0 shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!
Nga Mit’hat Frashëri
Akoma s’ish zbardhëlluarë kur u hap dera; sa pa marrë përgjigje, pritnja të më thoshin të ren’ e ligë: Naim beu është fare keq! – këto të pesë fjalë më dredhin mishtë. Naim beu është keq! -kishin katër vjet e gjysmë q’e qanim këtë njeri të math; e dinim që sëmundja s’i kish shpëtim! Po kujt i vente goja? E dinim, po s’donim ta besonim…
E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht’ e dytë 1900, një jetë që kish nisurë më 1 të natës duke gdhir’ e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër.
Ja ku është ky njeri i dashur! Ja ku rri shtrirë! Më vjen ta pyes si je… Shiko, po më përgjigjet… po më thotë, pas zakonit që kish, me zë t’unjët e t’ëmbëlë “prapë ashtu jam”… “Ah, ç’them unë! Ato buzë më nukë lëvizin, ata sy më s’shohin!
S’i kemi për të dëgjuarë më zënë! Kur të kemi ndonjë hall, më s’kemi kë të pyesim, s’ka kush të na japë këshilla! S’ka kush të na japë kurajo dhe shpresë! Këtu fillozofia dhe mëndja s’hyjnë në punë; nj’e tillë mynxyrë s’ka ngushullim; këtu njeriu le ç’ka mësuarë, le stërvitjenë, le mendjenë dhe bëhetë foshnjë; zemra zbulohetë nga pëlhurët’ e njerëzisë dhe bëhetë siç është te foshnja, ashtu si e bëri Perëndia! Buzët janë pa zë, po zëmra qan! Njerëzit e shtëpisë janë të gurrosur, vetëm lotët u rrjedhin, krahërorët po psherëtijnë!
Sa zi, la mi këtë familje! Me Naim Benë nuk humbasim një njeri të dashur, një të madhin e fëmijës, por një mësonjës, një mpronjës, një këshillonjës, një atë! Edhe jo ne vetëm, por gjithë Shqipërija. Tërë dita, tërë nata shkon në helm e në mejtime; s’duamë të flemë, duamë t’i rrimë pranë se… kjo është nat’ e fundit! Paskëtaj syt’ e trupit më s’kanë për të parë atë Naim! Vetëm mendja e ka për të kujtuar dhe për të qarë. Një nga miqtë nxjerr nga xhepi “Lulet e verësë” dhe na thotë: Pas këtaj për ne këto fletë janë Naim; ay shkoj, vate te e vërteta, po këto mbenë! Këndon “Të vdekuritë”.
Në këto vjersha zemra dhe helmi na gjen nj’ushqim: Po vallë ku vanë? Për jet’ u mërguan? Apo u ndryshuan? E djela gdhihet, kjo ëshë dit’ e fundit; sot do vihetë në gji të dheut, të këtij dheu tek i cili venë gjithë njerëzit, të mir’ a të liq. Sot po fshihetë për jetë nga bota fytyr’ e këtij njeriu të dashur e të rrallë! Sot do lihetë të kalbetë më pak kohë ky njeri që natyra ia ka të rrallë shokët dhe s’i pjellë veçse më ca qint vjet njëherë!
Shikoni këta njerëz, sa helm ka mbi fytyrë të tyre! Shihni sa janë të shumë: ka nga çdo fe, nga çdo vërsë, e nga çdo radhë. Këta e njihnin në gjallëri: vinin e kërkonin këshilla, vinin e pyesnin për çdo punë. “I varfërë vinja te Naim beu, i pasur shkonja; i urët vinja, i nginjët shkonja, pa shpresë vinia, plot shpresë shkonja; nie shpirt të sëmurë vinja, kur shkonja ndjenja vetëhenë të gjall’ e me shpirt; fjalët që na thoshte na shëronin zemrën!” – thotë një ng’ata.
Këta njerës që kanë sytë me lotë, këta janë ng’ata që kanë parë të mira: kush kërkonte ndihmë, kush kish punë, kush kish djal’ a çupë për në shkollë: kushdo që kërkonte ndihmë, s’kish ndihmës më të math e më të mirë se ky shqiptar i math që po varrohetë sot!
Këta të tjerë mi fytyrët e të cilëve është shkruarë helmi dhe zia, këta të gjorë s’kanë pasurë fatin ta shohin në gjallëri Naimnë: Po i kanë kënduarë librat shqip, i kanë mbajtur në zemrë vjershatë; ato vjersha u kanë dhënë dashuri për mëmëdhe e për njerëzi, ato libra u kanë rrëfyerë ç’është mirësija, dashurija, puna dhe jeta. Këta të gjorë janë të helmuarë që s’e panë dot sa ish gjallë, po kjo nuk’ i ndalon të kenë nderim dhe dashuri të madhe për Shqptar’ e math që po shpihetë në varr.
Këta të tjerë s’janë shqipëtarë, po nga komb tjatrë: turq, grekë, etj; kan’ ardhurë me nder të math se kanë pasur fatnë të kuvendojnë me Naimnë dhejanë çuditur me diturinë, me mendjen, me sjelljen e bukurë të tij!
Ja se ku po ecin me krye t’unjët gjithë këta njerëz; nga nderi arkën e mbahnë mi kokë më të lartë; ecin me ngadale, se trëmbenë të vënë në dhet këtë njeri të dashurë: duanë ta majnë! Dhe sikur të munt t’i epësh shpirt përsëri, cilido do kursente të tinë?
Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t’Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, ë janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr!
Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi – babaj i shqipëtarëve, Naimi – babaj ynë, Naimi – mësonjësi ynë! Dy kut dhe arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s’e kemi për ta parë, më s’e kemi për ta dëgjuarë’.
0 njerës, gjithë kështu do vdesim’. Do vijë dita që të mbulohemi në një gropë, që të na kalbenë e të na bëhenë hi dhe eshtërat! Ahere s’na ka për të mbeturë gjë nga këto poshtësitë e dheut! Alierë nga lakmin-ii, nga ligësitë, nga poshtësitë, nga djallëzitë, nga marrëzitë, s’do të na mbesë fare gjësend; vetëm një kujtim do të mbesë te njerëzit: si lum ata që do të kujtohenë për të mirë, si mjerë ata që do të zihen ngoje për të 1igë! Si mjer’ ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punëtë.
0 njerës. Mirrni pjesë nga ky vend që po mbulohet para syvet: Naimi shkoj për jetë! Shkoj për ne, po vate te Perëndija. Neve na mësoj të bëhemi të mirë, të duhemi, të punojmë, të duam Shqipërinë. Mirrni pjesë nga ky njeri përpara varrit të të cilit po rrimë me sytë të lotuar! Mbani mënt fjalëtë që na thosh, këshillatë që na jepte’. Kijeni për shëmbllë se ish i mirë, i virtutshëm, vetijëmirë, shpirtrmirë, i ëmbël! Tek ai çdo njeri gjente një ndihmës, një këshillonjës, një baba.
0 shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!
U mbarua dhe shërbim’i fundit q’i bëmë këtij shqipëtari, të cilit i kemi detyrime të mëdha e të paharura sa të rrojë Shqipërija dhe gjuha shqipe.
Tani, gjithkush ng’ata që kish ardhurë të vërë në gji të dheut trupn’ e Naimit, merr nj’udhë për të kthyerë, po me kokë t’unjur e i mejtuarë. Nga një breg kthejmë dhe një tjatër kokënë: ja se ku, atje tej, n’atë fshat më tej Ysqydarët, dy orë larg nga Stambolli, në Merdiven – Qoj, mbi një breg, atje janë të dy varret: Njëri i ri, tjatri bërë më 11-të të Vjeshtës të dytë 1892; n’ata varre janë mbuluar trupat e vdirshëm të dy vëllezërvet; atje në atë fshat të vogël, larg nga Shqipërija. larg nga er’ e Shqipërisë flenë përjetë dy njerës të shtrenjtë për ne; larg nga ajo Shqipëri për të cilën rojtnë!
Po do të vijë dita – oh, – kemi shpresë të fortë – që do të lirohetë dhe do të lulëzojë Shqipëria, dhe ahere, do të shpihen eshtrat e këtyre dy vëllezërve në Shqipëri dhe t’u gëzohetë shpirti duke parë – qoftë pas vdekjes – prodhimin e farësë që mbuallë me aqë dëshirë.
Cdo shqiptare qe i thote vehtes shqiptare duhet te nderoje brez mbas brezit figurat me te medhaja kombetare duke filluar nga GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, HOXHE HASAN TAHSINI qe solli faren e rilindjes kombetare, pastaj VLLEZERIT FRASHERI (perfshi poetin dhe bilbilin e Shqiperise NAIM FRASHERIN, PASHKO VASEN qe tha: “Mos Shikoni Kisha dhe Xhamia, se Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria”, ANDON ZAKO CAJUPIN, JERONIM DERADEN, ISMAIL QEMALIN, ISA BULETININ, FAN NOLIN, LUIGJ GURAKUQIN dhe nje mori emrash te tjere.
Prej ketyre e kemi sot Shqiperine, qe nje grupim sharlatanesh sot POLITIKAN PLEHRA te tipit dhe prototipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA, EDI RAMA nuk dine tjeter shkaterrimin e SHQIPERISE dhe varferimin e popullit shqiptar per interesa te tyre personale. Tung.
Ne kohen e vellezerve Frasheri nuk imagjinohej ndasia mes shqiptareve dhe keta jane nga Te Medhenjte e kombit tone jam krenar u lartesofte emri i tyre sa te jete jeta.
E vërtetë e hidhur
Nuk më vjen të flas
Vitet bëjnë përpara
Neve bëjmë pas.
Bollëk me Rilindas
Po s’ja dimë kuptimin
Dje kishim Naimin
Sot kemi Edvinin ?
Mendja e varfer e jotja do kujtoje tere jeten-Salhin tend! Ta kemi falur…e gezofsh … Pa be krahasime,se njerezit e medhenj nuk krahasohen, por kemi at Gjergj Fishten e te tjere qe me krenari i kujtojme
nuk me vjen te flas
Vitet bejne pwrpara
Neve bejme pas..
E vleresueshme kjo qe ke shkruar..
A
O kolon mongol
Vetem nje mendje e semure islamiko came mund te vendosi hasan tasinin mbas gjergj kastriotit dhe para ismai qemalit naim frasherit e fan nolit.
Kolon turk ka patur plot shqiptare qe per fatin e keq lindnin mysylmane.
Po cdo njeri prej tyre kur e theriste gjaku I gjergj kastriotit dhe gjuha ja vinin kemben ne fyt islamizmit dhe turqizmit dhe gjithe qizmave arabe.
Duke filluar nga naim e abdyl deri te ismail qemal.ibrahim rrugove e ismail kadare.
Pse duhet te shajme njeritjetrin, pa njohur ATDHEDASHURINE, INTELIGJENCEN DHE VEPRAT QE KANE LENE??!
Sa per dijeni I Madhi Hoxha Hasan Tahsini ishte mesues i Shqipes se Frashellinjeve,Nje nga Hartuesit e Pare te Fjalorit Shqip ishte Graduar nga Universitet e Parisit dhe ishte Rektor I Pare I Universitetit te Stambollit.Kishte lindur ne Çamerin Shqiptare ku pjesa me emadhe e banorve Çame eshte kethyer ne FE ISLAME per te MBAJTUR SHQIPTARESINE!!
Si cdo kolon dhe ti cam qe sje shqiptar je mashtrus.
Karakteristike thelbesore e koloneve mashtrimi.
Kolon turk
Islamizmi ne shqiperi u perhap ne tre menyra.
A) nepermjet vrasjes se shqiptareve.
Mbas renies se krujes turqit vrane shumicen e banoreve te zones kruje tirane.
B) kolonizimit
Ne pjeset e ngelura bosh nga A) turqit sillnin kolone nga skajet e e anadollit.
C) islamizimi nepermjet taxave
Qe te jetoje si I krishtere duhej te paguaje dyfishin e taxave.
Pra o kolon cam
Vetem mendjet tuaja perverso turke mund te thone qe u kthyen ne islam per te mbrojtur shqiptarine nderkohe qe bwllkani I tere Ishte pushtuar nga tuqit islamik dhe I VETMI REZIK ISHTE ASIMILIMI KOMBETAR DHE FETAR NGA PUSHTUESIT MONGOLE.
PRA NESE JE PASARDHES SHQIPTAR THJESHT AI PARADHESI YT KA QENE BYTHQIR.SE VETEM NJE BYTHQIR MUND TE SHESI BESEN E FAMILJES TE HISTORISE E TRADITESpPER ME PAK TAXA.
OSE JE SIC JANE SHUMICA JASHTE KUFIJVE SHQIPTARE THJESHT KOLONE TURQ.
PRANDAJ BOLL NA CATE TRAPIN DUKE SHITUR BYTHQIRIZMIN SI SHQIPTARIZEM.
QENIE TE PESHTIRA.
‘ben’ nuk eshte e nevojshme te zgjatesh kaq ne ‘argumentat’ e juaja pasi e kuptoj drejt qe ceshtja came eshte nje patate e nxehte per te gjithe greqine dhe grekofilet
Si saliu. Do kujtohet vetem per te keqia sa te egzistoje shqiperia
undefined
Diferenca e madhe eshte se te paret u futen ne politike te pasur dhe dolen te varfer(harxhuan gjithcka per vatanin), ndersa te dytet u futen ne politike pa breke dhe tani pas 20 vjetesh jane miljardere.A ka Prokurori? Gjithcka eshte pasuri e ketij populli qe cdo dite po e bejne edhe me te varfer.A ka zot?
Petro te pershendes. Do kalojne vite dhe do ta kujtosh kete thenie nga Dukati i Vlores qe thote.:-Derri, atje ku e ve dhjamin, atje e le-.
Jo vetem derrat por edhe kulishat e tyre ne shqiperi kane per ta lene lekuren dhe dhjamin. Nami i keq do ti mbuloje me shekuj emrat e tyre. Hajdute, kriminele, imorale, sabotatore dhe tradhetare te popullit dhe te atdheut tone te perbashket do te pervelohen nga urrejtja e popullit dhe ndeshkimi i zotit. Veshja e tyre me pushtet dhe mbrojtja me taborre cubash nuk ka per ti shpetuar. Si hienat kane per te ngrene njeri tjetrin dhe ata qe do te mbeten do te futen ne vrime te miut per te shpetuar.
Shqiperia ka shum Rilindas e Patriote por ai qe eshte me i madhi i te gjithe te medhenjve eshte pa asnje dyshim I madhi Naim Frasheri.—–Kruje o Qytet I Bekuar,Prite Prite Skenderbene,Po te vjen si nje pellumb te shkruar qe te shpetoje Memedhene,Kete ai e shkruajti ne mes te folese se Gjarperinjve te atehershme (Osmane,Turqi)ne Istamboll.dhe per ate kontribut te tij Cajupi shkruajti disa rrjeshta per Naimin, te madhin Shqiptar mbi shqiptaret Naimin e supermadh.Vdiq Naimi,Vdiq Naimi moj e mjera Shqiperi,Vjershetori si ai,Qan Kaure e Myslymane etj,etj,Zeri I Naim Frasherit ishte nje shtytje e madhe per Pamvaresine e shqiperise ndaj Osmaneve barbare qe na kishin mohuar neve shqiptarve cdo gje,ate mete rendesishmen Gjuhen e tone Kombetareqe flitej me shum se 5000 vjet ne keto territore,ne keto male e ne keto fusha te mrekullueshme.I pavdekshem qofte emir I te madhit Naim Frasheri
Naimi ishte dhe mbete Naim, ndersa Mit’hati pse nuk shkruan paster shqip? Ca fjale nuk ja kuptoj si psh “vetijpastre” etj.
O Servet more Servet. shqipe me te paster se kaq ne ate kohe nuk gjegje mbi toke. Vetijpastre do me thene njeri i paster thjesht.
o servet more servet “vet i pastre” dmth i pa shpi ,i ap atdhe !
Poeti yne kombetar. Do mbetet per jete i tille. Tre velleaerit frasheri, tre korifej…
…ata prishen pasurine per te bere Shqiperine, keta sot, shqyen Shqiperine per te bere pasurine….
Serveti;Nuk jam nga Jugu por ajo fjale Vetijpastre do te thot veti te pastra,Cilesi te pastra shkurt karakter te paster..keshtu e kuptoj une.
Mu mbushen syte me lot. E shkruar me dhimbje dhe art per poetin tone kombetar Naim Frasherin.
Pas vargjeve te famshme te Andon Zakos ne te vegjlit kot rrekemi te bejme me fjale respektet per Naimin:
“Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
Moj e mjera Shqiperi,
mendjelarti, zemertrimi,
Vjershetori si Ai!”
Naimi ishte dhe mbetet kaq i Madh, sa koha kur jetoi Ai, mori emrin e tij: “Koha e Naimit”.
Nipi i tij, Mithat Frasheri, do te kishte mbetur i paharruar sikur te kishte shkruar vetem kete shkrim per Naimin, por te mos e kishte katranosur me politiken balliste qe i vuri vrug sadopak familjes se Frasherllinjve te medhenj!
Naimi do te mbetet Mali i Nderit per Shqiperine!
Vllezrit Frasheri jene vendosur tashme ne pjedestalin e historise Shqiptare
dhe nderuar nga ky popull ashtu si ne cdo kohe .
Me ben pershtypje jo pak ,
qe ngelet duke u marre vetem me te kaluaren , duke u bere te merzitshem
me tregimet e njerit apo tjetrit .
Dhe sapo te dali ndonji si Mit’hat beu alla turka ,
brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr menjiher komentet ,si me qen kjo noj teme e rendesihme per shoqerine shqiptare sot e kushedi se cfar na thote !
keshtu bejne edhe me KONICE PORDHACIN, keshtu vazhdoni edhe me cdo lajthites alla turka ,
beheni turma tabore .
Sot eshte lajmerimi i varrimit te nji nder artisteve me te medhenj te kOMEDISE FILMIT SHQIPTARE I MADHI ALBERT VERRIA dhe ju kendoni ala allaturka ne hanin e ramazanit !
Ju nuk beheni dot kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr njerez ,sepse e keni genetike
ate dallim ndermjet Shqiptareve e turqeve nga edhe keni prejardhjen .
Ptuuuuuuuuuuuuuuu degjenerata .Shkoni e i thurni lavde sali berishes ,
kermat e njerezimit .
Ju jo shqiptare qe sjeni ,por as njerez qe dini te rrespektoni rreagullat e njerezimit mbi toke .
Shkoni ne turqi kurvat e kombit atje eshte atdheu juaj
ky naimi i shkrunte leter samiut per Faik konicen”Faiku eshte tradhetar bukeshkale dhe do qe te behet mbret i shqiperise”.sic uket edhe aq i mire nuk ishte pasi bashk me vllezrit synonte nje shqipri anadollake bektashiane dhe jo nje shqipri europiane sic donte faiku,keshtuqe vellezrit frasheri duhet te ngrihen jo me teper se cju takon,ndryshe duhet te vleresohet kerkesa per autonimi nga turqia ndryshe kerkesa per pavaresi
Familja e madhe Frasheri.
Eshte Shqipe e vjeter por e paster
Tamam ashtu Mentari
NAIMI qiriu qe I dha drite shqiperise,atdhedashurine djalerise doren e paster miqesise.
Naim Frasheri kurre nuk vdes.Ai mbetet. I gjalle si malet me krye perpjete.
NAIM FRASHERIT
Kendove bilbil kendove
zeri nuk tu shter kure!
Jehona e kenges,o bilbil
degjohet edhe sote ketu!
U shkrire i tere ne vargje
pishtar me drite ne duare
njeri tjetrin e njohem
si livadhet ne pranver!
Kendon bilbil kendon
Ylle i pavenitur nder ne
njeri tjetrin e njohem
Qengji se humbe toruen!
Kendove bilbil kendove
zeri nuk te shteret kure!
Jehona e kenges,or bilbil
do te degjohet cdo her ketu!
b.r.Shkup 1980