Përfaqësuesja e Portugalisë, kundërshtarja e kuqezinjve në sfidën eliminatore të 7 Shtatorit në “Elbasan Arena”, humbet një nga elementët e saj më të rëndësishëm, mesfushorin Joao Moutinho. Futbollisti që aktivizohet me Monaco në ligën e parë franceze pësoi një dëmtim serioz në sfidën me Lille, që përfundoi në barazim 0-0. Pas një ore lojë portugezi u detyrua të dilte nga fusha, ndërsa ekzamimet e fundit konfiromojnë se lojtarit i duhen nga 4 deri 6 javë për t’u rikthyer në dispozicion të trajnerit Jardim.
Kjo do të thotë se 28-vjecari, përvecse dy në ndeshjet play-off të Championsit me Valencian si dhe në takimin me Paris Saint Germain në kampionatin francez, i programuar për t’u zhvilluar më 30 Gusht, nuk do të jetë as kundër kuqezinjve në eliminatoren e Europianit.
Ky është një lajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare, pasi Moutinho mbetet një nga pikat më të forta të formacionit luzitan, që aktualisht kryeson Grupin “I” eliminator në kuotën e 12 pikëve, dy më shumë se Danimarka dhe Shqipëria që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 10 pikë.
Gjithsesi, para përballjes me Portugalinë në “Elbasan Arena”, Shqipëria do të kërkojë të marrë rezultat pozitiv në transfertë me Danimarkën, ku edhe një barazim do t’i kënaqte kuqezinjtë, që avantazhohen nga fakti që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur krahasuar e rivalët daneze dhe portugezë./ SS
Nje mut me pak, me nje fjale…
Po shoku Aqif
Sa Mirë e ke thënë
Një Mut më pak
Për tu ngrënë ? ?
Dikush demtohet, pra ka nje problem shendetesor, lere qe nuk thua gjynah, te behet mire, po dhe e ofendon!! As qe e njoh si njeri, si lojtar nuk ka dhenee maksimumin te Monako po ça te etyron te urresh e shash njerez qe jo vetem si keefrekuentuar, po as i ke pare ndonjehere ne jete!!
Jemi popull qe kemi vuajtur denogrimin prej shekujsh, kaq se kupton dot se nuk ofendohet njeri qe ste ka bere gje kot!!