Sfida e boksit e zhvilluar në Montevideo të Uruguajit, ndërmjet argjentinasit Marcos Gabriel Martinez dhe domenikanit Braulio Rodriguez ka ngritur shumë polemika.
Në raundin e dytë, boksieri Martinez shembet në tapet, edhe pse nuk u godit nga grushtet e rivalit.
Përsëritja e pamjeve filmike sqaroi gjithçka që ndodhi: argjentinasi bie, pavarësisht se tre goditjet radhazi të Rodriguez dolën huq.
Në një moment të parë, edhe komentatorët e televizionit që transmetoi duelin, menduan se goditjet ndodhën realisht.
Por, duke parë përsëritjen e imazheve filmike, ata ngritën mjaft pikëpyetje.
Pamjet tregonin qartë se bëhej fjalë për një simulim.
Mediat në të gjithë botën e kanë komentuar episodin dhe diskutohet nëse Martinez kishte frikë nga kundërshtari i tij, apo ka diçka tjetër dhe bëhet fjalë për një “knock down” të paracaktuar.
Për momentin, të gjithë janë në një mendje: ky është simulimi më i keq në historinë e boksit.
u dhi edhe boksi
Ka kohe qe eshte dhjere