Londër – Vetëm pak ditë më parë, më 8 gusht, sipërmarrësi i shumëpërfolur Francesco Becchetti, i cili akuzohet për pastrim parash në vendin tonë, është parë të sfilojë përpara syve të qindra personave. Ngjarja në fakt ka ndodhur në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, më konkretisht në stadiumin e Leyton Orient Football Club.
Becchetti, njëkohësisht pronar i këtij ekipi futbolli historik, por që luan në kategorinë e katërt, ka zbritur në fushën e blertë në shoqërinë e tranjerit Ian Hendon me arsyen për të përshëndetur fansat e shumtë. I qeshur, me një stil tepër sportiv dhe aspak prej të arratisuri shafqet Beccheti në faqen në Facebook të këtij klubi.
Leyton Orient arriti të fillonte kampionatin me një fitore, duke mundur 2 me 0 ekipin e Barnet. Ndoshta ky fakt përbën lajm për londinezët që prej kohësh vuanin disfatat e ekipit të tyre të zemrës, deri kur u goditën dhe me një regres – rënie historike nga kategoria.
Edhe pse u fol se pronari i Agon e kishte shitur këtë klub, shfaqja e tij pohon të kundërtën. Madje Becchetti ne foto nuk duket aspak si një person i kërkuar nga policia. Ai shfaqet i qetë dhe i shkujdesur.
Teksa nga autoritetet shqiptare pronari i Agon Channel dhe Energji vijon të jete person i shpallur ne kërkim ndërkombëtar, në Facebook na jepet edhe adresa e fundit e daljes në publik të Becchettit: Brisbane Road, Leyton, England./E.N
Nuk e prek njeri mafiozin ne Angli,ndryshe nuk shkonte aty.
@Rilindja e…
○●○
Ngatërruat gjithë miletin
Ja të lirë keni Beketin
Ca me këmbë e ca me duar
Lëviz lirshëm,i pashqetsuar.
○●○
Fotua munde te jete e vjeter dhe e nxjere tani qe te thote se kote e keni nuke me beni dote gje.Mafiozet e dine kete loje te vjeter dava kurve po do ti vije dita le te vazhdoje te beje gangsterin
Nuk eshte ashtu “KO”
Ndoshta Becchetti duhet te mbante “low profile” nëse mediat ne Angli marrin vesh akuzat ndaj tij për pastrim parash, pavaresisht se keto vijne nga nje vend si Shqiperia, une po te isha ne vendin e tij s’do më zinte gjumi.
Hahaha normal se sje per ate pun ka njerez ne kte bot qe jan dhe trima
nuk eshte ne kerkim nderkombetar. kaq e thjeshte eshte
555 555 emigrant afrikan kan hyrë në evrop këtë vit
Keta kërkojnë Bexhetin dhe nuk ekstradojnë ata që janë denuar nga gjykatat europiane ky vend i sigurt për Ben qimen Kajollin Saliun Metën Ramën Nexhmijen
dmth, Anglia mban ne gjirin e saj kriminelet qe kerkohen nga policia shqiptare. Dhe themi demokraci, shtet ligjor, bashkepunim ndershtetror, kur edhe ai qe torturoi e vrau me urdher te Sali Berishes u humbi nga syte policise dhe gjykates angleze! E ka marre lumi kete pune.
Hahaha pse ca kujtoni ju o kelysh komunistash se do meret anglia me ca prokuror te korruptuar e me nje kryeminister debil hahaha shihni me sy e plasni me zemer o kelysha te …….
Ore gazekar,eshte ne kerkim kombetardhe jo nderkombetar se te ishte nderkimbetar do fshihej nga syte kembet,por eshte ne kerkim nga jashteqitjet e atdheut tend.