Një blerje cilësore në qendër të mesfushës. Ky mbetet prioriteti i Empolit deri në fund të merkatos së verës. Objektivi numër një i klubit të Serisë A mbetet shqiptari Ledian memushaj.
Kuqeziu është një ndër emelentët më të spikatur te Pescara në Serinë B dhe marrëveshja mund të arrihet në periudhën nga fundi i kësaj jave, deri në fillim të javës së ardhshme.
Memushaj pëlqehet shumë nga stafi teknik i Empolit dhe Pescara duket se është dorëzuar përballë vullnetit të vetë futbollistit, që të luajë në eliëtn e futbollit italian.
Për këtë arsye, në skuadrën e drejtuar nga Massimo Oddo kanë nisur të mendojnë për pasardhësin e kuqeziut, ku synohet Marcel Buchel, ish-mesfushor i Bologna-s dhe Juventus-it.
Presidenti Sebastiani ka hedhur poshtë në disa raste shitjen e Memushaj, por deklaratat e teknikut Oddo, se “Pescara nuk është Milani apo Interi që mund ti mbajnë lojtarët kundër dëshirës” rriti spekulimet.
Në të vërtetë, mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ka dhënë në asnjë moment shenja pakënaqësie, por është e qartë se në moshën 29-vjeçare, ky mund të jetë shansi i fundit për Memushaj-n, që të luajë në Serinë A italiane./ SS