Migjen Basha kthehet te Luzern

11 Gusht 2015, 11:36Sport TEMA

Migjen Basha i jep fund dilemave për të ardhmen. Pas pritjes disa-javore, që shoqëroi mbylljen e aventurës te Torino, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur ku do të luajë.

Në një intervistë për televizionin kosovar, KTV, 28-vjeçari zbuloi se do të rikthehet në Superligën zvicerane, për të vazhduar karrierën te Luzern.

Basha njoftoi se kontrata me klubin e ri pritet të firmoset gjatë ditës së sotme.

Sinjalet për transferimin te Luzerna, lojtari kuqezi i dha me prezencën në stadium gjatë fundjavës, në sfidën e luajtur përballë Basel.

Basha do të kthehet në elitën e futbollist zviceran pas nëntë sezoneve të kaluara në Itali.

Prej sezonit 2006-2007 ai u aktivizua me Luçhese-n, për të vazhduar me ekipe si Viareggio, Rimini e Frosinone.

Në vitin 2010 erdhi transferimi te Atalanta dhe më pas huazimi te Torino, duke i ndihmuar këta të fundit të rikthehen në elitë.

Pas katër viteve me granadat, kontrata e Migjen Bashës përfundoi dhe po ashtu edhe aventura në Serinë A italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje