Në fillim nënshkrimi me Interin, më pas grumbullimi në ekipin e parë nga Roberto Mancini për të ardhur te debutimi me fanellën zikatër.
Talenti shqiptar Rey Manaj po e shfrytëzon në maksimum mundësinë për të shkëlqyer në një nga klubet më të mëdha të futbollit italian.
Sulmuesi 18-vjeçar, i lindur në Lushnjë, u aktivizua në minutën e 68-të nga Mancini në vend të Murillos, në sfidën miqësore ndaj Athletik Bilbaos, e fituar 2-0 nga Interi në Tardini të Parmës.
Në të paktën dy raste, futbollisti kuqezi tentoi të godiste portën por pa mundur të shënojë.
Gjithsesi paraqitja e tij, edhe pse në minutazh të reduktuar, është vlerësuar pozitivisht nga stafi teknik i Interit.
Për sa i përket kronikës së ndeshjes, në minutën e 27 për zikaltrit realizoi blerja më e re, Stefan Jovetic, pas një aksioni të bukur nga e majta e sulmit, ndërsa në fraksionin e dytë, pikërisht në të 84-ten, Mauro Icardi dyfishoi shifrat duke shfrytëzuar një harkim të saktë të Nagatomo.
Debutimi më ekipin e parë të Interit do të thotë se Manaj është në fokusin e Roberto Mancinit, gjithsesi fillimisht përfaqësuesi i Shpresave të Shqipërisë do të jetë pjesë e të rinjve zikaltër, ku duhet të bëjë diferencën për ta detyruar trajnerin e Interit që ta grumbullojë në vazhdimësi me ekipin e parë.
Nuk eshte i lindur ne Lushnje, eshte lushnjar. I lindur ne Lushnje eshte Alban Skenderaj.