Kombëtarja Shqiptare do të luajë dy ndeshje të rëndesishme muajin e ardhshëm, ndeshjen e parë në Danimarkë dhe do të presë Portugalinë në “Elbasan Arena“.
Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për kombëtaren sepse është shumë pranë realizimit të ëndrrës së saj për të marrë pjesë në France Euro 2016.
Ecuria e shkëlqyer që ekipi kuqezi ka pasur gjatë këtij viti, kanë bërë që edhe shikueshmëria dhe interesi të jetë më i lartë.
Mediat daneze kanë përfolur këto ditë se priten rreth 10 mijë tifoza kuqezinj në Danimarkë me 4 shtator, raporton sportpress.al.
Takimi do zhvillohet në impiantin “Parken Sport”, me një kapacitet prej 38,065 personash.
Deshira per nje rezultat pozitiv eshte e madhe, por duket shume ndeshje e veshtire, per te mos thene e pamundur. Danimarka eshte ekip shume i forte.
BZoti i Bekofte sportistet tane.
marrim pike ne danimarke!
Kur kemi shume tifoze tane ne ndeshjet jashte , nuk kemi fat.
Kujtoni :
Zvicer- Shqiperi 2-0 ( stadium ishte plot me shqiptare )
Itali – Shqiperi (1-0) ( stadium pothuajse I mbushur me shqiptare ).
Me mire :
Portugali – Shqiperi (0-1) ( shume pak tifoze shqiptare ne stadium ).
Jam dakord me kete konstatim.Por duehet ta thyejme kete tabu se nuk mund ti themi tifozeve mos hajdeni se nuk ju kemi fat. Kjo eshte cmeduri. Ekipet vuajne per tifoze ndersa ne kemi filluat te ankohemi se kemi shume.
Me zvicren ekpi ne at koh ishte shum me i dobet se sot,me norvegjin kishim gjysmen e stadiumit me tifoz prandaj fituam parvjet.
Ne Zvicer ndeshja qe u luajt ne Gjeneve ne vitin 2005 mos gaboj perfundoi 4-3 per Zvicren. Ekipi shqipar perfaqsohej nga Tare, Raklli, Bushi, Skela; Alihaj.. pra lojtare qe luanin ne klube evropiane dhe ben nje paraqitje shume te mire. Stadiumi ishte i mbushur 50% me shqitare, te nesermen gazetat zvicerjane shkruanin se stadiumi ishte i gjithi i kuq (ngjyrat e Zvicres) po te kuqet ishin shqiptare dhe jo zvicerjane.
Danezet jane tifoze sipatike, paqesore, keshtu qe tifozet shqiptare do te kalojne nje moment te kendeshem ne Danimarke.
Urojme qe fati te na bueqeshi.