TemA TV/ Finalja e Superkupës, Agim Meto: Nuk i trembemi aspak Skenderbeut. Trofeu shkon në Laç

11 Gusht 2015, 12:29Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Pas suksesit historik që skuadra korçare po bën në kompeticionin e “Uefa Champions League”, duke u kualifikuar për në fazën e “play-offit”, tashmë e gjithë vëmendja e opinonit sportiv do të përqëndrohet tek finalja e superkupës se shqiprisë që do të luhet ditën e mërkurë në stadiumin “Qemal Stafa” ndërmjet Laçit dhe Skëndërbeut.

Të dyja skuadrat i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve në lidhje me këtë takim duke qënë gati për sfidën e nesërme, ku pritet të dhurohet spektakël si në fushën e lojës ashtu edhe nëpër tribuna.

Në një prononcim për TemA TV, mesfushori i kurbinasve, Agim Meto, i cili është një ndër lojtarët kryesorë në formacionin e, Armando Cungut ,u shpreh se ekipi është i përgatitur maksimalisht për këtë takim duke theksuar se do të bëjnë të pamundurën për ta dërguar trofeun e superkupës në qytetin e Lacit. Ai tha se pavarisht se kampionët e shqipërisë po kalojnë një formë të mirë, ata nuk i tremben aspak këtij fakti dhe se cdo gjë do të flasë në fushën e lojës.

Sa i përket ndeshjes së nesërme ata jane shumë në formë dhe në ritëm të mirë. Por ne do bëjmë lojën tonë dhe cdo gjë ja lëmë fushes së lojës. Nuk kemi pse të dorezohemi ndaj asnje kundrshtari sado i fortë të jetë ai. Ne do të bëjmë maksimumin që trofeun e superkupës ta dërgojmë në qytetin e Lacit.

 

Ndërkohë, në fund 29-vjecari fierak, i bëri thirrje tifozerisë kurbinase që të jenë të shumë në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa” për të mbështur skuadrën e tyre, pasi ekipi do të japë maksimumin në fushën e blertë ti mos zhgënjyer.

Shpresojm të na mbeshtesin si gjithmon me të njëjtën dëshirë, dhe të shijojnë finalen se besoj do jetë e bukur per tu parë. Shpresojmë që fati të jetë në anën tonë për të arritur një fitore të madhe” përfundoi Agim Meto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje