Borussia Dortmund është e interesuar të afrojë Adnan Januzaj në formë huazimi për një sezon nga Manchester United. Lajmi është bërë publik nga gjermania “Sport1″.
Talenti me origjinë shqiptare u afrua në ekipin e parë në “Old Trafford” nga ish-tekniku David Moyes dhe menjëherë u cilësua si ylli i së ardhmes.
Por, gjatë sezonit të kaluar, sulmuesi mbeti në hije.
Trajneri Louis van Gaal i dha shumë pak shanse, duke e lënë më së shumti në stolin e rezervave.
Gjatë këtij sezoni, “Djajtë e Kuq” po aktivizojnë mjaft lojtarë të rinj dhe Januzaj ka luajtur si titullar kundër Aston Villa-s dhe përballë Club Brugge në sfidën play-off të Champions League.
Kjo sugjeron që 20-vjeçari mbetet në planet e Van Gaal, të paktën edhe për këtë edicion.
Megjithatë, së fundmi janë shtuar zërat se në rast të përforcimit me një tjetër sulmues, drejtuesit e Manchester United do të lejojnë largimin e Januzajt.
Transferimi te Borussia Dortmund është një alternativë e pëlqyeshme.
Gjermanët mbeten një prej klubeve më të rëndësishme në Europë dhe luajnë në Europa League.
Duket e vështirë të thuhet sa hapësira mund të ketë sulmuesi në “Westfalenstadion”, vetëm nëse skuadra nuk përfshihet nga një tjetër krizë dëmtimesh.
Përveç gjigandëve të Bundesligës, Januzaj kërkohet edhe nga rivalët e Southampton-it në Premier Leaguen angleze.
Gjynah qe spo e aktivizon ai van kali. Eshte lojtar i mire dhe me shpirt luftues