Shqipëria shumë shpejt mund të ketë një talent të ri në gjirin e saj. De Biasi tashmë ka përgatitur goditjen e radhës për të shtuar një sulmues të perspektivës.
Albian Ajeti, vëllai i mbrojtësit Arlind Ajeti, që tanimë është pjesë e Kombëtares, mund të veshë fanellën kuqezi.
Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i Shqipërisë, De Biasi për faqen zvicerane “Joggeli.Ch” që natyrisht e përcjell atë në këndvështrimin e helvetëve që i druhen largimit të shqiptarëve të rritur futbollistikisht në Zvicër.
“Saga Shqipëria që rrëmben talentet tanë shkon në një tjetër raund”, e hap lajmin e saj faqja zvicerane, që shkruan se pas Taulant Xhakës dhe Shkëlzen Gashit, një tjetër futbollist profesionist mund të veshë fanellën kuqezi.
De Biasi ka konfirmuar për “Joggeli.Ch” se ai ka piketuar tashmë 18-vjecarin, duke deklaruar për Albian Ajetin:
“Ai është një futbollist i ri, me kualitet dhe perspektivë.
Ai është i interesuar për ne dhe ne shpresojmë që ai të luajë për Shqipërinë”.
Natyrisht që në një kontekst të tillë nënvizohet edhe fakti që vëllai i Albianit , Arlindi, luan tashmë për Shqipërinë.
Pyetjes nëse Albiani mund të grumbullohet me Shqipërinë që për ndeshjet e shtatorit, De Biasi i është përgjigjur:
“Jo, sulmuesi nuk mund të luajë deri sa të përpilohen dokumentet e nevojshme në Tiranë, por nëse shkelim gazin, ai mund të jetë me skuadrën e Shqipërisë për ndeshjen e tetorit”.
Nëpërmjet kësaj deklarate, De Biasi ka lënë të kuptohet se tashmë grumbullimi i Albian Ajetit është thjesht cështje kohë dhe ai shpreson që ta ketë në dispozicion sulmuesin për ndeshjet e tetorit me Serbinë në shtëpi dhe atë me Armeninë në transfertë.
Albian Ajeti, një 9-sh i pastër qendërsulmues, luan që prej fillimit të këtij viti me skuadrën e Baselit, ku është aktivizuar në sezonin që sapo ka nisur 3 ndeshje me ekipin e parë, dy në Superligë dhe një në Kupë, ku ka shënuar edhe 2 gola.
Vec Arlindit, ai ka dhe një vëlla tjetër, binjakun Adonis që gjithashtu luan për ekipin e të rinjve të Baselit.
flm familjes ajeti
Suksese due jemi Mir njohes families dhe vet djalit
shpresojme qe te mos sillen si shaqiri qe falej ne fushe aq sa ju neverit interit dhe i vuri shkelmin. luani futboll se sna plasi trapi per muslumanizem , mdryshe mos poshteroni pashaporten me simbolin e skenderbeut.
Si shpjegohet qe asnje orthodokse nuk esht pjes e kombetares, dhe pse ky komunitet fjale madhe nuk prodhon asnje sportist.
Pyetje debilash!
Duke pare nga emrat Odise Roshi dhe Thoma Strakosha, duhet te jene ortodokse. Duke pare nga fjalet, ti duhet te jesh turk ose arab, ndaj s’ke pse komenton kombetaren e Shqiperise.
Shpjegohet me faktin qe nje inorant si puna jote fale ortodoksve shqiptare ka mundesine te perdore shkronjat shqipe per te shkruar budallalleqe.
Nga nje shqiptar pa perkatesi fetare.
1 pyetje shtroj une, Si ka mundesi qe nuk flitet fare per Rey Manaj , sulmues shume shpresedhenes per te ardhmen , Por gjate gjithe kohes diskutohet lojtari I rradhes qe do I rrembejme Zvicres?
drenica mos fut percarje por edhe ajo qe te nderosh me duart lart sikur je arab apo turk nuk eshte mire per shqiptarine mos harro zotrote se mos te ishin shtetet kristiane kosova nuk kishte fituar kurre pavarsine.
u cliruan kristianet e po beni davane e turkut a thua u cliroji turku mos harro qe edhe sot shume shtete myslymane jane proserbe e proruse