David De Gea nuk do të veshë fanellën e Realit të Madridit, të paktën jo për momentin.
Ka qenë një vonesë e vogël që ka bërë që transferimi i tij të dështojë.
Merkato spanjolle mbaronte mesnatën e djeshme ndërkohë që Mançester Junajtid e dërgoi kontratën pas mesnate.
Reali dhe Junajtid kishin rënë dakord që De Gea të shkonte në Madrid ndërsa Keylor Navas plus 40 milionë euro për Junajtid.
Por në të njëjtën kohë Mançesteri ishte duke blerë Martial nga Monaco dhe kjo bëri që të dështojë shkëmbimi.
Reali tha se nuk do të ngrejë padi në FIFA dhe ka bllokuar kalimin e Navasit.
Pse te mos ngreje padi, apo jane nje familje truku!!!!