Bajram Jashanica për TemA: Fitojmë superkupën për ta nisur mbarë sezonin e ri futbollistik

11 Gusht 2015, 15:32Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Skuadra e Skenderbeut po shkruan historinë në futbollin shqiptar, duke u kualifikaur për në fazën e “play-offit” në  “Champions League”, ku edhe në rast se eleminohet nga Dinamo e Zagrebit  do të luajë në grupet e “Europa League”.

Por, gjithsesi pavarsisht këtij entuzazmi që ka përfshirë ekipin kampion të shqipërisë nga ecuria e sukseshme në kupat e europës, tashmë vëmndja e korcarëve do të përqëndrohet tek finalja e superkupës së shqipërisë ku do të përballet ndaj ekipit të Lacit ditën e nesërme në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Në një prononcim për Gazetën TemA, qëndërmbrojtësi i korcarëve, Bajram Jashanica, vlersoi maksimalisht ekipin kurbinas duke theksuar se takimi ndaj Lacit është shumë i rëndësishëm, ku do të synohet vetëm fitmi i trofeut për ta nisur në mënyrë sa më të mbarë sezonin e ri futbollistik.

Ai tha se në ekip nuk ndihen ende te ngopur me trofe, ndaj për Skenderbeun është detyrim që të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm pasi ka në përbërje lojtarë mjaft cilësor.

“Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë ndaj një kundërshatri si Laci. Por ne jemi në një formë shumë të mirë të gjithë si ekip dhe jemi të përqëndruar maksimalisht në të gjitha seancat stërvitore që kemi zhvilluar për ndeshjen e nesërme ndaj Lacit për të marrë trofeun e superkupës së shqipërisë, në mënyrë për ta nisur sa më mirë këtë sezon të ri futbollisitk”.

I pyetur për momentin e mirë që po kalon skuadra dhe se ndihen të favorizuar për të dalë fitimtarë nga ky takim qëndërmbrojtësi kosovar theksoi se Skennderbeu lufton për të fituar cdo trofe të mundshëm.

” Po jemi duke kaluar një formë shumë të mirë dhe shpresoj të vazhdoj gjatë kshtu dhe neser do bëjm gjithcka që të marrim këtë trofe. Skenderbeu lufton në cdo trofe të mundshëm pasi ne nuk jemi te ngopur  dhe do vazhdojm të ftiojmë edhe më shum me këtë super ekip që kemi.”

Në fund 24-vjecari i bëri thirrje tifozerisë korcare që të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

“Shpresoj që të jenë në numër sa më të madh, për të na mbështetur për të vazhduar kështu si e kemi nisur mos te ndalemi për të fituar trofe. Për ne tifozeria korcare  është si lojtar i 12-të për mbështetjen e madhe që ata na dhurojnë. Unë kamë respekt shumë të madhë për tifozat korcar” mbylli prononcimin e tij Bajram Jashanica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje