Valencia, Shkodran Mustafi prezantohet me këngë shqiptare

10 Gusht 2015, 11:41Sport TEMA

Një prezantim spektakolar në “Mestalla”.

Projekti i Valencias për sezonin futbollistik 2015-2016 u paraqit përpara tifozëve, në një pritje madhështore për ekipin.

Lojtarët dhe stafi hynë në fushë njëri pas tjetrit, me nga një këngë që i shoqëronte në sfond, të zgjedhur nga secili prej tyre.

Kjo bëri që mbrojtësi shqiptar, i cili përfaqëson Gjermaninë, Shkodran Mustafi, të kishte një prej prezantimeve më të veçantë.

Në stadiumin “Mestalla” të mbushur, Mustafi hyri në fushë mes brohorimave, me këngën “24 h” e reperit shqiptar “2Ton”.

Pas prezantimit, nëpërmjet rrjeteve sociale, mbrojtësi me origjinë shqiptare i falenderoi të gjithë tifozët për pritjen e jashtëzakonshme të rezervuar.

Skuadrës së parë, iu bashkuan në fushë më tepër se 800 fëmijë dhe futbollistë të rinj, nga pesë Akademitë e klubit spanjoll.

Në njërën anë të skenës qëndronte mozaiku i “Senyera”-s, i njohur më gjërësisht si flamuri katalan dhe në anën tjetër, mozaiku me logon e klubit të Valencias./ SS

1 komente në “Valencia, Shkodran Mustafi prezantohet me këngë shqiptare”

  1. qim qani qe qelloi qenin dhe ver llapa says:

    Fantastik eshte ky djale. Me pelqen si sillet. Shume i qete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje