Prania e tifozëve shqiptarë në ndeshjen Danimarkë – Shqipëri, në sektorët ku duhet të akomodohen vetëm mbështetës vendas, ka alarmuar Federatën Daneze të Futbollit, që nëpërmjet shefit të zyrës së shtypit, Jakob Hoyer, ka paralajmëruar se në stadium nuk do të lejohet asnjë fans kuqezi jashtë sektorit të përcaktuar për tifozët miq. Për përballljen e 4 shtatorit, që do të zhvillohet në Telia Parken të Copenhagen, ka patur një interesim të jashtëzakonshëm nga të dyja tifozëritë, as sa shumë tifozë danezë kanë mbetur pa biletë. Për arsye sigurie, duke patur parasysh edhe rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dyja skuadrat, Hoyer deklaron se tifozët shqiptare edhe pse të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium:
“Për tifozët miq, kemi caktuar një sektor të vecantë, madje u kemi vënë në dispozicion një numër më të madh biletash sesa e parashikon rregullorja. Sigurisht që është bukur kur krijohet një atmosferë e jashtëzakonshme nga të dyja tifozeritë, por tifozët duhet të jenë të ndarë. U kërkojmë të gjithë tifozëve shqiptarë që të kthejnë mbrapsht biletat që i kanë blerë në sektorët ku duhet të jenë vetëm tifozë danezë.”
Telia Parken ka një kapaciltet prej 38.065 vendesh dhe në bazë të rregullorës së UEFA-s, vetëm 5% u takojnë tifozëve shqiptarë. Gjithsesi, Federata daneze e Futbollit, ka vënë në dispozicion të homologes shqiptare 2100 bileta, pra rreth 250 bileta më shumë se përqindja që u takon tifozëve shqiptarë:
“Nëse shqiptarët nuk i kthejnë biletat që kanë blerë në sektorët e gabuar, do të krijohet një situatë e pakëndshme, sepse nuk do t’i lejojmë të futen në stadium. Për këtë arsye le t’i kthejnë mbrapsht dhe të marrin paratë. Na vjen keq që do të na duhet të mos lejojmë shqiptarë jorezidentë në Danimarkë që të futen në stadium edhe pse e kanë blerë një biletë, por në një ndeshje të nxehtë si kjo duhet t’i japim prioritet sigurisë.”
Damimarka dhe Shqipëria kanë grumbulluar nga 10 pikë në grupin I kualifikues, që kryesohet nga Portugalia në kuotën e 12 pikëve. Kombëtarja kuqezi do të merrte automatikisht vendin e dytë në rast barazimi me gola në Kopenhagen, pasi ka golaverazh më të mirë, pa harruar faktin se formacioni i de Biasit ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Dy të parat e grupit kualifikohen direkt Euro 2016, ndërsa e treta luan në Play-0ff. Në finalet e Europianit kualifikohet direkt edhe skuadra e tretë më e mirë./ SS
Edhe ne Tibet ka shqiptar muhaaaa
197 me teper
Mire te na e bejne, koken te na e shtypin se jemi popull debil,karagjoz,ma dinjitet,servila,prapaniclepires,qelbesira.JU SERVILOSEMI NE MAKSIMIM TE HUAJVE DHE ME KEQ NA E SHPERBLEJNE.DHUNA DHE AGRESIVITETI ESHTE CFARE I BEN KETO QELBESIRA TE HUAJA TE UKIN KOKEN.TE DUAM NJERI TJETRIN,TE RESPEKTOJME VETEN NE RRADHE TE PARE.Ne duam me shume te huajt se vete,,fejesojme gjuthmone veten dhe kur jemi pa faj dhe shfajesojme te huajt dhe kur jane me faj.Gjate kohes se Enver Hoxhes te huajt na lepinin kembet nga frika se ja u shtypnim koken.SOT VINE TIFOZET POLAKE PROVOKIJNE DHE BEHEN TRIMA NE SHQIPERI DHE SHQIPTARET I RRAHIN POR PJESA TJETER FAJESON SHQIPTARET DHE MBESHTET TE HUAJT.TMERR.SERBIA KA BERE QINDRA TE KEQIJA DHE EVROPA I SERVILOSET.NDAL SERVILIZMIT
Cdomethene kjo qe s’lejohen me tifoz, ne asnje vend te botes nuk behet kjo!!! Nqfse shqiptaret kane euro te shkojne, hallal ju qofte.
Danezi i ka shpjeguar arsyet, te bazuara ne rregulla, dhe e ka bere me shume njerezillek. Edhe UEFA, ka 1000 nje arsye pse e ka vene ate rregullore dhe ate perqindje per tifozet vizitore.
Por si zakonisht, shqiptaret mendojne se rregullat nuk vlejne per ta, por per te tjeret… edhe oburra, turme te gjithe te harbohemi ne stadium se punet e tjera i kemi ndritur…
në ndeshjen e fundit me zvicrën shqiptarët ishin sa dyfishi i zvicerianëve në stadium!!të përzierë sidomos në tribunë dhe karshi!gjithçka shkoi në mënyrë të shkëlqyer pa asnjë lloj incidenti!!
edhe une mendoj qe sado shume te jene shqiptaret ne stadium, nuk do te sjellin trazira dhe gjithcka do te shkoje mire. Por e kuptoj edhe shqetesimin e danezeve, dhe prandaj them qe kane dhe ata te drejte ne ate qe kerkojne. Ne fund te fundit, ata nuk na njohin, kane pare qe kemi patur probleme ne Serbi (sigurisht jo prej fajit tone), dhe sa te merren se kush e ka fajin e kush gjeneron probleme, i bien shkurt per te evituar trazirat ne shtepi te tyre. Shume e thjeshte…
Fjalor qe perdorni o gazetare pe koti ? “Trembet Danimarka nga kuqezinjte”. I shkruani keto sikur ata gjoja tremben nga Shqiptaret se Shqiptaret jan aq shum trima qe kudo qe shkojne te tjeret dhiten ne breke nga tmerri. Fryuni si kendezet tani. Ata thjesht jan aq te organizuar, qe duan te eliminojne cdo mundesi te nodnje k#ri ose me shum veta ta prishin situaten atje. Normale qe kur tifozet jan afer njeri me tjetrin do krijohen trazira nga te gjitha palet.
Kthe bileten se e ke blere gabim! Me duket shume e cuditshme kjo kerkese! Per te blere nje bilete ne ndeshje duhet edhe kombesia? Nuk arrij ta kuptoj dot argumentin e autoriteteve daneze! Po kane frike se ndodh dicka, le te ndalojne tifozet daneze te shkojne ne stadium, cfare kane me shqiptaret?
Per te rritur sigurine, ka nje mije e nje menyra! Kjo menyre me duket me idiotja e mundshme! Ndoshta e kam une gabim!
Forca shqipe! Jemi kudo e nuk na trembet syri!
Ne fakt kane te drejte. .. se mund te kete perplasje.
Po pati 2100 danez ne stadium do Jete sukses per keta koke qepujkat…zjarr se Parisi na pret.
jo skane te drejte. biletat jane blere ne menyre te ligjshme. po te kerkonin pashaporte me emer perpara blerjes atehere mund te kerkonin vetem daneze.
pas pilafit dhe pasi jane shitur eshte e paligjshme te ndalojne dike te futet ne stadium sipas nje diskriminimi qe do sajojne per kete pune.
ministria e jashtme le ta kete ne gatishmeri nje note proteste nese krijohet diskriminim ne baze etnie ne te hyre te stadiumit.
po te duan le ta shtyjne ndeshjen ne dite tjeter ose stadium tjeter me te tjera bileta qe kerkojne pashaporte per tu blere
budallallik..shqiptaret nuk shkojne per sherr aty…dhe danezet nuk kane gje kundra shqiptarve..keta tremben nga forma e skuadres shqiptare..mbeshtetja e madhe e tifozeve do ta veshtiresonte fitoren per danezet..Shqiperia fiton 2 me 1 ne Danimarke
Per tifozet miq????!!!!! Po une jam sportdashes nga anglia psh dhe kam prere bilete online(sepse JU i keni nxjerre ne shitje pa asnje kusht),kam prenotuar british airways,hotel hilton etj etj.
Dhe keto i prenotova pasi bleva bileten online te cilen ju e shisni.
Pra nqs nuk me lejoni ju duhet te mbani pergjegjesi per te tera shpenzimet e mia.
Ma mire te marrin nje avokat edhe t’i bejne hazer dokumentacionin per gjyq shqiptaret:Kane paguar edhe nuk lejohen me pa ndeshjen mbi nje argument spekulativ-kush po garant on se nuk do nene danezet te dhunshme?- Pra ffsh edhe tifozat kuq e zi te veprojne alla evropiane me ligj:ka jurista shqiptare edhe tek tifozet qe do ju keshillojne si me marr provat e si me vepruar sipas ligjeve daneze!Diskriminimi ne base racor,fetare,gjinore per blerjen e biletes apo hyrjen ne nje zone publike eshte antiligjore ne cdo vend t’evropes edhe kete danezet e dine ,e ne qofte se nuk e dine duhet me ligj t’iu tregohet!
Tash nje shtetas evropian sic Jane shume shqiptare n’evrope do t’iu ndalet aksesi ne stadium?ku Kane pa keshtu danezet? Thirrje te gjithe shqiptareve me shtetesi evropiane nga sa ma shume vende te shkoje atje e ta bejme kete nje casus juri!
Behet fjale per sektoret ku jane tifozerite e organizuara.
Ne pjeset e tjera te stadiumit mund te shkoje me bilete dhe te ulet kushdo sipas biletes.
Ore cfare thone keta trapat re aman??
Vertet po bejne shaka keta re?NO TO RACISM eshte logoja e UEFAS.Te gjithe shqipet ne Suedi,gjermani qe kane blere bilete online ne viagogo,e kane blere kete bilete shume te rregullt,edhe me te drejta te plota per te pare nje event.Pak rendesi ka nese je albanez,danez,japonez,pakistanez,afrikan apo latin,atje futen per te pare nje ndeshje futbolli prej 90 minutash.Une kam prere bileta 3 cope,dhe nuk ka perendi qe tme ndaloje hyrjen ne stadium.Ndaj keto jane perralla me mbret nga danezet..
Veprim i padrejte nga Federata Daneze, qe duhet hedhur poshte pa humbur kohe! Them keshtu sepse jetoj ne Danimarke prej gati dy vitesh dhe pavaresisht se shtetas i BE-se, kam vene re rracizem e diskriminim ne shume aspekte te jetes ketu.
Bile, ajo qe me shume te ben pershtypje, sidomos kur ke jetuar edhe ne vende shume me tolerante si Holanda, Belgjika e Gjermania, eshte se danezet jane genjeshtare, mashtrues, te pabese e jo te perpikte, thuajse si italianet jugore. Jo te gjithe, por shumica.
Prandaj, pas kesaj deklarate, s’duhet pritur gjate per te protestuar; bile te lajmerohet UEFA per kete pretendim qesharak danez si dhe te shihet mundesia e nje padie ndaj Federates Daneze.
Kush justifikon organet daneze duke iu referuar rendit dhe sigurise, duhet te marre parasysh kaq gje: nuk ndryshohen kartat me lojen e nisur por perpara shperndarjes! Ndryshe quhet hile e pabesi. Dhe danezet i kane ne vena te dyja keto cilesi te uleta.
Nese do te ishte çeshtje sigurie, duhet te kishin shitur biletat me te tjera kritere!
Shume shqiptareve mund te tingelloje si e çuditshme, por gjermanet me danezet, qendrojne si zviceranet apo italianet e veriut ekstrem me italianet e jugut ekstrem. Shume te ndryshem!
Shkaku i vetem i ketij vendimi ektrem nga Federata Daneze, eshte frika e nje rezultati negativ. Danimarka ka skuader inferiore dhe nese Shqiperia e perballon pa kurrefare kompleksi, danezet ngelen jashte Europianit. Serbia eshte shume me lart se Danimarka!
Andrea
Jemi nje grup shqiptaresh dhe do ta shohim ndeshjen me disa miq danez(te ftuar prej tyre).
Studiojme ne boston te gjithe.
Si i behet hallit?do te na lene apo vetem danezet do te futen.
Ose ai qe e ka bileten dhurate nga nje mik danez do te lejohet?
Po ai qe i ka blere trefish nga tifozet danez?e-bay amazon etj sa leke do te marre mbrapsht?
That’all a bullshit.
Federata duhet te luftoje fort pasi eshte hera e pare qe ndodh nje skandal i tille.
Te merrnin masa qe ti shisnin biletat me id ose menyra te tjera por jo keshtu dhe tani 2 jave para.
Skandal i madh nderk dhe sportiv qe nuk duhet te lejohet nga Min e Jashtme dhe FSHF.
Arsyeja e Vetme eshte se danezet duan ta fitojne me cdo kusht ndeshjen dhe se kishin menduar kurre se ne stadium do kishte kaq shume shqiptare.
Mua me ka thene nje shoqe universiteti qe shume femrat daneze do bejne tifozllik te organizuar per shqiperine me flamur.si do veproje organizatori ???DBU ti bej mire llogarit se do i dali me keq me CLASs action…
Une kam blere bilete te karshia.Cilat jane vendet e tifozeve te organizuar?Di gje njeri?