Everton ofertë Interit për Xherdan Shaqirin

8 Gusht 2015, 16:41Sport TEMA

Rreth një vit më parë refuzoi ofertën e Liverpoolit, por qytet-porti i anglisë duket se është në fatin e Xherdan Shaqirit sepse Everton hidhet në sulm për sulmuesin e kombëtares së Zvicrës. Trajneri Roberto Martinez kërkon me çdo kusht shërbimet e lojtarit që pak javë më parë refuzoi ofertën e Stoke City për një destinacion më prestigjioz. Oferta e skuadrës nga Liverpooli ka mbërritur në zyrat e klubit zikaltër në Milano dhe sipas “Daily Express”, bëhet fjalë për blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit që nuk po gjen hapësira në skuadrën e drejtuar nga Roberto Mancini.

Shaqiri u bashkua me Interin në muajin Janar, por tekniku italian ka ndryshuar strategji, duke kërkuar me ngulm shitjen e tij dhe afrimin e kroatit Perisic. Kjo ka bërë që marrëdhëniet mes tij dhe lojtarit me origjinë shqiptare të ftohen pasi Shaqiri nuk është aktivizuar në asnjë miqësore gjatë muajve të verës. Nëse Shaqiri bashkohet me skuadrën e Everton, ai do të jetë blerja e tretë e madhe për klubin gjatë kësaj vere pas afrimit të Tom Cleverley dhe Gerard Deulofeu.

3 komente në “Everton ofertë Interit për Xherdan Shaqirin”

  1. Liverpool says:

    Shaqirit I eshte rritu r mendja Se ishte pjestar i nje Klubi te madh si Bajerni.Gabimi me I madh I tij ishte refuzimi ndaj Liverpoolit,do ishte nder per ate te luante me ate ekip legjendar e per ata tifoze qe ai nuk i ka pare as ne ender.Ne nga Tirona themi:tafmoja e modhe te le pa gje,Prandaj Si mik te them,ule hunden se e ke ngritur pak Si shume.

  2. meridag says:

    Nuk e kuptoj pse e nxirrni neper gazeta ket ket pseudo shqiptar… ky faqe zi tradhtar me per zemer i ka shkijet se shqiptaret, eka deklaruar me mijra her.. po hiqeni ket legen.

  3. Taulant/Tirane says:

    Meridag,
    asnjehere nuk ka deklaruar ndonje gje te mire per serbet.Ne CD e makines kishte kengen per shqiperine e madhe.Ne kepuca ka pas flamurin shqiptar dhe ka thene qe kurre nuk me kane ftuar ne Kombetaren kuq e zi.Pse eshte proserb?Mos ti hedhim balte atyre dy njerezve qe kemi neper bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje