Maradona: Nuk drogohem që prej 12 vjetësh

16 Gusht 2015, 15:57Sport TEMA

Droga e ka përndjekur gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij por tashmë ai është një njeri i pastër që di të jetojë edhe pa vesin që mund t’i kishte marrë jetën. Diego Armando Maradona nuk konsumon drogë që prej 12 vjetësh. Këtë e konfirmon vetë “El PIbe Doro” në një video të publikuar në Facebook, ku ka vendosur t’u hapë zemrën tifozëve të tij në mbarë botën. Një njeri tërësisht i pastër dhe një rrëfim që vjen nga dhoma me pishinë në Dubai. Maradona shprehet se ka arritur të shkëputet nga pluhuri i bardhë që në vitin 2003.

“Që prej 12 vjetësh nuk drogohem më sepse më përpara nuk arrija të zgjohesha siç bëj sot”, shprehet një nga talentet më të mëdhenj të futbollit që sot e kalon jetën mes Dubait dhe Argjentinës së tij të dashur. Ky ishte pasazhi më domethënës i rrëfimit të ish sulmuesit që shton se zgjodhi jetën e pastër për fëmijët që rriten përkrah tij dhe ata që do të sjellë në jetë në të ardhmen. Në fund mesazhi mbyllet me një fjali të thjeshtë, ndoshta një nga ato qëndrime që kanë kthyer në modë stilin e tij maradonian: “Dhe fiksojeni mirë. Diego nuk ka mashtruar asnjëherë asnjeri”.

5 komente në “Maradona: Nuk drogohem që prej 12 vjetësh”

  1. GMT says:

    Futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

    1. england says:

      Futbollisti me i droguar i te gjitha koherave po ,se futbollisti me i madh i te gjitha koherave eshte 3 here kampioni i botes dhe gelashenuesi me i mire i historis se futbollit eshte mbreti PELE.

  2. ka thene fmn bar do hame po reformat do ti bejme says:

    E kam friend ne fbook

  3. maradona 78 says:

    zoti i futbollit
    o theos tis balias
    the soccer’s god
    el dios del fútbol
    il dio del calcio
    le dieu du football
    إله كرة القدم
    de god van voetbal
    бог футбола
    futbol tanrısı

    sa i lumtur e krenar jam qe bej pjese ne gjakun tend

  4. fshatari says:

    PO,PO, me i madhi i te gjitha koherave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje