Me eliminimin nga Liga e Kampionëve, për Skënderbeun vazhdojnë lajmet e hidhura. UEFA ka vendosur që ta hetojë për fiksim rezultati në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, Krusaders.
Gjigantja spanjolle “El Pais” shkruan se më 21 korrik të këtij viti, Skënderbeu ka ndeshjen e dytë me Krusaders, të cilën e humbi me rezultatin 3-2. Sipas kësaj gazete, ka prova serioze që Skënderbeu e la ndeshjen.
Për herë të parë në histori, një skuadër shqiptare arrin që të kualifikohet në një kompeticion europian.
Por ky sukses ka edhe anën e errët. “Federbet”, një shoqatë kundër fiksimit të rezultateve në futboll, ka vënë re diçka të pazakontë në dy ndeshje të Skënderbeut, shkruan Panorama Sport.
Ajo ka analizuar koficientët dhe fluksin e basteve për Skënderbeun.
Në ndeshjen e dytë ndaj Krusaders, thuhet se pati një fluks bastesh para minutës 78-të, kur ndeshja ishte 1-0 për Skënderbeun.
Pas asaj minute, Skënderbeu pësoi dy gola dhe u mposht.
Por megjithatë kaloi raundin, për shkak se fitoi ndeshjen e parë 4-1.
Rritja e koeficienteve
Kur ndeshja ishte 1-0 për Skënderbeun, kompanitë e basteve nisën të merrnin shumë baste se Skënderbeu do të shënonte një gol tjetër, kjo bëri që të uleshin kofiecientët për Skënderbeun dhe të ngriheshin ato për Crusaders.
Mirëpo pas minutës së 78, pati një dyndje bastesh për Krusaders që shënonte edhe dy gola.
Dhe ajo ndodhi. Skënderbeu e la thuajse lojën dhe Krusaders shënoi dy gola.
Pas kësaj ndeshjeje, Skënderbeu u përball me Milsamin nga Moldavia.
Pasi eliminuan Milsamin u përballën me Dinamon e Zagrebit ku i humbën të dyja ndeshjet, 2-1 dhe 5-1. Në ndeshjen e dytë, Dinamo luajti më shumë se 40 minuta me një lojtar më pak dhe ishte logjike që të mbronte rezultatin.
Mirëpo, koficientët për Dinamon, në vend që të rriteshin, u ulën që të shënonte sërish. Kjo ngjall dyshime se Skënderbeu ka lënë edhe ndeshjen në Zagreb.
Vetë UEFA, e kontaktuar nga “El Pais” nuk ka preferuar të komentojë lidhur me hetimet. Por ka thënë se Crusaders dhe Dinamo e Zagrebit, janë jashtë çdo hetimi për fiksim rezultati. Kjo do të thotë se Skënderbeu është në listë.
Ky eshte futbolli shqiptar nen kontrollin e Don Dukes.
Cfar lidhje ka don duka me skenderbeun o i varfer ne lek por dhe ne mendje? ptuuuu mu ne surrat ty
Po ti kesh duart e lara hajt ma kap kete perpara. Cdo vit skuadrat shqiptare pjesemarrese ne kupat e Evropes investigohen nga UEFA per manipulim ndeshjesh. Kampionati shqiptar eshte gati teresisht i manipuluar,Investiguesit e UEFA-s vijne e takohen me prokurorine shqiptare per kete ceshtje e ti thua cfare lidhje ka Don Duka? Por kush duhet te kete lidhje mor rrot k.ri kur cdo gje ne fedraten qe ai drejton i vjen era mut?
http://www.panorama-sport.com/2014/04/uefa-zbarkon-ne-prokurori-per-trukimet-diskutohet-per-infrastrukturen-dhe-hetimet/
O Nardo! Po mir mer vlla. Trukime ka ne te gjithe boten. Edhe ne kampionatet me prestigjoze. Cekia eshte e para. Pastaj ke trukime pa fund ne Slloveni, Bullgari, Kroaci, France, Angli, Itali etj etj. Mos te fillojme pertej oqeanit, ne USA, Argjentine, Brazil, Bolivi, Kolumbi, Kili etj, por kto nuk kane lidhje me Europen. Bejne muuu ndeshjet qe kthehet rezultati nga 0:3 ne 4:3 ne 10 minutat e fundit te lojes.
Kta duan me u kap me Skenderbeun.
Pastaj per mendimin tim, ndeshjet e SuperLiges Shqiptare jane nga te rrallat ndeshje qe dalin drejte ne te gjithe Europen.
Kjo gje zgjidhet shume kollaj. MOS SHKONI ME NE STADIUME. Merrni familjen apo shoqerine dhe pini ndonje birre me mire.
Met , lidhja eshte e vjeter qe nga 1992 mes 2 presidenteve , te cilet vec te tjerave njihen si bixhozci te thekur. Por hetimet vazhdojne aq sa i lejon padroni dhe miku i Dukes Z.Platini i cili vjen apostafat ne Tirane per te marre valixhen qe i takon.
4-1 perfundoi ndeshja Dinamo Zagreb – FK TURPI !
Un pata thene do perfundoje 4-0 , per pak desh e gjeta !
Prandaj s’ben perpara futbolli shqiptar ooo joooo ….mendja e tyre eshte vetem te para dhe te menyra me e lehte me e shpejte per ta fituar
Ke lezet kur shikon ekpie si Astana apo Makabi Tel Aviv qe mundin kundershtar shume here me te forte dhe hyjne ne histori
Shpresoj qe loja e shitjes mos te vazhdoje edhe me kombtaren se edhe ata kan shit boll ndeshje duke tradhtu 1 popull te tere !!!
TURP DHE SKANDAL , FK TURPI MERITON TE SKUALIFIKOHET NGA KAMPIONATI DHE EL
Te gjitha ekipet trukojnë ndeshje por evropa dënon fukarenjtë.
Pastaj cfarë problemi ka nëse lë ndeshjen? Si mund ta vërtetosh?
Po lojtarët e Manchesterit që nuk shënonin golin e pestë, morën edhe penallti dhe e humbën ???????
Aman a e kupto ca ke shkrujt apo shkru kshtu kot sa me than ???
Problemi nese le ndeshjen eshte TURP DHE SKANDAL SEPSE PO TRADHTON DHE PO TALL BYTHEN ME MIJERA TIFOZ QE VIJNE NE STADIUM TE TE SHIKOJNE TE LUFTOSH PER FANELLEN E EKIPIT QE PERFAQSON !
Perndryshe nuk do kishe kam tifozi ne stadium dhe detyrimisht nuk do kishe koqen e lekut ne xhep!
A e pe penalltine e Man UTD ???? Ishte identik si penalltia e Terry-t ne finalen e championsit ne 2008!
RRESHKITI !!!
Te pakten kur ja fusni kot mundohuni te mos beni gabime trashanike. Psh Dinamo Zagreb 4-1 Skenderbeu. Jo 5-1 sic e shkruani juve apo andej nga e kini mare
Une nuk arrij te kuptoj si ka akoma njerez/Shqipetare qe besojne qe ekipi i kombetares se Shqiperise do kualifikohet per kampionatin europian. Me mundesine e pare qe do i jepet Dukes do e shesi ndeshjen.
Politika dhe politikanet ne Shqiperi kane infektuar cdo qelize vlerash qe mund te kete patur populli Shqipetar. Ne kete klimi krimi dhe korrupsioni as sporti nuk ben dallim nga infektimi. Per me teper kur nje person si Duka eshte zgjedhur nga politika Shqipetare.
Nuk eshte cudi te shesin edhe ndeshjet e kombetares
Qe te behet nje mesim i mire per keta batakcinj, (ne se lajmi rezulton te jete i sakte), te veproje ligji pa asnje meshire! Atehere do jemi me te qete, dhe futbolli do behet me terheqes!
Dijeni e plot
ndeshjen e shet Takaj, pronari i Skenderbeut dhe jo Duka..
ctallen dhe keta te uefkes me ne te varfrit,po ku kish takat te fitonte skenderbeu ne kroacia,,,,yyyy krimba ne gjize…..
Une them qe dhe Dinamo e Zagrebit eshte koke e kembe ne keto shitje, nuk behet 1/2 vetem nga nje skuader. E vertete qe ne gjithe boten shiten ndeshje.Dikur punoja ne nje pike bastesh, vetem 3-4 here gjate vitit shkonim te merrnim para qe kishin fituar llotovenesit, gjithe javet e tjera te vitit fitonte kompania e basteve. Nuk ka sport te paster kur nje lojtar paguhet miliona euro ne vit, kur te arrije futbolli ne Shqiperi te paguaj lojtaret me shume e te kete klube qe funksionojne si sipermarrje serioze ndoshta nuk do komentojme e nuk do kemi te tilla lajme. Me e modhja eshte se edhe pse jam i vetedijshem per cfare ndodh me skuadrat Shqipetare ne kupat e Europes kur pash ne ndeshjen e pare qe FK kryesonte mu be zemra mal.
Shpresojme jo e njejta gje me Komtaren.
Skenderbeu ka luajtur nji loje amatoresh, mbrojtesi kan luajtur shume keq lojtari #3 nuk duhet te jet ne Raster , shume te demoralizuat,turp per Korcen