Eva “përplas” Abramovich me Mourinhon

13 Gusht 2015, 11:23Sport TEMA

Po kthehet në një telenovelë të vërtetë vere çështja e dokroteshës së Chelseat, e cila u shkarkua nga Jose Mourinho për shkak të një debati që lindi pas barazimit 2-2 të kampionëve të Anglisë në ndeshjen e parë të sezonit në Premier League kundër Sëansea.

Portugezi kritikoi mënyrën e menaxhimit të dëmtimit të Hazaard që sipas tij pengoi një aksion të bluve dhe kaq mjaftoi që mjekja Eva Carneiro të bënte gati valizhet për të lënë qendrën stërvitore.

Sipas “Daily Mail”, kjo nuk ishte hera e parë që “Special One” dhe mjekja që tashmë është kthyer në një imazh të klubit, u përplasën. Kritikat publike të Mourinhos nuk i pëlqyen as pronarit Roman Abramovich, por Carneiro mund të bëjë një hap pas me një falje publike në klub dhe gjithçka mund të rikthehet si më parë.

Gjithsesi, një tjetër hipotezë është që çështja mund të përfundojë në dyert e gjykatës pasi grupi i mjekëve të Premier League e konsideron si të padrejtë dhe ekstreme sjelljën e Jose Mourinhos në dëm të bluzës së bardhë. Vetë Carneiro në një postim në Facebook falënderon opinionin publik për mbështetjen, çka do të thotë se në publik Eva mbetet një figurë e pëlqyer.

Kjo nuk është hera e parë që Mourinho humbet durimin me ekipin mjekësor, pasi dëmtimi i Diego Costas ka shërbyer si një tjetër çështje që Mourinho të tregohet kritik ndaj ekipit të mjekëve. Aktualisht Abramovich mbetet në anën e mjekes, ndërsa Mourinho nuk ka ndërmend të bëjë një hap pas.

Mund të çojë kjo çështje në një përplasje mes të dyve? Në “Stamford Bridge” shpresojnë që akujt të shkrijnë sa më parë me rikthimin e mjekes simpatike në stolin e kampionëve të Anglisë.

4 komente në “Eva “përplas” Abramovich me Mourinhon”

  1. gjembaci. says:

    murinjo ,ka zgjidhur nje menyre arrogante dhe inatcore per te bere protaganistinkudo qe punon .
    pertej asaj qe murinjo kerkon qe te beje me shefen simpatike fshihet zvetenimi i murinjos duke humbur terren ne rolin e protagonistit te cilin ai e do me cdo lloj cmimi ,bile edhe atehere kur ai humbet turpshem dhe fajin ua delegon te tjereve si gazetareve ,si orarit te ndeshjeve ,si trajnerit kundershtar ,si arbitrave ,si kalendasrit ,si tifozeve ,si kohes ,por kurre nuk merr persiper asgje sikur te jete messia .

  2. Nikoja says:

    Bravo gjembaci………sa i mecem je more burre e …sa sakte e komenton sikur te ishe vete trajner apo mos je edhe doktore e je tuj mrojte kolegen :p .Sa ka arrite Maurinjo ne jete ti nuk i ke arrite as ne anerr e …shyqyr qe ke kete kompjuter e munde te shkruash qa ta merr mendja jote e shkurter , pije edhe nji dopio llalle se mase edhe munde te kthjellohesh e sheh ma larg …

  3. GMT says:

    Ka diçka të papohuar në mes luzitanit prepotent dhe protagonistes femër edhepse nuk më është e njohur që Murinjo të njihet me ndonjē jetë përplot skandale seksuale jasht avlisë martesore.

  4. gjembaci. says:

    “gmt”!
    nuk kam se cti shtoj me komentit tend ,por me se shumti metafores qe si askush e perdor ne krahasim .
    “niko’ alias skadranskom ozjerom ,kuptohet nga mbishkodra sepse shkodranet jane fin ose mund te jesh zadrimor .
    se cfare fakulteti kam kryer une ,nuk eshte veshtire te zbulohet ,pot ti don vetem te thussh seje gjalle .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje