Një rekord e thyen edhe FSHF…

13 Gusht 2015, 18:16Sport TEMA
Një rekord e thyen edhe FSHF…

Nga Pano Xhixho

 

Futbolli shqiptar po kalon një moment shumë të mirë. Ekipi kombëtar ka arritur një pozicion rekord në klasifikimin e FIFA-s apo të UEFA-s, Skënderbeu ka thyer një tjetër rekord në Evropë dhe është në prag të një arritjeje akoma më të madhe nëse shkon grupet e Champions-it.

Ndërkohë që, në këtë kohë rekordesh, FSHF-ja, siç duket ka menduar edhe për veten… Superkupa e Shqipërisë nuk u transmetua në asnjë Televizion “PA pagesë”…  E paparë, e padëgjuar, një rekord (ndër)kombëtar më vete. Superkupa është një trofe simbolik. Një ndeshje e vetme, që vë përballë Kampionët Kombëtarë të futbollit dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë.

Kjo është një sfidë, e cila në cdo vend të Botës, (përfshi këtu edhe Shqipërinë e këtyre viteve të shkuara), transmetohet së pari në një televizion PA pagesë (Free to Air) për shkak të rëndësisë dhe simbolikës, por mund të nënliçensohet edhe në platforma me pagesë për shkak të cilësisë dhe standarit të ndeshjes apo lojtarëve që marrin pjesë në të.

Interesantja në këtë mes, është edhe mënyra e arritjes së këtij rekordi. Në garën e të drejtave televizive të shpallur nga FSHF-ja, në datën 3 gusht, kërkohen specifikisht oferta financiare si për transmetimin “PA pagesë” ashtu edhe për atë “ME pagesë”, duke kërkuar të arrijë jo vetëm shikueshmërinë maksimale të eventit (për efekt marketingu), por edhe të përfitimit financiar që vjen nga dy burime (parimi: qenjgji i mirë, pi dy nëna).

Ndërkohë që kur shpallen fituesit e garës, Federata harron t’i shpallë për të gjitha transmetimet. (Me) Pa dashje, harron të shpallë fituesin e tenderit të transmetimit “PA pagesë”. Gafa bëhet ende më e rëndë kur hap dhe lexon ligjet e Republikës së Shqipërisë, ku duhet të bazohet kryesisht FSHF kur hap një garë të drejtash transmetimi, që kanë përparësi mbi cdo ligj tjetër në këtë rast.

Ligji për mediat audiovizive në nenet 127, 128 dhe 129 shprehet në mënyrë shumë të qartë, që jo vetëm “ngjarjet me një rëndësi të veçantë për publikun duhet të transmetohen pa pagesë”, por edhe “nëse transmetuesi që ka blerë të drejtën ekskluzive të kësaj veprimtarie nuk kualifikohet, ai ja vë në dispozicion një transmetuesi të kualifikuar (një televizioni kombëtar pa pagesë në këtë rast) dhe për këtë, duhet të kujdeset vetë Federata.

E pra, Superkupa e Shqipërisë është një ngjarje me rëndësi të veçantë në sport, sepse shpallen “Superkampionët” e vendit . Jo më kot, UEFA e ka kusht transmetimin e Superkupës së Evropës në një televizion pa pagesë, në çdo shtet ku e shet të drejtën televizive. Ndërkohë që edhe Italia (nëprmjet RAI-t), Gjermania (ZDF), apo edhe Spanja (Telecinco) siç duket nuk kanë arritur ta thyejnë ende këtë rekord… Neve ja arritëm. Nuk kanë faj në këtë mes dhe nuk ja vlen të përmenden, as fituesit e garës së të drejtave, dhe as humbësit e saj (nëse ka), por kur hapet një garë të drejtash televizive për transmetimin  PA pagesë, duhet të shpallësh edhe fituesin e kësaj gare, apo jo…?!

Nxitimi ka sjellë një gafë, e cila tashmë është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe nuk mund të korrigjohet. Patjetër që FSHF-ja do të jetë shumë më e kujdesshme në veprimtaritë e radhës që disponon për të korrigjuar përpilimin e ofertave, por qëllimi duket se do mbetet i njëjtë… publiku mos të shikoj më futboll kombëtar… “PA PAGESE”

8 komente në “Një rekord e thyen edhe FSHF…”

  1. Tema says:

    Televizionet shqiptare s’jan hd (haute definition) ndaj ndeshje me pages ësht skandaloze

  2. Nuk thoni shyqyr qe se dha se do na vinte per te vjelle duke krahasuar me cpame nje nate me pare ne sk e evropes

  3. Nuk thoni shyqyr qe se dha se do na vinte per te vjelle duke krahasuar me cpame nje nate me pare ne sk e evropes

  4. njishi says:

    Po Duka eshte aksioner me digitalbin kete e dine te gjithe. I duket krejt normale mos ta japi pa pagese. Nga ana tjeter digitabi eshte mesuar te vjedhi dhe mos t’i hyje gjemb ne kembe. Mjafton te shikosh si i transmeton ndeshjet e kombetares pa asnje te drejte duke i shkaktuar miliona leke dem RTSH. Askush nuk thote asgje per kete vjedhje ne mes te dites dhe te perseritur sa here qe luan kombetarja. Edhe AMA organizmi kryesor qe monitoron transmetuesit nuk prononcohet fare. Ndoshta “nuk e ka pare” qe ndeshjet i jep edhe digitalbi.

  5. martini says:

    Ik ore lamash ! Po pse nuk e ke ngritur ndonjehere zerin per korrupsionin qe beni me Digitalbin kur i shisni te drejtat e RTSH te futbollit ! Apo s’te kane urdheruar shefat !
    Ben gam-gam per nje ndeshje qe se sheh njeri ne bote !

  6. ago says:

    Unë me rradaken time mendoj se ndeshja e superkupës nuk është lejuar të transmetohet nga presidenti dhe trajneri i Korçës, me qellim të mos studjohet nga kundërshtarët e Dinamos Zagrebit. Ishalla kjoftë kjo arësya

  7. Kritizeri says:

    Ate ndeshjen e shikojne 2 korcare e nje lacian po ta transmetosh falas dhe askush me pagese.

  8. TVSH says:

    Digitalb eshte avangard ne cdo hap. Faleminderit qe na beni te paguajme dhe per gjerat qe duhet te jene falas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje