Baloteli drejt rikthimit të bujshëm te Mliani

23 Gusht 2015, 15:48Sport TEMA

Mario Balotelli drejt rikthimit te Milani. Klubi italian po përfundon tratativën me Liverpoolin për një kthim të bujshëm të sulmuesit. Shoqëria angleze ka dhënë tashmë miratimin për një largim me formulën e huazimit, e madje mund të marrë përsipër edhe një pjesë të pagës së Balotellit. Milani po shuan dhe dyshimet e fundit dhe realizimi i transferimit është shumë pranë. Me shumë mundësi detajet e fundit të akordit do të përkufizohen në fillimin e javës dhe natyrisht që gjatë kësaj kohe te Milani do të shfrytëzojë kohën për të kuptuar nëse Balotelli ka motivimin e duhur për të kërkuar ringritjen pas një periudhe të errët.

Për këtë arsye sulmuesi të Shtunën është takuar me Mihajlovic për t’i dhënë garanci trajnerit në një bisedë ballë për ballë. Raporti mes serbit dhe futbollistit është thelbësor në këtë cështje pasi ishte Mihajlovic ai që e lancoi Balotellin te Interi i Mancinit kur ishte ndihmës i tij. Milani kërkon që të jetë 100 përqind i bindur për të luajtur kartën Balotelli në projektin e ri, por sic bëjnë të ditur mediat italiane transferimi i Balotellit është shumë pranë pasi te Liverpooli duan që me cdo kusht të lirohen nga futbollisti italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje