Egjipti si burim i ekstremizmit islamik në Ballkan

27 Gusht 2015, 15:13Rajoni TEMA

Ekstremistët fetarë nga Ballkani të lidhur me Shtetin Islamik, kanë bazën e tyre në kryeqytetin e Maqedonisë, paralajmëron kërkuesi nga Kosova Shpend Kursani.

Idetë ekstremiste të nxitura nga ISIS, së fundmi të përqafuara nga grupe njerëzisht prej Ballkanit dhe Kosovës në veçanti, mund të na çojnë pas në Egjiptin modern, pretendon kërkimi nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë.

Shpend Kursani, autor i studimit, thotë se grupet ekstremiste që po përhapen tani në Ballkan i përkasin shkollës ekstreme të njohur si Takfir.

“Kjo ideologji ka gjetur vend në Kosovë përmes disa imamësh me bazë në Shkup, që kanë vizituar dhe studiuar në Lindjen e Mesme, duke u bërë pre e qarqeve Takfir në Egjipt,” tha Kursani për BIRN.

Shumica e imamëve aktualë janë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, të cilët kanë studiuar në Lindjen e Mesme, shpjegon ai.

“Ata imamë janë kthyer në Shkup dhe kanë hyrë në Kosovë duke përhapur shpirtin ekstrem,” thotë Kursani.

“Disa imamë shqiptarë në Shkup po i bëjnë thirrje njerëzve t’i bashkohen ISIS. Ata haptazi, online ose në xhami flasin në mbështetje të ISIS dhe për kauzën e Takfirizmit”, shton Kursani.

Maqedonia arrestoi muajin e shkuar nëntë të dyshuar për lidhje me ISIS-in, shumica prej tyre shqiptarë etnik. Ata dyshohen se kanë rekrutuar militantë për luftërat në Siri dhe Irak. Mes tyre u arrestua edhe Rexhep Memishi një imam që sipas Kursanit kishte lidhje të ngushta me imamët e tjerë të arrestuar.

Kërkuesi nga Kosova e përshkruan Memishin si një të besuar të Shukri Aliut, i cili është një nga figurat kyçe të rekrutimit të luftëtarëve ballkanas në Siri dhe Irak.

Aliu u rikthye në Maqedoni nga studimet në Siri dhe Egjipt në vitin 2000. Në 2004 ai u përpoq të bënte ndryshime të detyruara në Komunitetin Islamik Maqedonas.

Aliu më pas u zhvendos në Kosovë për shtatë vjet, ku dyshohet se ka përhapur idetë ekstremiste derisa u arrestua në Kosovë dhe u ekstradua në Maqedoni.

Kursani paralajmëron se ekstremizmi po përhapet në rajon dhe se shumë shtete, Kosova mbi të gjitha, përballen me problemin e luftëtarëve që shkojnë të luftojnë për ISIS.

Deri në janar 2015, numri i personave nga Kosova që kanë marrë pjesë në konfliktin në Siri vlerësohen të jenë 232.

Kjo e bën Kosovën, përfshirë edhe Turqinë, shtetin me numrin më të lartë të luftëtarëve që kanë shkuar në Siri në raport me popullatën.

Sipas Kursanit shkaqet janë psikologjike dhe sociale. Mungesa e kujdesit social nga shteti dhe varfëria në rritje kanë krijuar një terren të përshtatshëm për ekstremizëm, thotë ai.

9 komente në “Egjipti si burim i ekstremizmit islamik në Ballkan”

  1. 8 says:

    i gjithe problemi eshte paraja. Hiqu parane perendimoreve dhe keni per te pare si do te sillen

    1. Kevin says:

      Paraja nuk mjafton shoku duhet Pune qe te perparoj nje shtet.
      Nuk zhvillohet nje shtet me dembela qe mbushin kafenet plot si ne shqiperi apo me budallenj qe shkojn ne xhami qe kur dalin duan vetem luft

  2. Tema says:

    Vizita e 4-t e presidentit të tyre këtë vit në rusi

  3. beratci says:

    Turq etnik dhe jo shqiptare ju lutem redaksia

  4. pjatalarsi says:

    Burimi gjindet ne trurin e ketyre lloj idioteve, qe u eshte mbushur mendja se kane te drejte dhe as kane guximin te ulen e te diskutojne per budadalleqet qe thone. Djepin e kultures boterore, Egjyptin, po e kthejne ne germadhe.

  5. kol tivari jevgu anadollak i 1923-shit says:

    Ah..Egjipti…foleja e origjines se helaqeve… Jevgj ekstremista fetare ata, jevgj ekstremita fetare e keta…rrace qe ndot token…

  6. ari says:

    Maredhenit e ngushta RUSO-EGJIPTIANE,bejne qe propaganda merkel-bama te japin drejtiminin e tille per papagallet e paguar te tyre.Lexoni dhe 200burime te tjera boterore,qe ISISinvestohet dhe ngaSH>B>A etj.perendimore per kundra ASAD.Kush di ku jane,pse erdhen 2ooo xhihadistat qe erdhen ne shqiperi,per kur e per ku u duhen .

  7. tfgs says:

    shume prej ketyre ”studiusve” ne Egypt,pollen dobicin e tyre arab neper xhamite ne Shqiperi,kosovo,fyrom……….

  8. Epiriíiiiiiii says:

    Ne te Sëmës te venë edhe më larg. Shpresojmë mos te kthehen me. Te rrnë andej meqe u pelqem myslimanizmi ekstrem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje