Gjermani, të shtëna ndaj autobusit të Herta Berlin

10 Gusht 2015, 11:39Sport TEMA

Ndodhin rallë, por për fat të keq edhe në futbollin gjerman hera-herës regjistron episode të pakëndshme dhune.

Në këtë rast, tema e ditës nuk janë vetëm tifozët e jashtëzakonshëm dhe stadiumet e mbushura me kapacitet të plot, por sulmi ndaj autobusit të skuadrës së Hertha Berlin. Ndaj automjetit zyrtar të skuadrës kryeqytetase u hap zjarr me armë në qytetin e Bielefeld-it, përpara ndeshjes së Kupës së Gjermanisë me Arminia-n.

Sipas dëshmisë së dhënë për mediat nga drejtuesi i Hertha-s, Michael Preetz, në drejtim të autobusit u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri, nga një person me motor. Edhe pse plumbat lanë gjurmë të dukshme në xhamin përpara autobusit, shoferi i automjetit, 55-vjeçari Stephan Behrendt, fatmirësisht nuk pësoi lëndime.

Shoferi ndali menjëherë autobusin dhe lajmëroi forcat e rendit për ngjarjen. Sipas të dhënave të para të hetimit, plumbat nuk kanë arritur ta depërtojnë xhamin.

Pas ngjarjes tronditëse, edhe klubi i Arminia Beilefeld shprehu solidaritetin me skuadrën nga Berlini./ SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje