Juventusi mposhti 2-0 skuadrën e Lacios dhe siguroi trofeun e shtatë të Superkupës së Italisë.
Në finalen e zhvilluar në Shangai në një terren të rënduar për shkak të reshjeve të dendura të shiut, pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në të dytën, dy blerjet e reja të Juventusit në sulm, kroati Mandzukiç dhe argjentinasi Paolo Dybala vulosën rezultatin.
Sulmuesi shtatlartë kroat shënoi me kokë në minutën e 69 pas një krosimi nga e djathta e Lihtshtajner, ndërsa 4 minuta më vonë Paolo Dybala dërgon në rrjetë një pasim të marrë brenda zonës nga Paul Pogba, që mban mbi supe numrin 10, një numër i rëndë në fanelën bardhezi.
e si mund te ndodhte ndryshe me juven ,pos trofeve ?
Ylli i Mandzukićit do shndërrisë mbi Piemont.Juve do jetë njëri nga pretendentët në Champions.
Miqve të mij Totilas,Bestit dhe Maradonës u uroj pushime elitare verore.Përshëndes edhe Gjembaçin dhe Argitën B.