Emigranti shqiptar në Gjermani, kampion bote në kickbox

8 Gusht 2015, 16:40Sport TEMA

Alban Dorzi, një i ri shqiptar që përveç titujve në Gjermani është shpallur së fundmi edhe kampion bote për amatorë në versionin ISKA në sportin e Kickboxit,  dëshirën për t’u marrë me sport e ka marrë nga i ati, i cili vite më parë ka ushtruar sportin e mundjes.

“Babai im ka qenë mundës në Shqipëri. E kam  pasur që i vogël dëshirën që të merresha me boks dhe nga boksi kalova në kickbox”, thota Albani.

Pavarësisht se nuk ka asnjë mbështetje, falë vullnetit dhe punës intensive me trajnerin e tij, Mehdi Pestisha, 24-vjeçari Dorzi ka arritur të bëjë karrierë në vendin ku ai ka lindur dhe vazhdon të jetojë.

“Stërvitem dy herë në ditë, vrap dhe në mbrëmje stërvitje me trajnerin tim, Mehdi Pestisha. 4 herë jam shpallur kampion i Gjermanisë dhe kampion bote për amatorë dhe pastaj kam kaluar profesionist. Jam kampion i Gjermanisë dhe së fundmi u shpalla edhe kampion Europe. Ëndrra ime është të shpallem kampion bote”, rrëfen i riu.

Ndërkohë që Gjermania krenohet me të sepse ka një kampion në Kickbox, në Shqipëri Albani njihet shumë pak. Madje edhe Federata Shqiptare e këtij sporti nuk ka denjuar ta ftojë atë të garojë nën flamurin tonë kombëtar.

“Deri më tani jo. Po më pranuan do të bëj për Shqipërinë, edhe po nuk më pranuan prap për Shqipërinë do të bëj sepse jam shqiptar”, thotë Albani./ TCH

7 komente në “Emigranti shqiptar në Gjermani, kampion bote në kickbox”

  1. tfgs says:

    se shpejti ne rradhet e ISIS-it…………allah uakbar!

    1. gjithashtu malok says:

      hahaha te shohim a do pershendese me gishtin lart.

      1. Pelasgian says:

        Shif se mos ta ka fut gishtin ne ndonje vrime…

    2. Ilir says:

      Pu menis re kolotripidha!

  2. nji uj selite te lutem says:

    ESHT SHQIPTAR SHQIPNIE O KAQOL ME PREJARDHJE NGA TIRANA TRAP?

  3. fshatari says:

    Ne jemi krenar me ty edhe atje ku je,mbasi je Shqiptar.

  4. vetem arbetr says:

    Tha esht shqiptar e jo kurve janulle TFGS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje