Mediat kroate: Skënderbeu, short i lehtë

7 Gusht 2015, 15:00Sport TEMA

Menjëherë pas hedhjes së shortit që vendosi përballë Dinamos së Zagrebit kampionët e Shqipërisë, mediat kroate nxitojnë të bëjnë disa parashikime në lidhje me këtë sfidë. Televizioni HRT thekson se Skënderbeu është një nga skuadrat më të suksesshme të futbollit shqiptar gjatë viteve të fundit. Më tej, ky televizion vë theksin se korçarët janë themeluar 106 vjet më parë, ndërsa bën një përshkrim të strukturave drejtuese dhe ecurisë së klubit bardhekuq gjatë këtij sezoni në Champions League. E përditshmja “Vecernji” thekson se Dinamo e Zagrebit peshkoi kundërshtarët më të lehtë në letër dhe ka një mundësi të artë për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve që do të mbushë arkat e njërës prej skuadrave me plot 12 milionë Euro. “Avantazhi i Dinamos është se deri tani ka luajtur 5 ndeshje në kampionat dhe është më përpara me përgatitjet fizike, ndërsa në Shqipëri sezoni nuk ka filluar ende.

Gjithsesi, Dinamo nuk duhet ta nënvleftësojë Skënderbeun pasi është një skuadër që ka dominuar në Shqipëri gjatë 5 sezoneve të fundit dhe do ta luajë ndeshjen e parë në një impiant me 12 mijë të pranishëm”, thekson gazeta kroate. E përditshmja tjetër, “Jutarnji” nënvizon se kjo është hera e parë që një skuadër shqiptare bën një rrugë kaq të gjatë në Europë dhe shton se pika më e fortë në grupin e bardhekuqve është kapiteni Blendi Shkëmbi. “Vlera totale e Skënderbeut shkon deri në 6.25 milionë Euro, ndërsa ajo e Dinamos 52.8 milionë. Kroati Marko Radas që është rritur në shkollën e Dinamos është pjesë e Skënderbeut, një skuadër e miksuar mes eksperiencës dhe talenteve të koordinuar nga trajneri Mirel Josa”, shkruan më tej gazeta “Jutarnji”./ SS

21 komente në “Mediat kroate: Skënderbeu, short i lehtë”

  1. daku says:

    Me behet qefi per FK Skenderbeu per arritjet e deritanishme. Por per mendimin tim, ky ishte maksimumi qe mund te bente. Tashme shpresat jane 0.

    1. Pelasgian says:

      Ca shpresash zero o lale….

      Ne kto ndeshje duhet dhene gjithcka…shpresat i ka jo te pakta per kualifikim.

      Dinamo eshte me forte ne leter por ne fushe deri me tani nuk ka tregua te jet ekip i pathyshem.

      1. vk says:

        or ti shok…..deri tani Skenderbeu i kishin rene skuadra te padegjuara….. e di ti kush eshte Dinamo e Zagrebit???? ka nxjerre lojtare te tipit Modric, Perisic, Kovacic etj…. shanset nuk jane 0%…… hajt po ta bojm qefin…..jane 2%

        1. Pelasgian says:

          A i ka apo i ka nxjerr?

          Kjo eshte pytja!

    2. Inspektor says:

      Topi eshte i rrumbullaket per te dyja skuadrat, mos harro! Sa skuadra te medhaja kane “mbetur” perpara nje skuadreje te nje niveli “me te ulet”?!

    3. Loko-Loko says:

      SKENDERBEU DO TA ELIMINOJE DINAMON E ZAGREBIT,se keta kroatet kane PORDHE TE MEDHA,qe cajne breket e te zotit!!!

  2. genti says:

    Shpresat jane te shumta, klubi kroat ka ne burg trajnierin dhe presidentin per evazion fiskal, po te shikoni rezultatet qe kane marre ne kualifikime jane te mefshta, Forza Skenderbeu, Forza Shqiperia!(Nuk jam tifoz i Korces, por ne kete rast e meriton te bejme tifo te gjithe shqiptaret)

  3. Edi says:

    Kisha nje verejtje per gazetarin qe ka shkruar ketu.

    Perse shkruani fjale te huaja ( miksuar ) qe nuk i pershtaten gjuhes Shqipe,apo doni te beheni Anglez me zor.

    Eshte nje marrezi nga ana e gazetareve si ne gazeta apo dhe ne televizor
    qe perdorin fjale te huaja ne gjuhen Shqipe.

    1. pip says:

      Edi toçi,shqipja eshte 80%me huazime ,vetem se ti ishe femije ose nuk kishe lindur ne kohen e huazimeve.eshte gjuhe e varfer,i nevojiten huazimet

      1. pip says:

        ke ndonje fjale origjinale shqipe per fjalen gazete,apo do ta pranosh si huazim te mirqene.

  4. Best says:

    Me behet qejfi per Skenderbeun
    me shume per emrin qe mban dhe bashke me te nivelin ku ndodhet aktualisht
    Mendoj se eshte shume here me mire te shkosh me nje skuader me emrin Skenderbeu ne Champions, pasi historia i ka lene vend emrit dhe europa do e kete te lehte ta simpatizoje, flas per qarqet e medha
    Mbase ky eshte viti i shqiptareve, ku i dihet
    Per mendimin tim, me aq sa ndjek futbolin, historine e tij, nivelin qe ka dhe jep, shanset jane 60-40 per kroatet qe kane me shume eksperience ne europe
    Por kurre mos thuaj kurre
    Per mua nese funksionion treshja berisha-salihi-shkembi gjithcka eshte e zgjidhur me se miri
    pse jo ndoshta edhe me penallti mund te kaloje
    I urojme fat e suksese skenderbeut, e meriton

  5. Atdhetari Sweden says:

    Nje fitore ne elbasan,qofte edhe me minimumin 1-0 Eshte shume e vlefshme.Ajo qe ka rendesi Eshte mos te pesoj gol ne Elb,sepse ne takimin e kthimit bie pesha edhe paniku tek kundershtari.te shikojme si do shkoj.

  6. shkodrani says:

    I del detyre presidentit te Skenderbeut, te forcoje stolin qe te perballoje ne te ardhmen ndeshtej e kampionatit dhe ato te champions liges apo Europa liges.Prandaj duhet te beje blerje te tjera.
    Duhet te kete dy formacione te plota per te plotesuar mungesat nga demtimet apo nga kartonet.
    Vetem keshtu Skenderbeu do te kaloje nga fitorja ne fitore.
    Forca Skenderbe per Korcen dhe Shqiperine.

  7. LEONE says:

    Nqs kan pregatitjen e duhur fizike Skenderbegasit e Koerces,
    ti mbajne ne Presing qysh ne fillimin e lojes bythqimat e kroaqise,
    rracen me kurve ne ballkan ,
    te japin maksimumin nqs duan te fitojn dhe te godasin nga cdo distanc bythen e portjerit kroat.
    Nqs i ve traineri per detyre Futbollisteve Korcare ,
    te luajn nji per nji ,ne presing dhe te luftojn me gjithe forcen ,
    duke vene trupin ne cdo rast per te fituar cdo dyluftim
    dhe te jene agresiv ne sulme per te shenuar te paret e jo te presin ,
    vetem ashtu ben futboll e fiton sot .
    Ndeshjene fiton ai qe fiton me shume dyluftime me kundershtarin .
    Sa i takon emrin Dinamo e Zagrebit , natyrishte qe eshte nji klub me tradite ,
    si ka qen Tirona ne Shqiperi dikur ,por kjo s’do me thon sot asgje !
    Barcelona ishte klubi numero uno ne Europe dhe fitoj vetem ne saje te golit te barazimit te anglezit Hjuz ne Vlore 1-1 ,me brek neper kemb ,duke dhjer gjak nga ekipi i famshem i FLAMURTARIT TE VLORES ,e barazuan ne Campnou Spanje 0-0 me Flamurtarin .
    Prandaj , rrespekt po ,frike jo . Sot ai qe do fitoren e lufton fiton edhe me skuadra nga me me emer ne bote .
    KENI BYTH LUFTONI nqs doni te fitoni ,kjo eshte storia .

    1. Pip says:

      Bo Bo me koqet qenkan mbledhur sot ketu,po ky Leoni eshte kryekoqe

      1. LEONE says:

        me ta shtyp njiher koken tate prej tullombace ,
        cfar qit prej goje ti ,
        nji “PIP” apo gazra .
        na u bon maloqet vec me disa diploma bler ke tregu com profesora,
        ne universitetet e shtetit rrumpall ,
        por c’O me skandalozja specialista mbi gjithcka.
        kta qe u rriten e ne vend te shkonin ne shkolle ne tetvjecare ,
        shkonin e lunin me ariun .
        Cere o bo me ate shqipni mer yahhoo se o bo mi ardh keq perendise,
        nga kto maloqar te pashapaortizum ne qytete

        1. pip says:

          Leone,qenke tope e shkalles superiore.Ik fli gjume ,dhe neser mos harro te fillosh te shkosh ne shkolle (fillore)

    2. Dru me pre says:

      kroati rraca me bythqire ne ballkan,???? pse kshu mer leone,,ne nuk na ka bo gjo noi here,perkundrazi,ngriti flamurin shqiptar dje,,,per inot te serbve,,,apo ke noi dell serb,?

  8. orakulli says:

    Forca “SKENDERBE”,se s’jane gje edhe keta,vetem mos u dekurajoni dhe gjithcka fitohet.

  9. Fred says:

    mos harrojm qe shkoi me merite deri tek plyofi..

  10. UNE QE PO SHKRUAJE JAM NJE TIFOZE I VJETER I SK TIRANA, POR MEQENESE MIREL JOSA KA QENE NJE FUTBOLLIST I MADHE DHE TRAJNER I SHKELQYER I SK TIRANA I UROJE SUKSESE TEK SKENDERBEU.

    SUKSESET E SKENDERBEUT KANE ARDHUR NGA ISH LEGJENDA E SK TIRANA Z. MIREL JOSA.
    FORCA SKENDERBEU.

    FORCA MIREL JOSA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje