Van Gaal kapet me gazetarin: Nuk je më inteligjent se unë

31 Gusht 2015, 12:35Sport TEMA

Humbja e Manchester United në transfertën e Swansea ishte e pasqyruar në fytyrën e trajnerit Van Gaal.

Në konferencën për shtyp pas sfidës së zhvilluar në Uells, trajneri holandez nuk u tregua aspak miqësor me gazetarët.

Në pyetjen e fundit, një gazetar e pyeti atë për merkaton e klubit, por Van Gaal nuk e përtypi dot këtë pyetje dhe u kundërpërgjigj:

“Po më pyet për gjëra që unë nuk i di. Mendon se je më inteligjent se unë por më vjen keq që nuk është kështu”.

Një përgjigje e papritur për gazetarin që replikoi duke i theksuar se nuk kishte ndërmend ta ofendonte trajnerin, por Van Gaal ritheksoi:

“Më vjen keq dhe po ta përsëris që nuk je më inteligjent se unë.

Më bën përherë të njëjtat pyetje të merkatos dhe unë nuk di si të të përgjigjem”.

Reagimi i trajnerit holandez vjen në një moment që Manchester United ka dështuar në disa objektiva në merkato, ku i fundit ishte Pedro Rodriguez, i cili vendosi të bashkohej me Chelsean edhe pse “Djajtë e Kuq” kishin shfaqur interes që prej shumë muajsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje