Jozefina me uniformë lufte dhe Basha me roba banje

18 Gusht 2015, 18:19Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Opozita e opozitës së Bashës duket se po bën një kapërcim 180 gradësh duke e sulmuar kreun e ri të PD-së, fillimisht nga pozicione të të moderuara dhe tani pas humbjes së zgjedhjeve lokale, nga një këndvështrim radikal.  Pra në më pak se dy vite lideri i ri i PD-së e ka parë veten të shigjetohet në të majtë dhe në të djathtë të vet. Fillimisht qenë një grup deputetësh, të cilët duke mos miratuar mënyrën se si ai u katapultua në krye të partisë, mënyrën se si ai afroi njerëzit e vet dhe shmangu të vjetrit, paternalizmin që tregonte Berisha dhe mungesën e debatit të brendëshëm, artikuluan pakënaqësitë e para. Thelbi i lëvizjes së tyre ishte fundi i bojkotit, kthimi në parlament dhe një drejtim më kolegjial i partisë. Pra ata zgjodhën pak a shumë pozicione të moderuara për ti’u kundërvënë një Bashe bojkotues, protestaxhi dhe të ashpër. Kjo histori zgjati pak a shumë deri me afrimin e zgjedhjeve lokale kur të gjitha diskutimet brenda pakicës së djathtë ndaluan si me sustë.

Pas disfatës së këtyre zgjedhjeve dhe humbjes dërrmuese në skenë po del një lloj tjetër kriticizmi. Ai po gëlon kryesisht në mediat pro PD-së ndërsa politikisht flamurin e tij po e mban Jozefina Topalli.

Ish kryetarja e kuvendit ka publikuar sot një status ku tenton të japë një imazh të kryetarit të opozitës që rri e ngrohet në diell, që bën pushime të gjata në këtë verë të nxehtë, ku shumica po bën batërdinë.  Sulmi është i egër dhe jep idenë e një lidershipi që qëndron memec përballë problemeve të mëdha që ka vendi. Po ti shtosh atij edhe disa deklarata të tjera të Jozefinës, që kundërshton opozitën europianiste, që i bën thirrje elektoratit “të ngrihen si luanë” për ta rrëzuar këtë klikë, ideja është edhe më e qartë: Topalli po bëhet gati (ndryshe nga kritikët e moderuar) që të forcojë pozicionin e saj në PD, të bëhet përfaqësuesja e krahut radikal dhe kështu të fitojë më shumë forcë dhe peshë brenda familjes së saj politike.

Deri këtu përpjekja e saj është legjitime. Edhe plani duket ambicioz. Për sa kohë që zullumet e pushtetit rriten, për sa kohë që zemërimi i popullit opozitar shtohet, korifejtë e radikalizmit bëhen gjithnjë e më të pëlqyeshëm.

Por pyetja që shtrohet është: a e dëmton një lloj kundërshte e tillë Lulzim Bashën?  Prapa kësaj përplasje në dukje të madhe, fshihet në fakt një përgjigje e thjeshtë.  Jo, Basha nuk ndihet i kërcënuar nga ky lloj kriticizmi. Në partitë tona ku lideri e ka në dorë të bëjë dhe shiun dhe diellin, zëra të tillë nuk e pengojnë aspak. Dhe për të vërtetuar këtë na mjafton historia jonë e afërt.

Po të kujtojmë mandatin e parë të Edi Ramës në opozitë, ai u kritikua shumë nga brenda partisë dhe nga mediat pranë saj si i moderuar. Me “politikën e tij të re” përtej së majtës dhe të djathtës ai bëri shumë armiq, për afërsinë me të cilën i rahu shpatullat Berishës, pas Gërdecit, për mënyrën se si bashkëpunoi për ndryshimet kushtetuese, për memecërinë që tregoi ndaj denoncimit të klientëve të pushtetit.

Por kur ai vendosi pa shkaqe reale dhe për interesin vetjak,  të luajë radikalin, ai i fashiti të gjithë këto zëra. Rama i bojkoteve, i protestave të dhunshme dhe i 21 janarit, nuk u la më asnjë vend kritikëve të tij të ashpër.

Ndaj dhe pozicioni ekstrem për të sulmuar Bashën nuk e dëmton aspak atë. Ai e ka në dorë kur të dojë, të luajë të fortin, të egrin dhe paqeprishësin. Mjafton të vendosë ta bëjë këtë.

Në këtë kuptim edhe imazhi që do të skalisë Topalli, ai një lideri që rri me robabanje ndërkohë që demokratët janë bërë gati “të luftojnë si luanë” është efemer dhe i përkohshëm.  Ai nuk cenon Bashën. Ai shërben thjeshtë për të ngulitur në zemrat e luftëtarëve edhe emrin e Topallit.

Lapsi.al

13 komente në “Jozefina me uniformë lufte dhe Basha me roba banje”

  1. !!!!!!!!! says:

    o e mjera shqypni ,se crrac qite prej asaj vryme ti

    lexo e kupto se me cfar muti e kan te mbush koken rraca e nastradinave te asaj bote .
    Amon none shypni ,
    per kok t’kopilave qi ke qit bashk me diaren tate ,
    na thuj ,nga cila vrym i ke qit ,se jena kurjoz !

      1. Abc says:

        Mbiemri eshte vertet i yti. Kurse emrin duket qe e ke te huazuar. Hiqe nuk te shkon.

  2. ERMAL says:

    KY POPULL BASTARD QE SHITET PER 20 MIJE LEK NUK BEHET ME E FUSIN NE BURG PER UJE DRITA SHPEJTESI DHE PER KASA NE SHTATOR MERR RRUGET PER AZIL DHE PRAP NUK COHET TI HEDHI KTO QELBESIRA QE PO NA PIN LENGUN VETEM RRETHI AFER RAMES METES PO SHEF HAJER KTO 2 VJET POPULLI PER BUKE GOJE

    1. x says:

      Po pse mor Ermal gjykon keshtu, efektet e 8 vite qeverisje jane keto. Sa per burgun qe permend per drita, uje dhe kasa fiskale dhe gjoba, mire ja ben qeveria se keshtu u mesuan shqiptaret 8 vite si kafshe, mos paguaj, mos respekto ligjin. Po cfaj kemi ne te tjeret qe pagujme taksa, taksa or mik dhe qe perfiton ti apo te tjeret qe sduan te paguajne. Ne pjesa tjeter duam shtet, shtet. Ju qe doni qeverine e meparshme qe i lente njerezit ne kaos dhe xhungel, ne xhungel shkoni se nuk eshte per juve ketu !!!!

  3. emigranti says:

    San cfar te korrin ne Opozite, kur nuk mbollenne gje ne kur ishin ne pushtet .jane te detyruar te deshtojne dhe kjo fundi i tyre qe e c an shqiprine ketu.

  4. lari says:

    ore shkruaj nje liber per grandfadherin tend Hysni.

  5. eli-tiv says:

    ….i varferi ky…shkumezoi duke dashur te krahesoje lulune me edin….
    Luluja eshte nen mesataren e intelektualit shqiptare….E Edi…eshte nje koke me siper sa te gjithe ju sebashku…..Po nuk pranuat dimensionin e potencialin e Edit…do te rrine tere jeten pas luluve….

  6. vezhgusi says:

    Me mire mos shkruaj fare o Bushatlli.

  7. Toni says:

    oooo bushat,lulzim basha rroba banje+tanga ka nje jete qe i mbath+vesh hajde bushat hajde..

  8. Tj says:

    Te krahasosh Bashen dhe Topallin me Ramen,eshte te pakten mungese intelekti!Te vetmen gje, qe kane te perbashket, eshte se jane shqiptare!Por gazetaret bythqire, mercenare shkruajne me porosi! Njelloj si ta shkruante Berisha!

  9. shqipe says:

    Mos u çuditni, Andi Bushati eshte me gjak “blu”(sa i shpifur):

    – Nipi i kryemodeles se Bllokut per moden ne diktature, qe i vinin veshjet nga Italia, Franca, etj.-Vito Kapos, kur shqiptaret mezi gjenin dokun kinez te kombinatit te tekstileve;
    -Nipi i Shefit te “Klanit Kapo”-Hysni Kapos, qe i kishte dhe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme;
    -I biri i Vera Kapos e bija e se jemes(qe nga antiamerikane ekstreme merr edhe nenshtetesi amerikane);
    -I biri i Mehdi Bushatit, qe nga nje mjeshter i futbollit shqiptar u transformua ne “Ata qe kryen terrorin komunist”:
    Ne mars 1993 gazeta “Ringjallja”, organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten “Ringjallja” mund t’i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori:
    ……….
    4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si:Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerri, Mehdi Bushati.
    ………..
    Mekati i “analistit bukurosh” Andi Bushati nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij(filiza te familjeve te KQ PPSH, etj.) eshte se sikurse “aka-dem-iku” Fuga, “dipllomati” Nesho (djali i motres i Vito Kapos), “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, “di-pllom-ati” Shpetim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shlollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por i afte per dipllomat) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine.

    Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.

    Heshtni! Largohuni mha jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni demokracine si dhurate te çmuar per ju!

    Bejani kete te mire shqiptareve durim-madh, sa te mos jete vone.

  10. Spiro says:

    Na e shpife ,o Bushat ! Bashkesi shushunjash : Bushat – A .Hoxha -Zhej gagaci -Lela shpifaraku – Fari fytyrebajga etj. etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje