Zlatan Ibrahimoviç: Nuk largohem nga PSG-ja

13 Gusht 2015, 13:03Sport TEMA

Shuhet ëndrra e Milanit për të afruar në skuadër sulmuesin e PSG-së Zlatan Ibrahimovic. Është vetë suedezi që e konfirmon dicka të tillë duke deklaruar për mediat fanceze se do të respektojë kontratën që ka nënshkruar me kampionët në fuqi të francës.

Edhe pse 33-vjecari joshej nga ideja për të luajtur sërish në Serinë A, shuma e majme dhe luksi që i ofrohet tek Parizenët është e vështirë që Ibrahimovic ta braktisë.

“Ndihem lojtar i Paris Saint Germain dhe jam i lumtur në këtë klub. Kam edhe një vit kontratë dhe objektivi im për këtë sezon është të realizojmë arritje më të mëdha se në edicionet e kaluara. Na mungon vetëm Champions, por do të luftojmë për trofe në të gjitha aktivitetet ku marrim pjesë”.

Në vijim Ibrahimovic la të hapur mundësinë se në të ardhmen mund të laujë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Futbolli në Shtetet e Bashkuara është në rritje. Shumë lojtarë të njohur europianë janë kureshtarë të luajnë në këtë kampionat. Nuk e di nëse do të jem edhe unë mes tyre.| Ndoshta në të ardhmen, por nuk di të them periudhën”./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje