Dështon hekurudha Kosovë – Shqipëri

24 Gusht 2015, 09:32Rajoni TEMA

Shqipëria ka përcaktuar që më parë të ndërtojë linjë hekurudhore me Maqedoninë, sesa me Kosovën.

Në afat të shkurtër, lidhjen nëpërmjet binarëve me Prishtinën e ka jashtë planeve, shkruan sot Koha Ditore.

Për pasojë, projekti për hekurudhën Kosovë – Shqipëri, i reklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit.

Zyrtarët e të dyja shteteve edhe sivjet kanë folur për këtë projekt dhe kanë dhënë zotimet për të bërë përgatitjet e nevojshme, me synimin që për të, të sigurohet mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Por, deri tani, asnjëra prej qeverive të të dyja vendeve nuk ka bërë studim parafizibiliteti për hekurudhën.

Ministrat e Transportit kanë përmendur më herët shumën prej rreth një miliard eurosh, si kosto e hekurudhës dhe patën shprehur besimin se gjysmën e mjeteve do të mund t’i siguronin nga BE-ja.

18 komente në “Dështon hekurudha Kosovë – Shqipëri”

  1. anticensurë 369654 says:

    parafizibilitet!?
    fjalë e re?!
    apo snobizëm gazetarucësh??

    1. komuna says:

      Rendesi ka qe hekurudha te kaloje neper troje Shqiptare! Do vije nje dite do qe jete hekurudhe e brendeshme Shqiptare!

  2. alti says:

    Aresyeja e vetme e hekurudhes Shqiperi -Kosove qe nuk do ndertohet tani, mendoj se eshte kosto e larte e ndertimit ,ndersa per te shkuar ne ish Maqedoni ka pak kilometra per ndertim nga Guri i kuq ne Oher . Vetem 65 Km ne rrugen e kombit dhe dy tunele, kosto shkoi nga me te lartat ne bote,per ndertim rrugesh rreth 1.3 miliard$ ,dhe akoma nuk ka mbaruar ,duke rritur botxhin publik me 13 % te GDP ,pra nga 51 % qe ishte ne 2005 ne 64 % ne 2013 .

    1. Sinani says:

      Faleminderit Alti! Ky eshte i vetmi spjegim per kete ceshtje. Gjithcka tjeter eshte ne rastin me te mire idiotesi!

  3. anticensurë 369654 says:

    hekurudhë të lidhur me kosovën!?
    mundësia më e mirë ose më e shkurtër është ajo e lidhjes me hekurudhën e mirditës a ku shkonte hekurudha e fundit që u ndërtua para ’90ës!do të duheshin disa tunele dhe ura për të përshkuar malet e veriut!!nuk e di deri ku i afrohet hekurudha e kosovës kufirit shqiptar!?
    një mundësi tjetër është me malin e zi!është e lidhur vetëm se duhet të fundksionojë!!
    tjetra është ajo e poradecit që është gati në kufi me maqedoninë!duhet pak dhe kështu mund të lidhet me sistemin maqedon dhe për pasojë atë ish jugosllav!!di që në një variant kalon nëpër ferizaj!!
    është e vërtetë që një lidhje direkte do të shmangte shumë probleme!
    e para gjatësia,më pas kalim kufijsh dhe pagesa kalimi në shtete të tjera!
    do ti bënte konkurencë “rrugës së kombit”e cila dhe pa hekurudhë nuk mbulon dot as vlerën e mirmbajtjes!
    ndërtimi i saj do të sillte një kosto shumë të lartë për shtetin me një parashikim të zymtë për rikthimin e parave!!
    është folur deri më sot thjeshtë për propagandë!thjeshtë për përfitime politike dhe asgjë më tepër!!
    një shtet në kushte normale drejtohet nga ekonomia!pa përfitim ekonomik nuk ka investime!!
    gabimi i ndërtimit të rrugës “patriotike” nuk duhet të përsëritjen me ndërtimin e hekurudhës “patriotike”!
    duhet investuar në sektorët me përfitim të shpejt dhe kështu me rradhë në ato më të ngadalshëm!!
    në shfrytëzimin e pasurive nëntokësore,bujqësi dhe në krahun e lirë të punës!!
    në arsim,sidomos profesional duhet të investohet shumë!është i vetmi investim patriotik që mund ti bëhet shqipërisë!i vetmi investim që nuk duhet kursyer!!ky investim patriotik brënda një kohe të shkurtër këthehet dhe në invesitm ekonomik!!

    1. Cimi says:

      Anticensure, deri ne nje pike ku thua qe politikat duhet te udhehiqen nga ekonomia po ku e sheh ti gabimin e rrugesse kombit? apo qe hapi deren dhe lejoi lirin e gjysmes se kombit a mos me shume qe te levize lirshem si ne cdo vend te botes pa ju dashur me dite te tera per te pershkuar vetem 500 kilometra nga veriu ne jug. e ke idene ti qe infrastuktura e krijuar nga kjo autostrade te pakten shtyu ndertimin e shume objekteve te tjera ne gjithe bregdetin sepse shtoi menjehere njemilion turiste per keto qendra dhe numri sa do vije e do rritet me popuj te tjere si serbet dhe maqedonet e bullgaret kur ne nje kohe te shkurter te clirohen nga ndenjat e fobise( kjo eshte fizibiliteti dhe produktiviteti i kesaj autostrade jo thjesht sa kalon e ca kalon mbi te)
      jam dakort me arsimimin e gjithe vendit por nuk eshte I VETMI investim qe kthehet ne ekonomi se e pame qe njehere e njekohe xhaxhi arsimoi dhe dhite e martaneshit por sa u hap rruga e u liruan nga mali e treguan koken te pacivilizuar sepse kishin mungese socializimi te theksuar.( nuk e kam vetem per martaneshin por te gjithe martaneshat nga veriu ne jug) ne bote njerezit mund te jene dhe analfabete por nese jetojne ne shoqeri te civilizuara experienca sociale i ben me te shoqerueshem gje qe ne shqiperi mungon shume. vec kesaj nuk eshte vetem shteti qe duhet te beje cdo gje . shteti eshte ndihmues ose inicues aty ku ekonomia private nuk do te marre shume rrisqe prandaj ndertohen keto infrastuktura me kosto te larte ne menyre qe neser privati te vendose nje fabrike te re ne Bulqize a ne Spac me makineri super moderne dhe kosto me te ulet se sa po te kishim akoma rruget e partise. ky eshte zhvillimi ekonomik qe pritet nga keto investime

      1. anticensurë 369654 says:

        çimo,
        më pëlqen replika tënde!
        nuk kam asgjë si me rrugën e kombit ashtu dhe me çdo lloj investimi të bërë në shqipëri!!
        çdo gjë e kam me kohën dhe vëndin e gabuar!!investime të bëra pa pikën e llogjikës ekonomike!!
        këtu flas për shtetin!flas për atë pjesë të ekonomisë që mund dhe duhet të funksionojë me plan!atë pjesë që duhet të planifikojë me plane afatgjata,strategjike,dhe më pas ato afatshkurtëra investimet e tij!!
        autostrada durrës morinë ose e quajtur në gjuhën populiste të politikanëve”rruga e kombit”,është një invesitm i gabuar dhe një shpërdorim kolosal!!këtu lë jasht vjedhjen,ajo duhej të ishte dënuar penalisht!!
        tërë ajo sasi kolosale vlere monetare e investuar në formë nxitje e hapjes së vëndeve të punës,duke nxitur prodhimin e brëdëshëm do të bënte që në një kohë të shkurtër me vjeljen e taksave do të kishim sasinë e duhur monetare për ta ndërtuar atë rrugë dhe të tjera më shumë se ajo!!një nga fushat që duhet të nxitet është bujqësia!tjetra është shfrytëzimi i pasurive minerare!!
        kështu lali do të kishim shumë e më shumë vënde pune se ato 1 mijë që hapi bechteli me rrugën!!
        ndoshta kjo autostradë do të arijë të fuksionojë brënda kapacitetit të saj!?por do të duhen të paktën dhe nja dhjet vjet të tjerë!!turizmi me të vërtetë është zhvilluar,por mos harro se vetëm madivet mudn të rrojnë me turizëm!nuk mund të jetë baza kryesore turizmi për shqipërinë!!ashtu si nuk mund të jetë bujqësia!ashtu si nuk mund të jetë shfrytëzimi i pasurive nëntoksore!!
        çimo,asqë e vë në diskutim që e ke dëgjuar se si vlersohen shtetet për zhvillimin e tyre??
        në vënde të të zhvilluara/industrializuara dhe vënde pa zhvilluara/”shfrytëzara”prodhues të lëndëve të para!!
        planifikimi i dobët dhe korrupsioni i tmerrshëm ka bërë që shqipëria të mos jetë as në rendin e vëndeve prodhuese të lëndëve të para!!është një shtet që thjeshtë mbijeton!!
        çimo me të vërtetë që shqipëria pati një arsimim të jashtëzakonshëm,por ky arsimim u la sakat!iu la sakat duke u indoktrinuar!u la sakat sepse nuk u la të mësohej dhe të rrënjosej e drejta qytetare!filloi mirë por u hoq shumë shpejt!!prishte punë,sillte konkurencë,nuk lejonte pushtetin e NJËSHIT!!
        injoranca nuk të bën asnjëherë të civilizuar!!të nënshtruar sigurisht!!
        shteti i jep drejtim,ndihmon në drejtime të ndryshme ekonominë e një vëndi,por në të njëjetën kohë bën dhe të kundërtën!!
        mjafton një sistem i korruptuar/i padrejtë i drejtësisë që të shkatërrosh tërë ekonominë!!mjafton një sistem i gabuar i taksimit për të bërë të njëjtën gjë!
        këshut po pate në rrugë të drejt një shtet do të kesh një ekonomi që lulëzon,që zhvillohet!!
        dhe po pate këtë!?do të kesh dhe më shumë të ardhura nga taksat,dotë mund të ndërtosh dhe një infrastrukturë që i përshtatet kushteve ekonomike!!
        rruga e kombit është e krahasueshme me një njeri lakuriq që ka një gjerdan të trashë floriri në qafë!!nodshta dhe me ndonjë diamant në të!!ose një lyps që udhëton me lamborgini!!do ti preferoje ti personalisht këto dy variante??
        i veshur me gjerdan ose pa benzinë për super makinën tënde??
        kështu jemi dhe ne!!
        populizmi bën që shumë njerëz tëmendojnë me zëmër ose më mirë me krenari të sëmurë se me tru të ftohtë!!ky populizëm i përdorur për të mbajtur pushtetin ka bërë që ne të jemi në këtë gjëndje të mjerueshme!!
        çimo dhe unë do të isha krenar i i lumtur që në krah të “rrugës së kombit të kalonin dhe dy të tjera paralel!të kishte aeroeoporte në të gjitha qytetet!
        POR nuk mund të shoh një autostradë në të cilën kalojnë disa mkina në ditë!nuk mund të shoh një aeroport të bukur ku prej 11 vitesh kullosin vetëm bagëtia!!
        çimo unë që të shkruaj jam një njeri i thjesht,përfytyro sikur të të përgjigjej një ekonomist??
        një profesionist!!do të na bënte si ty e mua për të qarë!për të ulëritur për këtë katastrofë ekonomike që po përjetojmë si popull!!
        ps:është vetëm njëra nga katastrofat!mund të shkruash pe¨r atë shoqërore dhe mejdisore sa të plasësh!
        shnet çimo!!

      2. anticensurë 369654 says:

        dhe një gjë çimo!!
        flm për mënyrën e shpjegimit të fizibilitetit,por qëllimi tim nuk ishte ta mësoja se çdo të thotë!
        qëllimi është që të mos përdoren fjalë të cilat ne i kemi në shqip!

  4. telegraf says:

    Lidhja hekurudhore eshte e rendesishme me ballkanin ,sepse lidhemi dhe me Europen. BE premetoi qe do te ndihmonte ,por paska filluar ta dredh si kurvat.

  5. CANI says:

    O njerz nuke eshte ne pytje qmimi i ndertimit te hekurudhes pore dobsia e dy qeverive ,kito dy qeveri vetem fotografohen per patriotizem ne tekunderten punojne kunder shqiptarve ,me qdo qmim duhet te rregullohet hekurudha siq u ndertue rruga e kombit .

    1. anticensurë 369654 says:

      qeveritë i zgjedhim ne!
      qeveritë janë shëmbëlltyra jonë!!
      ne ulërasim një ditë me flamur në dorë për kombin e shtetin shqiptar dhe 364 ditë punojmë kundër tij!!
      a mund të bëhet shtet me një ditë brohoritje dhe pjesën tjetër fshehje pasurish,mospagim taksash,korrupsion qeveritar,politik,vjedhje,grabitje e vrasje??
      jo asnjëherë!!
      do të jesh patriot??
      paguaj taksat dhe mbroi ato nga shpërdorimi!!
      po u bë kjo do ti kemi të gjitha!!

  6. perkthyesi says:

    Mos shkoni aq larg! Te gjithe e dime qe, sipas parashikimeve, autostrada Tirane – Elbasan duhej te kish perfunduar brenda pranveres se 2015! Mirepo, me keta ritme, ajo don dhe nja 10 vjet te tjera te mbaroje! Kjo i dedikohet nje ministri “shume te afte” te qeverise, me emrin Edmond Haxhinasto, i dale nga formacioni politik i LSI! A ka rast me flagrant se ky?

  7. gjini prej Merturi says:

    Paradoksi shqiptar.”Me ndertue hekurudhe mbrenda nji shteti tue kalue neper shtete te tjera”!!!! Ne çdo kohe ai mundet me te “xane shtegun”.!!!Hekurudha Shqipni-Kosove duhet me u ndertue andej kah e kane pase dashte me ndertue austriaket me 1860 Shkoder-Gjakove neper gryken e Kirit deri ne Prekal dhe me tunel me dale ne Luginen e Shales e prej andej perseri me tunel me dale ne Luginen e Drinit afer Apripes se Gurit e prej andej neper luginen e Drinit ne Fierze e prej Fierze ne Cernice Tropoje dhe ne Gjakove., e gjate jo ma shume se 90 km dhe naltesi detare jo ma shume se 350-400 m.

    1. anticensurë1326 says:

      e di që e ke mirë ti!
      planin e paskemi dhe o burra ta ndërtojmë!!

  8. Kol Tivari says:

    Me çfarë do ta ndërtojmë “hekurudhën”, me leshtë e Ramës …???!!! (që mos ja hamë hakun, e ka me bollëk)

  9. vedeta says:

    ATA qe ishin te bindur se ishte i domozdoshm trasporti hekurudhor e ben dhe pa lek, jo me nji miljard e gjysem euro qe ka rrezik shinat do i benin te lame me flori, po ishin te tjer burra,lekun e hekurudhes ja jepnin deri ne qindarken e fundit hekurudhes, ky esht difekti sot qe me leket e hekurudhes ndertohen pallate dhe pika turistike private,prandaj na duket enderr realizimi ksaj gjeje.

  10. Rebeli says:

    Borxhi qe ka sot Shqiperia eshte baras me rrugen e Kombit!
    “Dikush” fitoi nga kjo rruge,miljona euro,perseri ka perpjekje,per te fituar nga perqindjet e menaxhimit,ose projektit.
    Hekurudha me Maqedonin eshte e ndertuar,kerkon nga pala maqedonse,lidhjen e saj,kurse pala shqiptare,mirmbajtjen dhe permiresimin e teknollogjise.
    Sistemi hekurudhor i ish Jugosllavise,ekziston,nepermjet tij,ekziston dhe lidhja me Europen.Nacionalizmi me hekurudhen eshte nje ideollogji e perenduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje