Talenti shqiptar i Empolit, mes yjeve apo “meteorëve” të Serisë A?

12 Gusht 2015, 11:09Sport TEMA

Jo vetëm Dzeko, Kondogbia, Baka e Mandzukic.

Larg interesit mediatik dhe reflektorëve për blerjet e mëdha të këtij sezoni, në merkaton e Serisë A janë afruar edhe disa emra të rinj. SkySport në Itali i ka rezervuar hapësirë atyre futbollistëve që janë afruar pa zhurmë. Të cilësuar alternativa “low cost” apo baste në merkato. Yje apo “meteorë”. Hapësirë për 20 të panjohurit e Serisë A ishte titulli i përdorur për talentët potenciale. Mes tyre figuron edhe shqiptari Kastriot Dermaku.

Mbrojtësi 23-vjeçar, i rritur në Akademinë e Sassuolos ishte përforcimi i parë i Empolit në merkato. Një ngjitje marramendëse nga Melfi në Lega Pro drejt Serisë A. I lindur në Itali por me pasaportë shqiptare, duhet të japë prova se e meriton Serinë A.

Ka kontratë 3-vjeçare me klubin, por vetëm pas pak javësh te Empoli po mendojnë ta huazojnë. Kërkohet nga disa klube në Serinë B dhe Lega Pro.

Mes yjeve për t’u zbuluar edhe Guido Vadala i Juventusit. 18-vjeçari argjentinas u huazua nga Boca Juniors dhe cilësohet pasardhësi i Carlos Tevez.

Për të vazhduar me Olivier Ntcham. Genoa e huazoi 19-vjeçarin nga Manchester City, me shpresën se mesfushori francez do të ndjekë gjurmët e Paul Pogba.

Te Atalanta presin paraqitjet e Marten De Roon, i rritur te Feyenoord dhe Sparta në Holandë. Ish-kapiteni 24-vjeçar i Heerenveen mbulon rol të ngjashëm me atë të Van Basten dikur.

Një prej të rinjve që spikasin në listë është edhe Ali Adnan. Me kalimin te Udinese bëhet lojtari i parë nga Iraku në Serinë A. 21-vjeçari është një yll në vendin e tij, pasi i mësonte futbollin ushtarëve që luftojnë kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik./ SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje