Pepe rinovon, te Reali deri në vitin 2017

21 Gusht 2015, 18:46Sport TEMA

Agjenti më i fuqishëm në botën e futbollit, Jorge Mendez u prezantua në zyrat e Realit të Madridit bashkë me një ndër klientët e shumtë në kampin merengues, Pepen, me futbollistin që firmosi rinovimin e kontratës së tij me Los Blancos deri në vitin 2017.

Portugezi me origjinë braziliane e zgjati në këtë mënyrë edhe për një vit bashkëpunimin e tij kontraktual me Realin e Madridit pasi kontrata e mëparshme i skadonte në fund të sezonit që nis.

Klubi mbretëror e zyrtarizoi lajmin pak pas mesditës.

Kur ti përfundojë kontrata e re me klubin e Florentino Perez , Pepe do të jetë 34 vjec.

Këtë sezon Varane pritet të jetë titullar në formacion bashkë me Sergio Ramos, duke e lënë si një alternativë portugezin.

Reali e bleu futbollistin kur në presidencë ishte Ramond Calderon, në verën e vitit 2007 për 30 milionë euro.

Në Madrid vazhdon në këtë mënyrë politika e rinovimeve të kësaj vere, pasi në muajin e korrikut klubi zyrtarizoi zgjatjen e kontratave të Marcelos dhe Dani Karvajal respektivisht deri në vitin 2019 dhe 2020.

Operacioni i rradhës në këtë strategji do të jetë rinovimi i 23 vjecarit Casemiro që u rikthye këtë verë nga Porto ku ishte dhënë në huazim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje