Floyd ‘Money’ Mayweather, një prej sportistëve më të pasur në botë, nuk humbet asnjë rast të tregojë pasurinë. Këtë e ka bërë edhe në përgatitjet për duelin e shtatorit me Andre Berto. Gjatë stërvitjes me thes, kampioni i boksit mbante në dorë një tufë të madhe me para. Mayweather po përgatitej normalisht, deri sa vendosi të dhuronte shfaqe.
Ai tha se “i nevojitej motivim” dhe kërkoi të mbante paratë ndërsa stërvitej. Me tufën me para në dorën e djathtë, boksieri vazhdoi ta grushtonte thesin me të majtën. Përballja e 12 Shtatorit me Berto-n në Las Vegas është e para pas sfidës së fituar me Manny Pacquiao, ndërsa Mayweather ka premtuar se do të tërhiqet pas duelit të 49-të në karrierë.
Vetëm pak orë më parë, amerikani i dhuroi vetes një super-makinë, që e shtoi në garazhin me mjete luksoze. Mayweather, Koenigsegg Trevita, me vlerë rreth 4,3 milionë euro. Nga automjeti i prodhimit suedez, që ka më tepër se njëmijë kuaj fuqi, ekzistojnë vetëm dy ekzemplarë në të gjithë botën. Në garazhin e tij, boksieri ka edhe tre Bugatti Veyron, dy Ferrari, një Lamborghini Aventador, një Rolls-Royce Phantom dhe një Porsche 911.
Kapardisu kapardisu po lutju ZOTIT qe te te leje ti gezosh o pordhac
KU e vertetuat ju qe ishin para te verteta? Edhe une mund te bej 10000 fotokopje ti mbeshtjell me qese dhe te bej stervitje.
Cmerreni me te tilla lajme ku marrin pjese njerez te ulet???