RTSH përplaset me Dukën për të drejtën televizive

12 Gusht 2015, 19:05Sport TEMA

Një lëmsh si plot herë të tjera, me transmetimin e ndeshjeve shqiptare.

Rradhën e ka ndeshja e Superkupës, Skënderbeu-Laçi, e cila do të luhet sonte në 20:00 në “Qemal Stafa”, por nuk do të transmetohet falas nga Televizioni Shqiptar, RTSH.

Vetë RTSH-ja ka akuzuar Federatën e Futbollit se kjo e fundit ende nuk ka shpallur fituesin që ka të drejtën për të transmetuar ndeshjen.

Sipas deklaratës së RTSH, FSHF-ja ndonëse ka hapur një garë për të drejtat e transmetimit të Superkupës, ka shkelur ligjin për mediat audiovizive të Republikës së Shqipërisë (nenet 127, 128, 129), i cili ka prioritet mbi cdo ligj tjetër, kur flitet për të drejtat e transmetimit.

“Ndonëse ka hapur një garë të drejtash transmetimi si në Pay (me pagesë), ashtu edhe në Free (transmetim pa pagesë) që në datën 3 gusht, FSHF nuk ka shpallur fituesin e të drejtës së transmetimit në transmetimin “Pa pagesë” të një aktiviteti të rëndësishëm kombëtar. Për herë të parë, një Superkupë (kombëtare apo ndërkombëtarë qofte) nuk do të transmetohet në Televizion pa pagesë dhe kjo arritje i takon FSHF-së.

Për të qenë të hapur më publikun, RTSH ka dërguar ofertën e vet financiare në këtë tender, e cila nuk është marrë parasysh, ndonëse FSHF nuk është në gjendje të thotë së kush Televizion Pa Pagesë ka fituar këtë të drejtë, dukë ofruar më shumë se RTSH”, shkruhej në reagimin e RTSH-së.

9 komente në “RTSH përplaset me Dukën për të drejtën televizive”

  1. perkthyesi says:

    Une nuk merrem me pazaret e F.SH.F dhe te Televizionit publik. Por di qe e paguaj (si gjithe te tjeret) cdo muaj kete kanal televiziv. Ku shkojne keta para? Ne baze te nje llogaritjeje te perafert, T.V.SH merr cdo vit mbi 6 milion dollare fitime vetem nga pagesa e popullates! Ky televizion transmeton 2 deri 3 ndeshje te kombetares ne transferte cdo vit. Pse, 6 milion dollare eshte fatura e ketyre transmetimeve? Pse nuk ka transparence per harxhimin e ketyre parave? Kjo duhet te behet pa tjeter, ndryshe kemi te drejte te ngreme dyshime mbi destinacionin e tyre!

    1. Argita_B says:

      Perkthyesi, ne RTSh transmetohen 2-3 ndeshje ne vit, po ka dhe programe, filma nga mengjesi ne darke per 365 dite ne vit, keto programe kush i paguan!!

    2. Altin says:

      Te ta perkthej une, perkthyes por mos u merzit nga cilesia e ulet e perkthimit.

      Te gjitha parate qe jane hedhur per TVSH-ne, jane kaluar nga dera e pasme per te gjitha televizionet e tjera private. Te gjitha te njohurat e kam fjalen jo ato te lagjeve…Dhe tashti keta privatet e fuqishem me mallin e vjedhur fryhen sikur se di pjesa tjeter si i bene leket..perjashto ndonje qe “sdi gjuhe te huaj”

  2. Tema says:

    Për telespektatorët që adhurojn futbollin

  3. Nard says:

    I kane varur ujkut melcite ne qafe. Vendimet per tendera jane ne dore te mafiozit Duka.

  4. semanjaku says:

    Ndeshjet e kupes se republikes dhe te kombetares I transmenton kanali shteteror,,,vetem ne Shqiperi ndodh e kunderta,,,Duka eshte bere si nje pasha ne FSHF ,,me sa duket edhe ketu duhet nje reform e thelle po ministrja nuk e kthen koken nga sporti dhe ndryshimet qe kerkohet te behen ne te deri sa te mbaroi takimet koke me kok me Saliun. Ku e gjeten kete mefsh.

  5. njishi says:

    O perkthyes taksa qe paguan eshte takse per aparatin televiziv (me te cili shikon shume kanale) nuk eshte takse per RTSH. Kete takse e ka e gjithe europa. Mos flit kot kur nuk e lexon ligjin tamam. Kete takse shteti mund ta perdori per cdo gje sic i perdor edhe taksat e tjera qe mbledh.
    Ndeshjen fshf nuk e dha ne asnje kanal pa pagese se nuk ka interes digitalbi ne te cilin eshte edhe Duka aksioner. Digitalbi eshte mesuar te transmetoje pa te drejta ashtu sic vjedh edhe ndeshjet e kombetares duke i shkaktuar miliona leke humbje RTSH. Per kete gje asnje nuk prononcohet as edhe AMA qe e ka per detyre.

  6. ago says:

    O Njishi! Taksa eshte per RTSH dhe per aparatin , po te ishte sic e kupton ti i nderuar taksa do te sih tre here me e larte se shqiptaret kane nga tre-kater dhe pese aparate ne shtepi.
    Eshte turp per ata pushte-tare qe merren me ketoallishverishe. Edhe ato dy apo tre ndeshje qe transmeton RTSH, komentari i tyre te bene per te vjelle(me falni)duke i thurur ditirambe Dukes se FSHF-se dhe RTSH-se.
    Te tille servile e sahanlepires mban Duka pas karros se tij.
    Keta politikanet tane kerkojne te bejne politika te medha per te hyre ne Europe,dhe i lene akoma shqiptaret me sy e vesh nga TV italiane te cilat e transmetuan superkupen e Italise nga Kina.
    Turp Duka, turp drejtuesit e TVSH-se. Harram leket e taksapagueseve shqiptar.

  7. Epic says:

    Si pa pagese po edhe RTSH me pagese eshte more.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje