Veliaj: Aleancën e parë e kemi me qytetarët, problemet e tyre detyrat tona

19 Gusht 2015, 16:48Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi Adriatik Merkon si administrator të njësisë nr 6.

I shoqëruar edhe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Veliaj tha se kjo njësi është ajo që ka pasur edhe problematikat më të mëdha, duke shtuar se bashkia ka nisur menjëherë punën për zgjidhjen e nevojave që banorët e kësaj zone kanë.

“ Këtu nuk ka pasur asnjë minurt ndërprerje të shërbimeve ndaj për këtëdua tju falenderoj.

Aleancën e parën e kemi me qytetarët. Problemet e tyre janë detyrat tona të shpisë.

Kombinati ka qenë një nga vendet ku kemi pasur dhe problematikat më të më të mëdha përsa i përket infrastrukturës, ndërtimeve etj.

Por ndryshimet nuk mund të bëhen në një ditë ndaj ne kemi filluar me operacionet, fillimisht atë në njësinë nr.5 i cili më vonë do të shtrihet edhe në njësitë e tjera.

Inisiativë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të një pakete që të ndërhyjë bashkia aty ku është uzurpuar dhe janë zaptuar hapsirat publike të ndërhyjë për çlirimin e tyre.

Sepse kostot e të gjithë këtyre i paguajnë qytetarët e thjeshtë. Tani e tutje të gjithë ata që kanë zaptuar dhe kanë pushtuarhapsirat publike do të paguajnë një faturë dhe do të gjobiten.

Sepse qytetarët e thjeshtë u duhet të paguajnë taksat për punëtorët e bashkisë që të prishin ato hapësirra që kanë ndërtuar pa leje ozurpuesit”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Nga Kombinati, Veliaj u bëri thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që ti bashkohen aksionit të Bashkisë së Tiranës për pastrimin e qytetit.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që në 4 shtatorë ti bashkohen aksionit për pastrimin e qytetit.

Nëse ata bëhen pjesë e kuptojnë se çfarë rëndësie ka për qytetarëty pastrami i qytetit.

I kam kërkuar administratorit të njësisë që të bëjë një inventarë të të gjithë nevojave që ka komuniteti. Dhe të fillojmë të zgjidhim gradualisht të gjitha nevojat me buxhetin që do vëmë në dispozicion për komunitetin.

Bashkia do të duhet të përfshihet në projekte që më parë nuk përfshihej, si psh. Parku i Vaqarrit.

Për ta kthyer atë në një park shlodhje për të gjithë qytetarëte Tiranës”, tha Veliaj.

6 komente në “Veliaj: Aleancën e parë e kemi me qytetarët, problemet e tyre detyrat tona”

  1. Fiqiri Veliaj says:

    Hajde fiq. Blini fiq te mire e te lire. Hajde fiq…

    1. bumi says:

      Blushi para 10 vjetesh thoshte do bejme aleance me qytetaret. Kuptoni cfare niveli eshte ky. Perdor budalleqet e Blushit 10 vjete mbrapa.

    2. Kico1 says:

      Sa e ke kilen mo? ? ? ?

  2. astrit says:

    Zoti te mbroje dhe te bekoje ne punen e veshtire por teper te rendesishme qe keni nisur! Por mos i lere pa denuar teper fort ata qe kane pushtuar hapesirat publike,te fortet qe kapardisen akoma me krahe dhe kembe hapur neper lagje!

  3. e ema zeqos ne maje te thanes says:

    Bej shurrtore se qelb tirana. Vjen era shurre

  4. Tema says:

    Vetëm veliaj meriton medalje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje