Athina ankohet në Berlin e Uashington për prishjen e kishës në Dhërmi

27 Gusht 2015, 10:02Rajoni TEMA

Athina duket se nuk do të ndalet vetëm me një notë proteste ndaj Shqipërisë, për prishjen e kishës në Dhërmi.

Gazeta greke Ekathemerini shkruan se Greqia është ankuar për këtë ngjarje në Berlin dhe Uashington.

Greqia ka bërë një ankesë zyrtare edhe në Komisionin Europian dhe Këshillin e Europës.

Greqia ka bëre një notë proteste për ambasadorin shqiptar në Athinë ndërsa ka bërë dhe një ankesë zyrtare në Komisionin Europian dhe në Këshillin e Europës të mërkurën, e 26 gushtit 2015, pas shembjes nga INUV-it, të kishës së Shën Thanasit në Dhërmi”, shkruan Ekathemerini.

Një ditë më parë, Ministria e Jashtme e Greqisë, e cilësoi aktin e prishjes së kishës në Dhërmi, me atë të xhihadistëve të ISIS.

40 komente në “Athina ankohet në Berlin e Uashington për prishjen e kishës në Dhërmi”

  1. Anastasios Janullatos says:

    Hahahahahaa sa poshte qe ka rene “fuqia ballkanike”, greqi. Ankohen ne Berlin për prishjen e nje kishe qe ndodhet ne nje shtet tjeter !?!?!

    1. komuna says:

      Lere-lere, e paskan seriozisht ‘pasardhesit’ e Leonides!!

    2. andromeda says:

      grekët janë bërë për të qesh e për të qarë. Rama e bëri të qartë se aty do të ndërtohet i njejti objekt kulti që ka qenë historikisht dhe se kjo do bëhet me paret e qeverisë. Ç’mutin kërkojnë veladonët e zinj, apo u pëlqente kisha karakatinë që u prish. Diku gjetkë fshihet lepuri.

    3. Eno Çollaku says:

      Shqipëria dhe Greqia, aq afër por aq larg:

      “Në emër të Trinitetit të Shenjtë, “consubstantial” dhe te Pandashëm”. Kjo është fraza hapëse tek preambula e Kushtetutës greke e cila menjëherë të jep përshtypjen e një dominimi të besimit fetar mbi shtetin, nëse jo një paralelizëm me ndonjë shtet fondamentalist. Në fakt kjo ndjesi e çuditshme për parametrat “ateiste” shqiptare, forcohet me Nenin 3 të Kushtetutës greke ku përmendet që “feja dominuese në Greqi, është feja e Kishës Ortodokse Lindore të Krishtit”.

      Duke lexuar të mësipërmet, të krijohet një ndjesi superioriteti moral për sa i përket respektimit dhe funksionimit të besimeve fetare në Shqipëri. Kjo ndjesi lind (ligjërisht) menjëherë pas leximit të frazës hapëse tek preambula e Kushtetutës sonë, ku qartësisht thuhet midis të tjerash “me besim te Zoti dhe/ose vlera të tjera universale…me frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare…”. Kjo ndjesi superioriteti moral çimentohet dhe më tej me Nenin 10 ku qartë si kristali thuhet se “në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare, shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike” etj.

      Duke marrë në konsideratë anën ligjorë të një debati teknikisht të krijuar mbi respektimit e feve në Shqipëri dhe Greqi (pas shkatërrimit të një “kishe” për rindërtimin e saj dhe kthimin në identitet), duket qartë se akuzuesit tanë bien menjëherë në një betejë nga e cila janë të destinuar të dalin kokulur. Përtej çdo formimi ligjor të respektimit të funksionimit të besimeve fetare, ana praktike, pra aplikimi i besimeve, të jep përgjigje edhe më të qarta.

      Në Shqipëri të gjitha besimet fetare (sipas mundësive të tyre) kane themeluar/mirëmbajtur në gjithë territorin shqiptar objekte të kultit pa pasur asnjë pengese shtetërore ose dhe të shoqërisë në zonat multi-fetare. Te gjitha besimet fetare kanë liritë e plota të instalojnë institucione mësimdhënieje të besimit e tyre. Gjithashtu ditët e rëndësishme për çdo besim fetar, festohet në nivel kombëtarë dhe e gjithë politika shqiptare si rrallë herë bashkohet me përfaqësuesit fetar.

      Nëse përpiqemi të shohim anën tjetër të së njëjtës medalje ne vendin fqinjë, situata është pesimiste. Përveç se në disa zona në verilindje të vendit me popullsi myslimane (minoritet turk), në pjesën tjetër të territorit helen, objekte kulti të besimeve të tjera nuk ekzistojnë (ato nga koha otomane janë të kyçura ose kanë tjetër funksion komercial), madje nuk lejohen të ngrihen. Vendi fqinjë është i vetmi vend evropian pa një objekt kulti islam në kryeqytetin e saj (edhe qytete të tjera të mëdha) dhe ndërtimi i tyre përbën pjesë të një debati të ashpër në shoqërinë greke.

      Ajo çka e bën situatën edhe më të qartë, është kontrolli dhe dominimi i fesë ndaj shtetit helen në fushën e edukimit por edhe të politikë-bërjes. Shteti helen, edhe pse “burim” i shume e shume vlerave demokratike, vazhdon të edukojë nxënësit e vet në të gjithë zinxhirin arsimor, me bazë fenë ortodokse, ndërsa rituale të ndryshme si lutja para fillimit të mësimeve, ikona e Krishtit nëpër klasa apo dhe pjesëmarrja e nxënësve në mesha në kishë në ditë festash, e bëjnë këtë shtet edhe më pak kredibël në akuzat e vet.

      Në lidhje me kontrollin mbi politikën, ajo nuk lidhet vetëm me faktin që shteti nuk mund të imponoj për shembull taksa tek Kisha Ortodokse, por edhe në mënyrën e betimit të Presidentit grek dhe qeverisë. Nenet 33 dhe 59 respektivisht i Kushtetutës greke vendosin betimin fetar të Presidentit dhe qeverisë, betim që përveç disa komponentëve të qeverisë aktuale, është respektuar masivisht nga të gjithë qeveritë e mëparshme. Pra duket qartë që vendi fqinjë ka aplikuar në masë totale nacionalizimin dhe politizimin e fesë, duke e bërë të pamundur për ata të pranojnë/kuptojnë funksionimin fetar në Shqipëri dhe trajtimin e feve nga shteti!

      Shteti (modern) helen, edhe para themelimit të vet, ka përdorur fenë si identitet lidhës të banoreve te saj dhe shpesh here ka përdorur fenë edhe për të helenizuar territore specifike (jugun e Shqipërisë dhe Greqinë veriore në garë me Bullgarët). Këto taktika ajo vazhdon ti promovojë dhe me anë të arsimit ashtu si dhe me politikën e jashtme në rastin e Shqipërisë, ku kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare, menjëherë pas “incidentit”, takohet me urgjence me kryeministrin (ateist) Tsipras dhe Presidentin grek!

      Kjo histori nuk do vonojë dhe të harrohet përsëri pasi Shqipëria ka dhënë prova konkrete tek komuniteti ndërkombëtarë për bashke-jetesën harmonike fetare dhe të shumta kanë qenë deklaratat mirënjohjeje dhe frymëzimi nga këta të fundit. Ajo çka përbën shqetësim është fakti që kreu i partisë më të madhe opozitare nuk arrin të kuptoj rëndësinë e të gjithë këtyre të mësipërmve, duke bërë një politike minimaliste dhe oportuniste me një çështje të ditës nga e cila do arrij të dëmtojë askënd tjetër përveç figurës së tij dhe të partisë, tashmë në kufijtë të degradimit tërësor.

      Eno Çollaku

    4. Janulla says:

      Me qafshi kush e ka degjuar kete potblem kaq te madh grek ne uashington amani! Keta nuk dine ku jane dhe te tjteret nuk u plas oer ta per gjera me tr medha pale kishen e dhermiut! Thone obama do bej deklarate per shtyp hahahah hani mut hani

    5. edi shanc says:

      o anastase eshte vende me norma demokratike,ska mendjen tende fare prej anadolli.

  2. Argita_B says:

    Kjo “kishe” ka patur apo jo nje leje te mirefillte ndertimi ne rradhe te pare, nese ka patur duhet pare perse u prish, nese jo nuk ka me vend per diskutim!
    Nuk e kam pare ndonjehere perveç fotografive te botuara ketu, po nese bazohemi te fotot, nese greket quajne kishe ate qe pashe ne fotografi kjo perben nje turp per komunitetin ordotoks qe bej pjese dhe une, pasi nuk ka asnje lidhje me arkitekturen, kulturen dhe fene ortodokse.

    1. Int says:

      Eshte kishe shqiptare ,aq kishin aq dhane,sikur disa para me shume te kishte dhene greku do kishte nje kembane,por ajo qe mbijetoi u mbajt nga besimtaret prandaj eshte ne ate gjendje,por mos ki frike se do ta restauroje rama ashtu sic beri me hamamin turk dhe do shkelqeje ne nder te priftit papist dhe jo orthodokseve

      1. himarioti says:

        Kisha ka qene dhe do te rindertohet si kishe orthodokse unite!
        Lavdi Himares,zemres se shqiptarise!

  3. ERA says:

    O jeni te shitur o sunnite,rama eshte i shitur dhe po saboton perpjekjet per antaresim.vetem nje politikan i shitur i ben keq vendit te tij.uashingtoni dhe evropa do ju bejne dush te mire,pas dushit qe do merrni ne kakavi dhe kapshtice dhe do silleni rrotull pikave kufitare si sirianet me kope.kisha do paguhet miliarda.juve si injorante beni urrraaaaa.po dardha e ka bishtin prapa.si saliu edhe rama ju kane shitur.

    1. vk says:

      Era o pjeshka…..e paske ndryshu nickun….,mi Mirela….e paske lene tourkofagosin????

    2. @ ah ha ah says:

      o Era po ty te ka marre era trute. moj(mor)era

    3. Karatafutis Pashas Bushates says:

      @Era, nese ndokush eshte i shitur, atehere me siguri jane ata qe shiten bythen per 300 eurona shtetit te falimentuar Yunanistan!

  4. detari says:

    Athina ben mire te pergjigjet me nje gjest religjoz duke ngritur nje xhami ne mes te Athines per te gjithe myslimanet qe ka ne Athine. Ne dhermi ka aq shume kisha sa lejon te falen 1oooo persona ne dite.

    1. ed snobisti says:

      detar zbrit njehere ne toke dhe pyet se Greqia eshte vend i deklaruar fetar, pra jane ortodokse. shqiperia nuk eshte vend fetar, por laik.

  5. CANI says:

    Rama mire qe e ka prishe ate garazhe pore tashe duhet ti ndaloje popat grek te sillen neper shqipri se jane te demshem per popllin shqiptare .

    1. Pjetri (ish Dervishi) says:

      Nuk ishte garazhe, po kotec pulash qe shemtonte ambientin!

  6. al paci says:

    Qe nuk eshte gje e mir prishja e nje kishe apo vendi te shenjete as qe diskutohet, dhe as amerikes as gjermanis nuk do ti vijn mir nga ky veprim qe beri Rama. Se ca pune i prishte Rames ajo ndertes e shpifur qe e quanin kishe vendasit nuk e kuptojn. Po dhe greket duhet ta kuptojn qe shqiperia eshte shtet i pavarur dhe nuk munde te nderhyjne ne punet e brendshme te nje shteti. Ne zonat qe gjoja ka minoritet shteti shqiptar nuk munde te prishin dot as dhe nje wc se nderhyne ministria e puneve te jashtme greke. Shteti shqiptare duhet ta ngrejn zerin me shum se greqia ne kete rast dhe mos te lejojn me qe te nderhyjne ne punet e brendeshme. Se keshtu i bije qe per cdo veprim qe duhet te bejne shteti shqiptar ne juge duhet te mar leje te shteti grek. Shteti grek quan vorio epiro nga korca qe ska asnje familje me prejardhje greke dhe te gjith jugun permet tepelen gjirikaster sarande vlore,

    1. pit says:

      Edhe Gjermanise edhe Amerikes keto ankesa korofillakesh nga njeri vesh iu hyjne e nga tjetri i dalin. Ata nuk kane mbetur ne mesjete si puna e grekut.

  7. vatikani says:

    athina te ankohet tek vatikani sepse ata jan qe duan ta bejne shqiperine te krishtere dhe katolike.


    kisha eshte shembur per shkak se edi rama me urdher te vatikanit don te shenjteroje Nil Catalanon (katolik) ne vend te Shen Athanasit(ortodoks)

    kjo lufte eshte mes te krishtereve katolik dhe ortodoks.

    1. Riku says:

      Shko ore kris bythen.

  8. Amerikani... says:

    …Turqit osmane konvertuan me dhune ne fene e tyre te gjitha popullsite e pushtuara, duke jua ndaluar me ligj dhe gjuhen, me qellim asimilimin, kjo bazuar dhe ne librin e tyre te “shenjte”,….. Deri ne konferencen e Londres qe daton me fundin e luftes ballkanike, dhe ngorrdhjen e te “semurit te Bosforit”, otomanet paguan reparacionet e luftes, si fuqi humbese, pikerisht me keto territore, te cilat ate dite dhe sot, perveç Kosoves, ndodhen ne juridiksionin e shteteve perfituese…..Por sot turqit qofshin dhe nostalgjiket neo-otomane, nuk kane pretendime territoriale, perveçse ata popullsi-milet, i quan “vellezer” te nje gjaku….Me gjarperinjte helmues greko-sllave, fatkeqesia dhe urrejtja ndaj shqiptareve ,eshte me e eger…..Ata bene nje marreveshje te fshehte me Porten e Nalte, si sherbetore te zellshem te tyre, me qellim perfitimin e territoreve te fqinjeve, ….qe jo vetem objektet e krishtera katolike-bizantine, ne varesi nga Vatikani, te ktheheshin ne objekte kulti greko-sllave, ….por edhe popullsia perkatese te quhej sipas perkatesise fetare, grek ose sllav, dhe territori te administrohej prej tyre….Shembujt jane te gjalle qe nga jugu ne veri dhe nga lindja ne perendim,…duke fillu nga kisha katolike e Deçanit, qe eshte kthyer ne manastir sllavo-ortodoks, dhe deri tek kishat mijera vjeqare te Sarandes, Gjirokastres, Himares, Beratit, Durresit,dhe gjithandej neper Shqiperi e troje ku banohen nga shqiptaret, te cilat pretendohen nga grekerit dhe sllavet, si zona “influence” te tyre….Ka ardhe koha qe te denohen boterisht krimet qindra-vjeqare duke fillu nga “vllau i benevrekeve”, e duke vazhdu te gjarperinjte greko-sllav, ne dem te gjuhes, fese ,zakoneve dhe traditave shekullore shqiptare…..Gjithashtu ka ardhe koha qe te shpallet e verteta boterisht, per kontributin e madh dhe te pavdekshem, te katolicizmit, ne ruajten e gjuhes, kultures dhe identitetit tone kombetar…..

  9. Labi says:

    U kaloi jeta duke u qarravitur grindaveceve te Ballkanit, por tani u ka rene bytha ne uje e vlera ne zero.

    Te mesohen te mos fusin hundet ne punet e te tjereve, por te shohin te tyret.

  10. LUAN says:

    ME KAKAVINE DHE KAPSHTICEN PSEUDONIMI ERA TREGON FYTYREN E VERTETE TE NJERIUT TE VOGEL DHE MESKIN . KUJDES ERA SE SOT NE GJERMANI APO BOTE ESHTE TURP TE THUASH JAM GREK SEPSE IU NJOHEN MIRE TASHME ,QOFTE DHE PER KETE URREJTJE PATOLLOGJIKE TE NJEREZVE SI TY ,QE ASGJE TE PERBASHKET KA ME NJEREZIT E QYTETERUR .DUKET HAPUR SE JE NJE KATUNDAR I PRAPAMBETUR QE TE KA MBETUR ORA SHUME PAS .

  11. Uji i ftohte says:

    Shqiptaret gjeten ilacin per nacionalizmin grek-Edi Rama.

  12. Tema says:

    Na vjedh ç’ti intereson

  13. Scandal says:

    Eshte turp se si ortodokeset shqiptare kan lejuar veten qe fen e tyre ta predikojn ne nje GARAZHD si duket nga mjegulla qe ju ka ren syve nuk e kan pare veten qe 25 vite,keshtu eshte kur “zoti”janulla i juaj ju ka qorru mendjen qe 25 vite ju ka len ne nje garazhd ose ahure lopesh me prediku fen e te madhit FAN NOLIT(qfar perbuzje)e cila ishte pishtare e shqiptaris,si duket Ortodokesija Shqiptare me fe eshte ortodokse por trurin e ka te Haxhi Qamilit se ndryshe s’ke si i thua ketij budallkllyki ti falesh zotit ne nje garazhd eshte mekat dhe poshtersi………….por qellimi i kesaj pune eshte qe ortodokeset ti perqan me katolikete shqiptare edhe kjo pune i ka mbet Janulles dhe ndoshta ateher edhe zoti ja merre shpirtin….amin

  14. greku europian nga anadolli 1922 says:

    u ankuan gjak dhjeret po kisha eshte ne toke shqiptare dmth per cdo ndertim po prishje ne jug te shqiperise duhet te marrim leje nga athina
    po bythcpuarit perse nuk u ankuan tek rusi edhe serbi aty ku kane edhe zemren
    sa te pabese jane ndihmat edhe ankesat i bejne ne shtetet e perendimit ndesra zemren edhe bythen e kane ne rusi edhe serbi

  15. zqk says:

    Prit kur të ketë një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së tani.
    Po rrezikohet paqja në botë. Eh mor Edi Rama, por ç’të keqe të bënte ai haur!

  16. Pelasgian says:

    C’pret shteti shqiptar te ankohet ne cdo institucion per futje hundesh ne punet e brendshme te shtetit sovran nga ana e nje shteti tjeter ???

    c’presin akoma per ta thirrur ambasadorin gerrk dhe ti cojne note proteste gerrqise ???

    KOK PER KOK MORE PERGJIGJUNI SE KUR PRISH KISHA E XHAMIA GERRQIA NUK SHKON SHQIPERIA TI KERKOJE LLOGARI !!!

  17. pit says:

    Janullatosi dhe mercenaret e borderose se tij nuk jane aq budallenj qe te luftojne per nje haur.
    Ata kane pak tru.
    Ata luftojne qe te mos dale e verteta se ne gjithe Himaren e laberine kater shekuj me pare mesohej shqip.
    Kjo e nxori lakuriq mbretin e “Minoritetit grek ne Himare”.
    Rrofte Edi Rama qe po i gris masken pseudo-te-krishtere Janullatosit dhe mercenareve te tij pseudobesimtare ortodokse (grekofile).

  18. Rezi says:

    Sa qesharak qe behen….e paska prone te saj kishen ne Dhermi Greqia. Mire tu behet se jane popull per se prapthi….

  19. zz says:

    A po nuk e rruajn kkk shume ne Uashington e Berlin per SHURRTOREN e Janulla matufit ne Dhermi ha ha ha derrat e trashe te Egjeut u ka mbetur Ora akoma 200 vjet mbrapa jane bere per ta ardhur keq

  20. pit says:

    Nuk ka kohe Washingtoni dhe Berlini te mirren me xixaqe greke.

  21. Era says:

    Si shume po e perzjeni supen…

    1. ..... says:

      Hajde shijoje pa ta preu bitha

  22. DRENICA E KUQE says:

    Po çka ka pune te ankohet Greqia ne Berlin e Uashington, kur Kisha eshte kishe shqiptare dhe ne territorin shqiptar. Berlini dhe Uashingtoni duhet ta dine se Athina mban te pushtuar Epirin shqiptar dhe Çamerine shqiptare. Grerqise dhe Janullatosit duhet t’i thuhet prere: Larg duart nga Shqiperia!…

    DRENICA E KUQE

  23. Myslimanet te heshtin se boll e kane shkatru kte vend. Eshte e drejta e himarioteve ta zgjidhin. Mesoni nga ky popull inteligjent dhe jo ti fyeni . NDERIM DHE RESPEKT PER HIMAREN!

    1. xxxxx says:

      Ik ore Hamza Qorri shko shit ndonje kile domate ne buze te rruges se katunit e mos na caj trapin zullap

  24. aldo says:

    Bravo Rama! Ec aty. Kesaj i thone te kesh kelqe, e te besh shtet. Kush del ne krah te Grekut s’ eshte vecse njeri pa identitet. Mjaft e kane tjetersuar historine tone… Bravo dhe njehere Rama. SUPER KRENAR PER NJE KRYEMINISTER qe e meriton tog fjaleshin BURRE SHTETi!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje