Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, e cilësoi ndeshjen me Shqipërinë si shumë të rëndësishme për kualifikimin në Europian.
Tekniku i portugezëve, që të premten shpalosi dhe listën për dy ndeshjet e radhës me Francën dhe Shqipërinë, përpara mediave të vendit të tij u përqëndrua më shumë në sfidën e 7 shtatorit në “Elbasan Arena”:
“Ndeshja me Shqipërinë është shumë e rëndësishme për Portugalinë.
Tre skuadra janë në garë për Europianin dhe të treja e kanë në dorë fatin e tyre, mes të cilave është Shqipëria, e cila për më tepër ka dhe katër ndeshje për të luajtur.
Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, në një stadium të nxehtë.
Shqipëria nuk ka humbur asnjë ndeshje në këto eliminatore, është mundur vetëm në një miqësore me Italinë dhe kjo tregon se janë një skuadër shumë e fortë.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse i vetmi rezultat që na nevojitet është fitorja.
Nëse e marrim atë, do të jemi shumë pranë kualifikimit për në Francë 2016″.
Shqipëria do të luajë me Portugalinë më 7 shtator në “Elbasan Arena”, me skuadrën e Santos që kryeson për momentin grupin me 12 pikë, 2 më shumë se kuqezinjtë, që kanë një ndeshje më pak./ SS
quhet fernando ky boti uoooor sheku gazetuuuur!!…hej pidhja sams…
Dialogu ësht e ardhmja në terren
….Show kot…Shqiperia I humb gjithmone ndeshjet e fundit.Pse do e prishe traditen?…Vazhdoni me traditen te marim edhe ne ndonje leke nga bastet:)
Mundesisht rezultatin 2-3 ose 2-4
Show .
Albani ose Albanovic sa here fiton Shqiperia ti nuk flet.Hap gojen vetem kur humb .O njeri nuk fitojne partite politike por fiton Shqiperia.
Genti deshira per fitore dhe kualifikim eshte shume e madhe, por fatkeqsisht ne keto 4 ndeshje 4 humbje kemi per te marre. Keshtu i bejme punet ne gjithmone.