Bartomeu “blindon” Neymar: Do të rinovojë me Barçën

25 Gusht 2015, 12:27Sport TEMA

Barcelona nuk ka marrë asnjë ofertë nga Manchester United për Neymar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta katalane “El Mundo Deportivo”, që saktësonte se braziliani është i pashitshëm.

Pas zërave nga Anglia se Louis Van Gaal ishte gati të paguante 190 milionë eurot e parashikuara në klauzolë, gjigandët spanjollë po mendojnë ti rinovojnë sulmuesit kontratën që skadon në vitin 2018.

Presidenti Josep Maria Bartomeu hodhi poshtë spekulimet për largimin e Neymar drejt Premier League-s, duke theksuar se klubi kërkon që 23-vjeçari ta mbyllë karrierën në “Camp Nou”.

“Nuk mendojmë ta shesim Neymar.

Ai është ende i ri, por duam që lojtari ta mbyllë karrierën te Barcelona”, tha numri një i klubit.

Bartomeu nënvijëzoi se braziliani është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Presidenti “blaugrana” tha se në harkun e pak muajve, drejtuesit e klubit do të hapin negociatat me përfaqësuesit e sulmuesit, për të rinovuar kontratën, në mënyrë që të luajë në “Camp Nou” jo vetëm për tri vitet në vazhdim, por edhe për 5 apo 10 vjet të tjerë. Neymar u transferua te Barça në vitin 2013 nga Santosi.

Sezoni i parë ishte për tu harruar pas problemeve me ambientimin, formës jo optimale fizike dhe akuzave për mashtrim me shifrën e transferimit.

Megjithatë, në eedicionin 2014-2015, braziliani ishte një prej lojtarëve më të spikatur, me 39 gola në 51 ndeshje, duke ndihmuar spanjollët të fitojnë titullin në La Liga, Kupën e Mbretit dhe trofeun e Champions League.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje