonje pune tani qe shenon vitin e 45-te dhe me dy femije.
    Nuk me pelqen vertete krahasimi as me Leninin as me Stalinin ata kane bere punene e tyre,por problemi eshte se çfar po bejne tanet tani se edhe ate qe deshironin ja u dhame ,lirine ,demokracine,por prap nuk bene gje,tani ka mbetur tu jepet plumbi ballit dhe te lahen ato hale te pista dhe drejtesija me ne fund ti sherbeje popullit nga i cili pagihet.

    1. andromeda says:

      Ik o Ngjala, ku merr vesh ti nga leninizmi. E përdor këtë term thjesht si një urrejtje patologjike fallco që ti bluan përbrënda kundër komunizmit. Në fakt ajo që ti pretendon për drejtësinë është një pikpamje mëse komuniste sepse vetëm në një rend barazije shoqërore mund të ketë drejtësi. Në kapitalizëm drejtësia është një iluzion që krijon tek të varfërit kasta oligarkike.

      1. komuna says:

        Qenke mjegulluar ca si teper!

      2. toni says:

        Dakord Andromeda.Spartaku ka qene prokuror ne regjimin e kaluar por nuk ka punuar kurre se gjithe diten rrinte te kafe Vollga ne Durres ,jo se ishte kunder regjimit por se ishte “i mbuluar ” nga babai per cdo palacollek qe bente.Nese kete Spartaku e quan “drejtesi leniniste” kjo kurre mos u befte.Duhen njerez te perkushtuar per te mbrojtur interesat e popullit dhe te vendit e jo spartaker injorante,te paprincipe e pa integritet moral e professional.

    2. ed says:

      O njerez militante.Mos e shani dhe vetiketoni nji njeri qe thote te verteten .Ne Shqiperi cdo qeveri qe vjen ne pushtet ja ben jeten me4 malore popullit.Ky eshte realiteti,doni apo sdoni ju shoke militante te majte apo te djathte njilloj jeni se partite jane thjesht banda kriminale qe luftojne per dominim ne kete shtet muti ku cdo gje vjen era hale.
      Sa bukur!.Nji fllad freskie!. “Ku jane njerezit e mire?”……….

    3. e ema zeqos ne maje te thanes says:

      Pse ti je burre i mire? Ti me fevzon dhe lubonjen?
      E ke pare veten ne emisionin e fevzos?
      Dy kellira te kombit. Mut. Qepe

    4. Drejtesia says:

      Z. Ngjela do te behesh verete i madh: beju padi penale per krime kunder njerezimit dhe genocid ketyre leninisteve ne emer te Partise Ligj e Drejtesi pasi krimet nuk parashkruhen, aftesia ste mungon e njeh perfekt te dr. e njeriut dhe ligjin. faktet dihen personat dihenTe flasesh duke vepruar kjo eshte gjithcka qe duhet bere se dhe Sala fliste dhe me veprime i ndihmonte jo Hipokrizise……

  2. SPAK says:

    edhe ti cuni I kiqos dhe cuni I todi lubonjes jeni pergjegjes qe e late berishen nga beogradi tju shkerdheje ju dhe nje komb te tere..dhe tani merreni me kenge angleze.

    nqs kico ngjela ishte fajtor me shoket e tij qe prune enverin ne pushtet…ndersa sot ti spurdhjak ngjela je fajtor qe prure berishen 2 here ne pushtet ne 1992 dhe 2005.

    ndryshimi eshte se enveri me ideologji te keqe ndertoi..kurse salibythisha me ju e shkaterroi me themel.

    me cfare pislleqesh qe ke bere kur ishe ne bllok dhe pas 1992 e ke patur hallall burgun

    1. Tipike turkoshake shqiptare says:

      Cuni i kicos mund te jete por si te duket ajo qe thote zotrote. Apo je ndonje militant i paafte qe ngroh ndonje karrike gjekundi. Nese eshte e drejte ajo qe thote edhe armik te jete duhet pranuar me perulesi.

  3. gjon kruja says:

    Analize e sakte e qemiutar nga plaget qe e kane mberthyer vendin tone nga
    kriminele e pasuruar me ghjthfare menyrash kriminale pervec punes se ndershme.
    Emigranti US

  4. petro says:

    Akoma te Enveri disa.Akoma tek ai qe vrau popullin e tij, shoket e tij te luftes, 200 petritat.Ngjela mos prit drejtesii nga skorjet e Enverit.Edhe ti i sherbeve atyre, here andej dhe here ketej.Si mund te vendosin keta drejtesi kur jane gjer ntek syte te mbytur ne aferra pasurimi te paligjshem.Te gjithe Ngjela, ndoshta edhe ti.Me gje ndonje te ndershem, nje Ngjela, nje.Kjo do te vazhdoje gjersa ky popull te mesoje se vetem idealistet mund ta drejtojne.

  5. petro says:

    Akoma te Enveri disa.Akoma tek ai qe vrau popullin e tij, shoket e tij te luftes, 200 petritat.Ngjela mos prit drejtesii nga skorjet e Enverit.Edhe ti i sherbeve atyre, here andej dhe here ketej.Si mund te vendosin keta drejtesi kur jane gjer ntek syte te mbytur ne aferra pasurimi te paligjshem.Te gjithe Ngjela, ndoshta edhe ti.Me gje ndonje te ndershem, nje Ngjela, nje.Kjo do te vazhdoje gjersa ky popull te mesoje se vetem idealistet mund ta drejtojne.

  6. serveti says:

    Taku, vetem me ate drejtesine leniniste e pjerdh fare. ben edhe ti si kalamanjte e rruges. Se ç’eshte leninizmi, kete duhet ta mesosh ne teorine leniniste. Ku e mesove ti, kur Lenini ka vdekur qe ne 1924? Apo te ka bere ndonje leksion Kiçua. Per ate qe nuk ka drejtesi ne Shqiperi e di dhe dreqi ne folene e tij, por ama cili eshte kontributi personal i gjithesecilit nga ju qe partia ju ka besuar te jeni ne krye? Derdellisni tere diten per te thene qe doni drejtesi. Sot e shan Saliun, por atehere kur ishe ti dhe Spartak Braho ne ate komisionin e hetimit te Saliut, e mban mend besoj, e late e bete prape kryeminister dhe jo vetem kaq: ti e mbeshtete deri sa “te ngriu” deputetllekun Saliu. Pastaj kunder tij. Ju, Taku, jeni bere te gjithe per ne kosh te plehrave, por jo ne Tirane se mund te vije ndonje fukara e u hap kapakun e dilni prape, por per koshin e halese.

    1. filani says:

      Je i madh servet, no comment.

  7. Lili says:

    Kur fara Juan te shijet,ate here shqiperia do marre fryme!edhe do kete drejtesi! Ju edhe njerezet si Juan me trurin mbrapsht te formuar ne kohe e zeze per kombin keni sjell kete qe kemi sot!ju jeni nder faktoret,ju jeni e zeza e ketij kombi!o Zoti ,shliro kete toke nga njerezet si ju!

  8. agostin says:

    Zoti Ngjela ,thote te verteten ,por kujt ja thote.Ne nje vend ku rrespektohet krimineli qe ka para ,rrespektohet trafikanti qe ka para ,rrespektohet politikani qe ka para,dhe shihet me perbuzje nje puntore qe mezi nxjerr buken e gojes me djersen e tije,eshte nje vend i pashprese dhe i destinuar te shkoje keq dhe me keq.Ne Vitin 90,te gjithe sulmuan “Bllokun,”si qerdhja e korrupsionit dhe e mekateve.Sot pas 25 vjeteve ,jane ngritur aq shume “blloqe”, sa qe nuk dihet, ku fillone, dhe ku mbaron blloku i ketyre kriminelave.Shqiperia eshte katandisur si nje anije pa kapiten,qe stuhite galopante te korrupsionit,e perplasin ne kurrizin e atije populli te shumevuajtur.

  9. Where have all the good men gone? says:

    Where have all the good men gone?
    Jane rrugeve te botes. Mbeturinat e sistemit te kaluar, po them mbeturinat sepse ai sistem kishte shume njerez te ndershem ne te gjitha nivelet por mjerisht ata ishin te mashtruar, te genjyer, te neperkembur nga klanet e pushtetit Kapo, Hoxha, Shehu te cilet benin jete pashallaresh dhe me propaganden e tyre mbanin shtypur edhe njerezit e ndershem. Per te vazhduar sundimin e tyre keto klane mblodhen ku ishin e ku nuk ishin gjithe llumin e shoqerise si Pashko, Ruli, Berisha, Azemi dhe Majtas plot te tjere ish spiune, xhelate te sistemit per te realizuar kthimin e klases sunduese ne klase kapitaliste sunduese.

    Mua me vjen keq qe edhe nje njeri si ju i lexuar e me bote e ka lejuar veten ta perdorin ca njerez kalimtare ne historine e kombit si Berisha, Rama, Meta, Topi e kompani.

    Me gezon shume fakti qe ju keni dale me kete shkrim kaq domethenes. Une e shoh shpetimin deri diku vetem tek Emigrantet. Njerez te ndershem, me integritet dhe ambicioze per te arritur gjera te medha, qe nuk jane te vegjel ne shpirt me pak ose aspak lidhje me Shqiperine por me mall dhe dashuri te madhe per te. Ndoshta Shqiptaro-Amerikane te sukseshem e ku di une cfare.
    Keta qe kemi ketu jane te gjithe kriminele. Ky parlament eshte i mbushur me perverse, idiote, debila, hajdute dhe me njerez qe nuk u ka mbetur asnje ndjesi morale, nga i pari tek i fundit. Nuk duhet pritur me qe keta te mund te riciklojne elitat. Keta riciklojne njerezit e tyre. Heqin baballaret vendosin bijte. Shikoni me radhe ata politikanet e rinj ne dukje. Me siguri do tu gjeni fije te lidhura me nomenklaturen e dikurshme. Eshte per te ardhur keq por eshte e vertete. Pse nuk ka ky vend njerez te paperlyer. Me siguri por si thoni ju zoti ngjela jane te shtypur me kembe.
    Ah sa te zeza kane bere keta nuk mjafton koha per ti shkruar. E zbrazen vendin nga intelektualet, ajka e kombit qe te sundojne te qete ne kete mocalin e madh te quajtur shqiperi ku ne na shohin si mushkonja bezdisese.
    Zoti Ngjela ju duam me aktive ju dhe te gjithe ata intelektuale qe u degjohet zeri. Jo per pushtet, vetem per te drejtuar masat. Pushteti duhet ne duar te tjera.

  10. !!!!!!!!! says:

    O z.S.Ngjela – Avokati qytetarise atij vendi .
    xhiroje njiher pas Diskun e HISTORISE SHQIPTARE ,
    dhe do shikosh po te njejtat largime ne shekuj nga Shqiperia .
    Shqiptaret e mire ,qytetaret e vertet ,
    largohen sepse ashtu duan te medhenjt e ksaj Bote ,
    kjo nuk eshte nji rastesi z.Avokato, dhe ti e di dhe kupton shume mire kte gje .
    Largohen e do largohen ,sepse ata te cilet e duan Shqiperine pa Shqiptare ,
    ne shekuj kane mbeshtetur faktorin injorant dhe destabilizues ne Shqiperi ,
    faktor i tipit te dhise se vicidolit i cili eshte gati te bej gjithcka vetem te mbaje karrigen e pushtetit.
    Pra pyetja eshte e drejt por jo korrekte z.Avokat Ngjela !
    Neve na largojn ,politikat e servirura nga Bota qeverrive shqiptare,
    qe ai vend ,mos te ket trashegimi ,mos te vazhdoje tradita -traditen e zhvilloje ate si ben Bota ,mos te ket pra hallka gjeneracionesh te bashkuara ,por hallka te shkeputura ,ku gjithcka e ndertuar me pare nga nji brez shkaterrohet ,per tja filluar perseri brezi ri nga e para .
    Pra ne ikim si pasoje e dhunes se politikave zbatuar nga qeverrite shqiptare ,
    nga sterniprit e largqoftit dale prej shpellave te anadollit ,
    qe mbolli faren me te qelbur te njerezimit ne kte vend .
    Kta jane te gatshem ne cdo kohe ,te shkaterrojn cdo shoqeri ,sepse jane te pacivilizushem ,sepse jane te padurushem ndaj edhe ikin te miret ,
    ikin shqiptaret dhe shqiperia banohet me pseudoshqiptaret ,me pjellat e arabo turqeve qe moren nga tete gra shqiptare dhe kan pjell sot ceta e celula pa fund pseudoshqiptaresh .
    ikin shqiptaret dhe zevendesohen me ujguret ,islamistet e terroristet e botes .
    Pra arsyet jane pa fund ,e verteta eshte e dhimbeshme ,por ja …per kaq jemi te zote ne shqiptaret ,mjerishte ,situate mjafte e trishtushme per nji komb ,
    nji Shqiperi e cila pashmangerisht po shkon drejt zhdukjes,nga kjo fare bastardesh pseudoShqiptaresh qe cirren dhe japin mend dite e nate ,
    qe slen muaj pa dale ne media ,e treguar se cfar sharlatanesh jane .
    Ajo qe ka ndodhur aty Z.Avokat eshte Apokalipsi vertet .
    S’donte fati ,me ate Loto-n miljoneshe ,
    me ate financohej mjaftushem nji “Parti e Vertet” E GJAKUT TE PASTER SHQIPTARE ,
    per te s’pastruar nga veriu ne juge Shqiprine nga ferrat .
    Te uroj shume shendet z.Avokate.

  11. koco says:

    E verteta le te themi tashme dihet gati nga te gjithe , ajo qe kerkohet mendoj se nuk jane shashkat dhe kallashet me fisheke qore qe juve z Ngjela zbrasni e mire ben qe i zbras , por nuk behet vreshti thote populli me Urata ….. . Qe do te thote ” gure gure behet kalaja ” kjo detyre , kjo Reforma ne Drejtesi do angazhimin e Juristeve Potenciale ,Atdhetare e te perkushtuar per te kontribuar dhe lene gjurme , kjo kerkohet me shume se kure nga ju e shoket e tu , jo do behet ndonje here , nuk mjafton te hedhish nje gur ne lume dhe te besh sehirxhiun o Avokat. Apo te tregosh e gje a gjeza dhe te presish kush do ta gjeje .

  12. Universiteti me thike pas shpine says:

    Where have all the good men gone
    and where are all the gods?

  13. Moni says:

    Sot per drejtesine flasin te gjithe. Ashtu sic thote Ngjela, edhe krimineli, edhe hajduti, edhe mashtruesi. edhe kurva.
    Ne vitin 1991 u rreshtuam te gjithe: -NE START- GATI- NISU.
    Mirepo shiko sot, ku kane shkuar disa. Diferenca me garuesit e tjere eshte shume shume e madhe. Jo sikur gara ka 24 vjet qe ka filluar. por sikur ka 240 vjet.
    Dhe llogaria, eshte e thjeshte. Ca s’kane dhe vdesin, ca hane sa dhjesin.

  14. stela says:

    E mor Tak, njerezit e mire ???

    Tashme ketu tek ne, jane specie ne zhdukje.

  15. Arber says:

    Per kete sistem bere njezet vjet burg o Spartak, tani mos u qaj si spurdhjak!
    Lenini dhe Enver Hoxha e kishin drejtesine e hapur: mos i shkel ligjet e mia se do denohesh!; tani nuk e merr vesh se kush ta ka ngritur priten dhe nga te vjen plumbi. Lenini dhe Stalini e moren Rusine nga balta dhe e bene superfuqi; ti dhe Sali Berisha e moret Shqiperine me bujqesi e industri te perparuar dhe e kthyet ne halene e Europes. Ne rini te futi Enveri ne burg, sepse e tradhtuat at e bir; tani shko vete e thuaj burgut hapu, se mora pjese ne varrimin e nj populli te tere!

  16. Krenar says:

    Zoti Ngjela jam plotesisht dakord me ty. Por…!?.

    Njeriu qe e katandisi kete vend me shume njerez te mire si nje shkretetire e pashprese tani qe edhe nuk ka pushtet po tallet me gjithe popullin shqiptar dhe shtetin duke folur marrezira. Flet marrezira te mbuloje krime e panumerta. Vrasje, perdhunime zhdukje pa lene gjurme,gjenocic dhe perseri jeton dhe kercenon serish. Shteti ka vdekur dhe shpresa po ashtu.

    Sa per ty o zoti Ngjela them se ske gje ne dore se edhe po te kishe nuk do te beje gje. Ate kujtohet se si e katandise ate komisionin hetimor parlamentar per ngjarjet e 97. Atehere duhej te gjykohej Berisha dhe ti e sabotove me terma e pirueta juridike e nxore Saliun te palagur dhe te pafajshe. Mbyll sqepin dhe meshoi punes si avokat. Cka po thua nga goja jote eshte vetem demagogji. Ti mbete pa thele dhe ben gam gam.

  17. alti says:

    Taku te kam kundershtuar disa here , per shkrime qe percoheshin jo nga realiteti, por nga egoja juaj per te qene member i pushtetit me cdo kusht . Ky padyshim , eshte shkrimi jot me i mire ,per nje teme qe i ka kushtuar shqipetareve shume jete ,shume abuzime dhe shume padrejtesi dhe kjo eshte mender drejtesia jone . Kur ishe ne koalicion me PS ne 2013, Rama mbas fitores , te dha ministrine e shtetit dhe jo ate te drejtesise , dhe qe aty une mendoj se LSI nuk mund te lejonte qe ju te ishit i pari i kesaj ministrie , qe kerkonte te ndyshohej mbare sistemi i korruptuar dhe mosndeshkues i drejtesise .Bravo Taku tani te shohim se cdo na bjere Shtatori ,ku aty do shihet se cfar pozicioni do mbaj mazhoranca me ne krye Ramen ,se per PD ,as nuk pritet te jete dakort me reformen e drejtesise ,se nje pjese e tyre duhet te dalin para saj.

  18. Qeni i Qenit ky Sali Qeni says:

    O Zoti Ngjella lene angllisht se angllisht jeni. Une mendoj me mire kenge labe, “Sali Qeni eeeeee… O Sali Qeniiii eeeeee…. Cfare i bere ketij vendi… eeeee….Ketij vendi çfare i bere …eeee…” Jo, jo, Z. Ngjella ndoshta do te ishte me mire me lahute. “Heuuuu njaj Sali Qeni nji karaduze, Dal nga shpellat Heuuu kjo Kulsheder, E ka shkaperdhy gjithe shqiperine, E n’ket shqipni nuk duel nje burre, me i da flamen ketij qen qenit, si dikur heu njaj Gjergj Elez Alia. Qe e ndau ne dy bajlozin e zi, o Heuuu”
    Shqiperia e mjere, shpiperi e pjerdhun ku nuk njihet gjuha e arsyes vetem ajo e forces dhe e barbarise.

  19. Dibrani says:

    O Ngjela njerzit e mir kan ik ,..nga qe po na ik dhe jeta me kete politik te korruptuar

    Pariotizmi per shum shqiptar ka vdek ,..dhe fajin e ka politika e sotme

    Njoh shum njerez te mir intelektual qe sot punojne ne poste te rendesishme ne vende te huaja

    Dhe kjo ndodh nga qe ne Shqiperi kemi grupe gangsterash ne parti,..dhe kapot e tyre qe drejtojne si diktaor partin
    PS,…Rama
    PD,…Saliu
    LSI,..Meta
    PRSH,.Mediu
    PDIU,.Idrizi
    FRD,..Topi

    Shikoni keto parti ,..historin e tyre ,..politikanet qe drejtojne ,..

    Me gjeni nje lider te tyre te ket dhen dorheqje ne parti per humbjen ne zgjedhje,..apo mbas 4-8 vitesh si lider partie per ta freskuar partin me gjenerat te re,pa asnje lloj influence

    Vetem Saliu ,..por ende edhe pse i dorhequr influenca e tij eshte e njeta si ne kohen kur ishte kryetar partie

    Pra kemi nje grup gangsterash qe luftojne rivalin per fuqi, por kan dhe frik njeri tjetrin

    Njerzit e mir i kan frik dhe nuk i duan ne Shqiperi ,..se prishin sistemin qe ato vet kan krijuar.

    PSH: Nje hajdut ne nje pune ,..do formoj sistemin e tij ,..qe te mbaj punen ,te vjedhi ,dhe te dal pa lagur ,…Neqoftese nje puntor i ri eshte kurreshtar pran zones se sitemit qe hajduti ka krijuar ai do te bej dicka te qerroj nga puna ,…se i prish pune hajdutit

    Duke then nuk eshte puntor i mir ,apo vjen me vones,do gjej dicka ndoshta do te irritoj qe te lesh punen

    Njeta gje eshte edhe me politikanet Shqiptar ,..mjer populli ne Shqiperi ,..se njerzit e mir i takojne vendeve te mira

    Prandaj e kan emrin njerez te mire ,….i miri me te keqin nuk behne bashk

  20. zani Burimi says:

    Zoti Ngjela,
    Shkrimi juaj eshte nje model i vertete i esese politike. Duhet ta heqin nga tekstet urgjent fjalimin e Zogut kur u vetemrua mbret dhe te vihet ky shkrim me te vertete i sakte dhe domethenes. Ju zoti Ngjela keni mbetur si relike e idealizmit dhe ne ccdo rresht dhe, sidomos ne fund, sikur po lexoja poezine e Migjenit “Te lindet Njeriu””
    … Të lindet një njeri
    i madh si madhni
    dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
    për një ide të re, ideal bujar,
    për një agim të lum e të drejtë kombtar.
    Kete radhe , o zoteri te heq kapelen!
    Pershendetje Spartak!

  21. Nje shqiptar says:

    Shume mire qe Zoti Ngjela shtron probleme qe kane te bejne me te tashmen dhe te ardhmen e vendit. Dihet qe faktori njeri, pergatitja intelektuale, ideali, dashuria dhe perkushtimi per vendin etj. etj. jane bazat qe sigurojne mbijetesen e nje vendi dhe populli. Spartaku me shkrimet dhe problemet ben detyren e tij si atdhetar. E pergezoje per kete shkrim, por mendoje se njerezit e mire dhe te afte jane kudo brenda dhe jashte vendit. Mjerisht nga partite akoma propozohen qe te drejtojne vendin batakçij, hajdute, injorante me diploma te blera por qe arrijne te blejne votat. Nje popull qe shet voten nuk kerkon drejtesi dhe si rrjedhim nuk mund te kete te ardhme pasi nuk do te kete asnjehere njerez te afte qe ta drejtojne. Paraja shkaterron apo zevendeson kudo tere idealet dhe vlerat njerezore. Pak njerez mire mund ti rezistojne kesaj katastrofe dhe uroje qe Spartak Ngjela te mund te gjeje ndonje emer qe te kete ideale dhe aftesine e duhur.

  22. e ema zeqos ne maje te thanes says:

    Ta them une more tarallak. Njeriu i fundit i mire ishte enveri. Ai qe mbante drejtesine. Ai qe siblejonte maskarenjte te ngrinin koken se ja u shtypte.vdhe ik pirdhu mos na luaj budallain qe skupton.

  23. Tili says:

    Ty të mori Saliu në konsiderat se rrije me do njerëz të mirë pastaj Saliu të tha lëri ata se më ke mua, ti i le se të tha Saliu, pastaj Saliu ta futi se ngele vetëm , kaq është historia jote Taku.

  24. e ema zeqos ne maje te thanes says:

    Ja tek ju kemi ju cobanet. Ty, lubonjen dhe kryepallen.

  25. Lennard says:

    Zoti Ngjela e kishte rastin te nxirrte jashte loje Saliun , kur u vue kryetar i komisionit parlamentar per ngjarjet e vitit 1997.Ai e nxorri Saliun te paster..kurse tashti thote qe eshte palaco, kriminel etj.etj.Pra kur e pate rastin pse nuk e luajte rolin qe duhej?.Te gjithe ju te ashtuquajturit politikane nje surrat keni .Njeri me i keq se tjetri jeni.Sa te jeni JU nuk do te kete Drejtesi ne Shqiperi.Jam dakord me IDENE e Z.Bedri Islami per ngritjen e nje Gjykate Speciale si ajo e Kosoves , ndryshe do rrifni uje ne havan

  26. Populli says:

    Nje e vertetë e dhimshme!
    Zëmerimi po rritet!

  27. xxxlll says:

    po populli e ka marr ne dor drejtsin prej kohesh.
    madje populli para e politiksat pas tij.
    populli shqiptar i ka hy keq rruges s krimit.
    kombi shqiptar ate lloj drejtsije don. krimin.
    kjo esht drejtsija shqiptare.
    a nuk ishte kombi shqiptar “i drejt” qe i hyni rrugve t botes per me bo pare t shpejta?
    ca u futen n ambasada,(mos kujto se hyn per politik,hyn per me shku me bo krime maton gardhit)
    te tjeret me skafe pasporta fallco viza fallco u dynden n perndim si ata minjt qe dalin te lebetit rrugve kur bje zjarri n kasoll
    te gjith kombasit shqiptar me drog me kurva me vjedhje me korruptime…vrasje po se po..
    e ca do presesh prej politiksave pasandaj?
    ata e pane se cfar lloj mileti kishin ,prej nga merrnin votat,pan se me ligj ngelen me fukarenj sesa populli i tyre “i drejt”,atehere i hune edhe ata valles mbarshqiptare te krimit.
    kta jan shqiptart,popull e politiksa,kjo esht demokracija,
    tash pijani longun.
    ama kurr s do ket komb shqiptar te shtru nen ligj.
    gjithnji kriminel kan qen dhe ashtu do jen shqiptart.
    dhe,po te shofesh edhe neper perndim,esht e njejta gje,vecse me e holluar,”shtat uj nji kos”,por edhe atje krimi esht boshtkurrizor.
    sepse
    ” krimi dhe demokracija
    jan si nena dhe fmija”
    ka pas thon ramiz alija…

  28. yyyyyyyyyy says:

    ku kan shku?
    po i bien me dor!

  29. lead says:

    Ku jane njerezit e mire? Jashte shtetit jane sepse per ty edhe gjithe oligarkine politike ne Shqiperi nuk duhen njerez te ndershem e punetore por hajdute e kriminele. Sot ne Shqiperi nuk ka vend per njerez te ndershem. Tek ne do te mbizoteroje anarkia sepse nuk ka shtet. Me kot lodhesh ti ose te tjeret sepse ne te vertete ju flisni por nenkuptoni te kunderten. Mjere Shqiperia! Te vjen keq kur shikon sesi po shkaterrohet ne menyre mizore.

  30. Ledio says:

    Ka shume si puna e ketij Ngjeles: qe diten “mprehin lapsin” edhe flasin per hallet qe ka shoqeria Shqiptare, dhe gjate mbremjes kercasin gotat per nje cope karrige me perdhunuesit e pupullit shqiptar.Keta tipa nuk flasin kur duhet folur,vecse shkruajne disa rrjeshta e qeshin kur duhet qare.

  31. nga durresi says:

    ska sh rendesi se cthote Ngjela pasi nqs deri dje ndihej qarte qe ne pushtet ishin hajdutet sot ndihet totalisht qe VRASESIT ja kane bere 8 me 2 pushtetareve. Infeksioni shoqerise ka marre dhene dhe ska asgje kthim.

  32. ZahoKoka says:

    Nje popull qer vjedh pronen e tjetrit sic ndodhi ne Shqiperi pas viteve 1990 tregon nje deshire kombetare per padrejtesi, mor zoti Ngjela. dhe nje nga ata je edhe ti anti pronar legjitim! Ne te miret, fisniket, pronaret legjitime jemi shume pak, por po shikojme si po renoheni pasi jeni vjedhes, pasi mbaruat Shqiperine doni te shkretoni Gjermanine!

  33. Opozitari I perjetshem says:

    Katovica I ka dhene efektet ashtu sic ishte planifikuar! Spiunet dhe komunistet Kane pushtetin ekonomike dhe ate politik! Ata kishin gjithe informacionin, lidhjet dhe parate e Shqiptareve. Ata ngriten biznese dhe ata mbrojne bizneset e njeri-tjetrit. Te paperlyerit Jane nje minorance qe nuk ngre peshe…. Nuk ka shprese per disa breza, pasi tashme Jane bere femijet e tyre per pushtet

  34. koco says:

    Eshte kenaqesi te komentosh nje shkrim te shkruar e hedhur ne tregun mediatik nga Dikush sikurese eshte Avokat Ngjela . Qe edhe kur ben sofistin , perseri eshte shpesh gati i justifikua. Ne komentet e shumet deshiroj te vecoj e shprehem per 3tre komentues dhe konkretisht :1- z.Arber i cili i kerko Avokatit shpjegim, jo karshillek e denigrim Leninit dhe Enverit, cfare ke bere e ndryshuar ti ? 2- z Krenar i cili ne komenti e tij ju thote juve Ngjela se juve e njihnit kriminelin Berishe me gjithe te zezat e tij ? Juve ju dha rasti te kryesonit nje nga ata komisjonet famekeq per te nxjere pergjegjesite e nenshkuar fajtoret , juve e sabotuat , juve e tradhetuat Drejtesine , dhe moret ne mbrojtje dhe bete Avokatin e Djallit , nje ” Jude i Vertete “Anti Krishtin . 3- z.Lennard fajeson Ngjelen si shkaktar te ngelje e qendrimit te Berishes ne politike . Perse ? sepse ti Ngjela duhet ose ta pranoje kryesimin e atij Komisjoni dhe ta nxirje ne krye ti zbardhje krimet, poshtersite …… , ose te mos pranonit te mos e mernit persiper ndershmerisht qofte dhe per aresye mungese force, te heshtnit deri sa ta delte nje Personalitet, ” Burre Koqelli” jo i tredhur jo Eunuk , ju te vepronit ndryshe . Eshte shume me vlere mendimi ideja e hedhur prej z Bedri Islami i cili sugjeron ngritjen e Nje Gjykate Speciale sikurese ajo e Kosoves , prandaj kontribo mbeshtete. zoti Ngjela para se te beni juve Moral e Politike duhet te beni nje Prononcim publik te pranoni Mekatin , te pranoni qofte edhe ne se pretendoni se fajesoheni e jeni “Fajtor pa Faj” Kerko vote besim nga qytetaret te reabilitohesh me pare. V.Hygo ne Romanin Viti 93 shkruan : ” Kush i del ne mbrojtje dhe shpeton Ujkun eshte pergjegjes per qingjat e shqyer me pas prej tij ” Ho.De. Balzak ne romanin e tij, Iluzionet e humbura shkruan : ” Shoqeria ka per baze Moralin , Shteti ka per Moral Ligjin” dhe ne tej i pergjigjet pyetjes se drejtuar atij. ” Ndergjegjia eshte si nje shkop , me te cili poseduesi e drejton e godet gjithmon te tjeret , por as nje Vetveten?! ” zoti Avokat Ngjela . Publicistika , Oratoria , Elitarizmi i tuaj i pretenduar dhe shpesh i vleresuar , me ngjason me disa pershkrime e refime te ndodhura te jetes se Xhuzepe Verdit, kur dikur ne te gjalle te tij, kur ishte ne ditet e keqija te jetuara prej tija ai i refehet, nje shokut e mikut te tij te ngushte i thote : Se mbasi mbaroj konservatorin shkelqyer , filloj pune ne nje teater te madh ne Rome, dhe se me pjesen e tij te vene ne skene, nuk u prit mire nga publiku aristokracia e kohes Deshtoj .Pasoja pronari e kishte flakur ne rruge dhe gjendej ne ditet ne te keqija te jete se tij. Kur ai mbaroj Refimin , shoku i tij dikur bashke studente ne konservator e braktis ate shkolle , per pa aftesi mungese talenti per tij , dhe studiai e u diplomua per ekonomi – bisnes, Biznesi i kishte ecur shume mire, dhe ishte bere shume i fuqishem financiarisht , dhe nuk u kursye per ta financuar Verdin , sepse e vleresonte gjenialitetin e shokut te tij . dhe e adresoj ne nje tjerer Theater….. ! Verdi pasi e falenderoj shokun mikun e tij thote :” Ne se deshton nje here dhe e humbet besimin e publikut, art dashesve ,Me pas eshte shume e veshtire , duhet shume pune per ta rifituar ate besim te humbur i nderuar Avokat.

  35. kiu says:

    Zoti Ngjela.Te uroj per kete ese mjaft domethenese per problemin me te mprehte qe ka shoqeria shqiptare sot “Ikja e ajkes intelektuale,rinise se shkolluar jasht dhe ndrydhja nga diktatura e oligarkeve e asj inyteligjence dhe rinie qe qendroi gjer me sot ne Shqiperi” Ju keto njerez i emroni me finese letrare si njerez te mire.
    Ne periudhen para vitit 1990 keto njerez te mire ishin te detyruar te qendronin vetem ne Shqiperi dhe gradualisht i nenshtroheshin diktatit te pushtetit Byroist te PPSH.Ata me te guximeshmit revoltoheshin,(nje nga keta jeni edhe ju zoti Ngjela )dhe shume perfundonin ne birucat e burgjeve.Oligarket e sotem i detyrojne me forma nga me te sterholluara qe njerzit e mire te ikin nga Shqiperia keshtu ata po livadhisin nevend tash 25 vjet.
    Populli shqiptar ne kohen e duhur (me mire vone se kurre)do te farketoi heroin ose heronjte e shpetimit te tij ne kushtet aktuale te brendeshme dhe te jashteme.Sigurisht nuk behet fjale per heronje si Avni Rustemi pasi per gjendjen e mjerushme te shtetit dhe popullit shqiptar dhe Shqiperise pasi jane shume qe e duan plumbin ballit.
    Une ju falenderoj qe kete problem shoqeror gjithshqipetar e keni trajtuar aspak me natyre politike e partiake por nr frymen e interesit te te gjithe shqiptareve te te gjithe shoqerise shqiptare dhe te te gjithe shqiptarve brenda dhe jashte Shqiperise.

  36. kiu says:

    Zoti Ngjela.Te uroj per kete ese mjaft domethenese per problemin me te mprehte qe ka shoqeria shqiptare sot “Ikja e ajkes intelektuale,rinise se shkolluar jasht dhe ndrydhja nga diktatura e oligarkeve e asj inyteligjencie dhe rinie qe qendroi gjer me sot ne Shqiperi” Ju keto njerez i emroni me finese letrare si njerez te mire.
    Ne periudhen para vitit 1990 keto njerez te mire ishin te detyruar te qendronin vetem ne Shqiperi dhe gradualisht i nenshtroheshin diktatit te pushtetit Byroist te PPSH.Ata me te guximeshmit revoltoheshin,(nje nga keta jeni edhe ju zoti Ngjela )dhe shume perfundonin ne birucat e burgjeve.Oligarket e sotem i detyrojne me forma nga me te sterholluara qe njerzit e mire te ikin nga Shqiperia. Keshtu ata po livadhisin ne vend tash 25 vjet.
    Populli shqiptar ne kohen e duhur (me mire vone se kurre)do te farketoi heroin ose heronjte e shpetimit te tij ne kushtet aktuale te brendeshme dhe te jashteme.Sigurisht nuk behet fjale per heronje si Avni Rustemi pasi per gjendjen e mjerushme te shtetit dhe popullit shqiptar dhe Shqiperise jane shume qe e duan plumbin ballit.
    Une ju falenderoj qe kete problem shoqeror gjitheshqipetar e keni trajtuar aspak me natyre politike e partiake por ne frymen e interesit te te gjithe shqiptareve te te gjithe shoqerise shqiptare dhe te te gjithe shqiptarve brenda dhe jashte Shqiperise.
    Une ju falenderoj pasi problemin nuk e spostoni ne periudhat e kaluara te shqiperise shqiptare ashtu si bejne shume politikane e gazetar, shtetar e analiste qe nuk merren me problemin cerekshekullit te fundit por duan ti kerkojne shkaqet te periudha e Monarkise ose e diktatures Byroiste te PPSh madje disa i kerkojne te pushtimi Othoman e Bizantin.Sigurisht keto jane te nxitura nga diktati i Oligarkeve.Per ato periudha duhet te flasin dhe analizojne historianet dhe analistet e historise.
    Shpresoj qe kete shembull te ndjekin edhe intelektule,studius,gazetar dhe analistete tjere.
    Nuk pajtohem fare me ate njerez qe ofendojne,shajne dhe perdorin fjalor rrugash.

  37. krisi94 says:

    Prandaj në këtë vend duhët revolucion!

  38. bato says:

    O Taku!
    mednon se ka njerez te mire sot ne vendin tone te mrekullueshem? Nuk besoj se ti beson vertet qe kane mbetur te miret. Ata kane pesuar metamorfoze. Jane kriminalizuar, duan vetem te fitojne dhe te rrisin autoritetin e tyre, mbi shpinen e kerrusur te mjeraneve qe quhen Popull!

  39. eri says:

    Ku ka humbur ai njeriu i mire Sami Matoshi se ndoshta na ben derman

  40. Vorbulla says:

    Drejtesia vendoset kur te behet Lila mbret . Vetem Lila ” nuk vjedh “.Ai gjith kohen ka ” menduar per popullin ” Rrnofte Lila .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje