Përplasje frontale mes Barcelonës dhe UEFA-s. Nuk është një çështje që lidhet me fushën e blertë ajo që ka vendosur në pozicione lufte dy kampet, nëse e tillë mund të konsiderohet çështja e hapur mes institucionit më të lartë të futbollit europian dhe klubit më të titulluar të kontinentit për sezonin që sapo lamë pas. Edhe një klub i pasur si Barcelona nuk dëshiron të paguajë gjobat e UEFA-s për shkak të flamujve katalanas të shfaqur nga tifozët në finalen e UEFA Champions League kundër Juventusit në “Olympiastadion”.
Në rregulloren e saj, UEFA e thekson qartë se nuk i lejon banderolat me mesazhe politike dhe për këtë arsye e ka gjobitur klubin katalanas me 30 mijë Euro. Por për Barcelonën, rregullorja e UEFA-s përbën një miopi. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, kampionët e Europës kundërpërgjigjen në mënyrë të ashpër. “Flamujt katalanas janë tregues i një ndjenje popullore antike dhe shkojnë përtej çdo mesazhi politik. Për pasojë shfaqja e tyre në shkallët e stadiumit nuk mund të jetë objekt i sanksioneve në të ardhmen”. Ky është reagimi i Barcelonës që shton se klubi që i bën me dije UEFA-s se ky është realiteti që jetohet përditë në Katalonjë, ashtu si edhe në klubin e Barcelonës.
UEFA kjo organizate rraciste…
shume mire ua ka kthyer pergjgigjen barcelona platinoviceve kur shtete fantazme sikur san marino ,andora apo dhe gjibraltari me 17 mije banore njihen nga uefa-fifa .
cfare muti ke ,o uefa ,kur une jam bask ,kosovar ,katalunas dhe e shpreh ,eshte fakt ,apo ju doni qe une te tund flamurin e kastiljas ,sepse keshtu do ti pelqente ndokujt ,fjala vjen .
Shtetet si Saint Marino, Andora..nuk i ka krijuar UEFA, i njohin Kombet e bashkuara, UEFA respekton konventat. Nuk kam ndonje simpati per Uefa e Fifa, po ne rastin konkret, katalanasit qe kerkojne pavaresi nga Spanja mund ta kerkojne ku te duan, po jo ta bejne kete ne evenimentin me te rendesishem te organizuar prej Uefa-s dhe te protestojne se gjobiten!! Pra UEFA nuk ka asgje me faktin se ti je bask, katalanas, kosovar dhe e shpreh, Uefa kerkon qe problemet politike te zgjidhen ne fushen politike, dhe jo ne fushen e futbollit.
argita ka qe cke me te UEFA favorizon shtetet e medha dhe shtetet e fuqishme te vegjlat si pyet fare.uefa pershembull nuk e denon dot angline apo gjermanin lehte si mund te denonte shqiperine ne rastine e serbise dhe te sillet me arrogance se anglezi apo gjermani ja thyejne turinjte platinise edhe uefas