Natë “tmerri” për Barcelonën në “San Mames”

15 Gusht 2015, 11:37Sport TEMA

Barcelona mbytet në sfidën e parë të Superkupës së Spanjës duke u rrëzuar si një kështjellë rëre në “San Mames” përballë Atletik Bilbaos, që zhvilloi një 90 minutësh perfekt për të marrë një fitore të rëndësishme ndaj kampionëve të Europës.

Katalanasit munden 4-0 në shtëpinë e skuadrës baske, çka e bën shumë të vështirë misionin për të prekur 6 trofe brenda një viti.

Që Barcelona e Luis Enriques nuk gëzonte shkëlqimin e zakonshëm kjo u pa qartë që në minutat e para.

Javier Eraso tenton një gol të shpejtë që në minutën e 12 por topi përplaset në mbrojtjen katalanase, ndërsa pak sekonda më pas, Mikel San Jose dhuron një gol të denjë për vitrinën e futbollit spanjoll.

14 minuta më pas, Luis Suarez zgjoi Barcelonën duke kërkuar rrjetën e barazimit por topi u devijua në goditje nga këndi.

Mesi mori situatën në dorë dhe u ngjit në katedër në minutën e parë shtesë pasi provoi me një goditje nga distanca por Gorka Iraizoz u tregua i vëmendshëm.

Pjesa e dytë nisi edhe më spektakolare me Pedron dhe Mesin, goditjet e të cilëve u ndalën pak centimmetra larg vijës fatale, por Aduriz në të 53-ën gjeti rrugën e rrjetës duke ndezur stadiumin “San Mames”.

Aduriz tronditi sërish themelet e katalanasve 8 minuta më vonë me një të djathtë.

E pabesueshme ajo që ndodhi më pas.

Dani Alves shkakton një faull në zonë dhe 11-metërshi për Aduriz është një lojë fëmijësh.

Basku shtriu për herë të tretë Ter Stegen, duke u shkaktuar një disfatë të rëndë katalanasve që kanë shumë pak shanse për Superkupën e dytë, pas asaj të fituar disa ditë më parë kundër Sevijas në sfidën europiane./ DD

3 komente në “Natë “tmerri” për Barcelonën në “San Mames””

  1. shite! says:

    west hem vs lei 2-1
    Vatford vs Vest brom 1-2
    tot vs stoku 2-1
    sund vs nor 2-1

  2. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Turp !
    Po veretetohet profecia ime per Luis Enriquen ,tek i cili kurre nuk kam besuar ,asnjehere .
    Nuk e pashe ndeshjen qe te gjykoja me vertetesi ,por 4-0 eshte po aq turperuese sa ceshte edhe 8-0 !
    Barclona i dha shenjat e saj qysh ne ndehjet pergatitore dhe me Sevillan duke inkasuar plus Bilbaon plot 14 goa ne 5 ndeshje .
    Ka gjithe te drejten e zotit “Englandi ,Berto ,Nikoja ” e plot oponenete te tjere qe te komentojne ctu doje e bardha zemer ,
    Turp dhe nga ana tjeter ndjej neveri .

    1. Best says:

      Totila jo te gjitha ndeshjet fitohen, edhe do humbasesh se nuk do fitoje vetem Barcelona ka dhe te tjere qe shpenzojne
      Bilbaos i eshte nxirre jeta me Barcelonen ka dale 10 here finalet e fundit ne kupe e ska fitu asnje dhe as superkupe
      pse ia pa nje here dhia deles nuk u be qameti
      Ketu nis problemi Enrike
      Meqe ndeshjen me Seviljan e pe po te them se ate qe beri pjese te dyte Enrike mbreme e kishte bere qe ne pjese te pare
      formacioni ishte ky ter shtegen, alvesh, adriano, bartra, vermalen, sergi roberto, rafinja messi suares pedro
      tani shiko emrat dhe me thuaj ku eshte mbrojtja dhe mesfusha te te them si do dilte rezultati
      Sa per dijeni, edhe une e prisja humbjen e barcelones dhe ashtu e luajta qe humbet, vetem rezultatin nuk parashikoja dot
      sigurisht qe gjyqtari i dha nje te shtyme kuptohet por gjera qe ndodhin jane
      Po kane bythe ta kthejne ndeshjen tjeter
      Por mua mu duk si nje pazar i hapur ashiqare
      Do flisja ndryshe nese do ishte formacioni normal
      Nuk mund te luash superkupen me formacionin e trete, vetem 3 lojtare kryesore ne fushe, suares, messi maskerano

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje