Luis Enrike merr përsipër përgjegjësinë për disfatën e hidhur në “San Mames”.
Trajneri i Barcelonës e pranon se rotacioni që bëri në skuadër ishte vendimtar për humbjen 4-0 duke theksuar se ndryshimet ishin të nevjshme, pasi pak ditë më parë ekipi luajti 120 minuta kundër Sevijas në Gjeorgji për Superkupën e Europës.
“Kjo humbje dhemb shumë.
Tre ditë më parë luajtëm në Gjeorgji për Superkupën ndaj Sevijas, por nuk duhet të justifikohemi sepse kalendari është ai që është”, tha Enrike.
Për takimin e kthimit, 45-vjeçari i ushqen me shpresa tifozët e tij, duke lënë të kuptohet se kthimi i këtij rezultati do të jetë shumë i vështirë:
“Asnjëherë nuk kem luajtur ndeshje të lehta kundër Atletik Bilbaos.
I uroj për fitoren por të hënën do të jetë një atmosferë tjetër.
Kjo ishte vetëm pjesa e parë dhe nëse ka një skuadër që mund ta kthejë këtë rezultat në favor ajo është Barcelona”.
Një humbje që rëndon edhe mbi moralin e lojtarëve katalanas të cilët duhet të tregojnë një tjetër fytyrë në ndeshjen e kthimit.
Andres Iniesta është shprehur optimist, duke theksuar se ekipi do të bëjë gjithçka në “Camp Nou” për të korrigjuar gabimet e sfidës së parë./ SS
E shitet!
Ty more Enrique boll te te shikosh ne surrat dhe te te vesh cmimin e cili je dhe sa kushton .
Thjesht ti je nje palaco dhe asgje me shume .
Doemos qe nuk mund ta pranoni hapur qe e SHITET NDESHJEN me kompanite e basteve!!!
E keni bere kete pune te piste edhe here tjeter me Atletikon e Bilbaos per Kupen e Mbretit kur per 14 minutat e para shenuat 3 gola dhe gjithe ndeshjen nuk shenuat me!
Ju lumte,jeni bere AKTORE!!