REPORTAZHI për Xherdan Shaqirin, nga vendlindja, tek etja për para

13 Gusht 2015, 20:49Sport TEMA

Një telefonatë te Erdin Shaqiri, vëllai dhe këshilltari i Xherdan Shaqirit.

“Mirëdita, zotëri Shaqiri. Ne do të udhëtojmë për një reportazh në Kosovë për t’ju treguar lexuesve tanë se prej nga vijnë futbollistët me prejardhje shqiptare, të cilët luajnë rol kyç në kombëtaren zvicerane të futbollit. Për këtë arsye do ta vizitonim me dëshirë fshatin e lindjes së familjes Tuaj. A mund të na thoni ju lutem se si quhet fshati dhe kë duhet ta kontaktojmë?”

Shaqiri mendohet dhe thotë: “Ne nuk duam që Ju të shkoni atje. Për këtë arsye edhe s’ju japim informacione. Përveç kësaj, dua që para se ta botoni të lexoj çdo fjalë që shkruani për vëllain tim”.

Ne udhëtojmë në Zhegër, në fshatin e lindjes së Xherdan Shaqirit. Është një katund i harruar dhe i pajetë, i ndërtuar përgjatë një rruge që të shpie në asgjëkund. Ne na e tregojnë rrugën për në shtëpinë e Shaqirëve. Një shtëpi, e cila do të mund të ngrihej edhe në “Goldküste” të Cyrihut. Shpendi, ngasësi ynë kosovar, zbret nga automobili dhe i bie ziles së derës dhe pesë minuta më vonë kthehet me fytyrë të ngrysur. “Unë fola me kushëririn e Shaqirit dhe ai më tha se duhet të largohemi – urdhër i Erdinit. Kjo sjellje nuk i bën nderë mikpritjes sonë. Nëse dikush vjen posaçërisht nga Zvicra i ofrohet të paktën diçka për të pirë. Dhe ndihem i rënduar kur shoh se dikush që fiton milionat nuk i jap asgjë fshatit të tij. Shkruaje këtë lirisht”.

Është vetëm një kapitull në historinë e Xherdan Shaqirit me titull “Si e dëmtoj imazhin tim?”. Përgjegjës për paraqitjen e jashtme është këshilltari. Dhe ky është vëllai i tij i madh, Erdini. Dhe ky është një problem. Por që konsiderohet e drejtë vetëm në një familje ku qeveriset nga lart poshtë. Në rastin e Shaqirit kështu nga këshilltari bëhet shefi.

Deri në verën e kaluar Shaqiri konsiderohej si i adhuruari i të gjithëve

Deri në verën e fundit, kur Zvicra luante në Kampionatin Botëror të Futbollit, Shaqiri ishte i adhuruari i të gjithëve. Ai ishte shpresa, ylli i popit dhe instrumenti i marketingut. Ai na buzëqeshte pesë herë në market ende pa e mbushur deri në fund karrocën e blerjes. Fundja, Shaqiri ishte yll i Bayern Munihut, burri me këmbë të arta, që përcaktonte fatin futbollistik të Zvicrës.
Shaqiri nuk është më natyra e gëzuar dhe e pafajshme siç ishte në fillimin e tij në FC Basel. Po aq sot vuan edhe imazhi i tij, të cilin falë paraqitjeve të fundit të suksesshme në kombëtare arriti ta riparojë për një kohë të shkurtë. Por Zvicra nuk është arena e duhur për një magjistar topi si Shaqiri.

Pep Guardiola-s iu sos durimi

Shaqiri synon gjëra të mëdha. Talentin për këtë e ka, por jo edhe reputacionin. Në Bayern, trajneri Pep Guardiaola dyshonte në inteligjencën e tij të lojës. Por duket se spanjolli impulsiv ishte i nevrikosur me koketimin e vazhdueshëm të klanit të tij për transferim. Kurse nga transferimi në Inter mbeten në kujtesë vetëm tri gjëra: pritja e zëshme, largimi i heshtur dhe në ndërkohë edhe fotot e paparacëve, që e tregojnë Shaqirin duke dalë me një modele.

Schalke dhe Dortmund u menduan për angazhimin e Shaqirit. Por të dyja ekipet nuk e duan me çdo çmim Shaqirin. Kjo të bën të mendosh. Ai zatën i ka kualitetet për të qenë bartësi i lojës në të dy klubet. Kjo lë për të kuptuar se reputacioni i Shaqirit në skenën futbollistike po vuan. Përgjegjëse për këtë janë paraqitjet e tij jashtë fushës, ku lojën e bën vëllai i tij, Erdini.

Ndoshta me gjasë Stoke City. Një qytet 35 mijë banorësh në Angli që shtrihet në pjesën qendrore të vendit. Në gjysmë të rrugës nga Birmingham në Manchester. Një qytet i dashur ashtu siç mund të jetë zhurma e aeroplanit në nisje; me papunësi mbi mesataren. Dhe me një ekip që e punon futbollin. Shkurt: Stoke i mungon seks –apeli. Duket se kjo ka bërë që Shaqirët t’i shtrembërojnë hundët, kur i nënti i premier-ligës së sezonit të fundit para rreth një muaji e gjysmë ofroi avansin e parë për të. Por në Stoke City nuk mungojnë paratë, të cilat duket të jenë arsyeja e kthesës së Shaqirëve.

A është Stoke një qorrsokak? Apo ka ende ndonjë rrugëdalje?

Stoke mund të jetë rrugëdalja e fundit nga qorrsokaku. Por këtu parakushtet nuk janë të mira. Jo vetëm për Shaqirin, të cilit i ka dalë zëri se vrapon pas parasë. Jo për adhururesit e Stoke, sepse Shaqiri klubin e tij të fundit e trajtoi po si gruan që e njohu në një singel-party. Jo për Stoke-City-n, sepse Shaqiri ka një qëllim të vetëm – sa më shpejt sërish larg Stoke.

* François Schmid-Bechtel, “Aargauer Zeitung”)

Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri

18 komente në “REPORTAZHI për Xherdan Shaqirin, nga vendlindja, tek etja për para”

  1. Milo Koka says:

    Para se te shkoje zoti gazetar ne familjen e tij ,mire do ishte te kishe lexuar pak çdo te thote katunar shqiptar,po keshtu edhe te ne deri dje barku bosh e nuk e njifnin buken e bardhe plus 30 leke dita e punes qe ja u kishte bo Enveri, sot jan biznesmene e politikane qe duhet te rrish ne radhe tju marresh nje interviste

    1. koli says:

      Gazetari ka dashur te dije emrin e fshatit nga jane me origjine. Nuk me duket ndonjegje e keqe dhe qe te rrish ne rradhe per ta marre vesh. Ca kane lindur ne qytet ca ne fshat, nuk eshte as turp as ndonje sekret i madh. Nuk me pelqeu pjesa qe shoferi kosovar pretendon se Shaqiri duhet te kontribuoj per fshatin. What? Nuk eshte as deputet as politikan, plus qe ka 20 e ca vjet qe s’jeton me aty. Sinqerisht jane ca koncepte provinciale qe te heqin trurin.

      1. Argita_B says:

        Koli,
        Te gjithe kemi pikepamjet tona, po nuk mendoj se eshte koncept provincial kur dikush qe ka sukses ne jete te kontriboj qoft dhe ne menyre modeste per te ndihmur vendin e prjardhjes se tij apo te prinderve te tij (forma mund te jete e ndryshme, nuk eshte e domosdoshme qe te jene para, sejcili sipas mundesise).
        Ajo qe eshte e rendsishme ne jete, eshte fakti se njeriu nuk duhet te harroje kurre nga vjen, ciles shtrese i perket, pasi aty ndodhen dhe rrenjet e tij.
        Shaqiri mund te vishet sot me kapele NYC et te vene mbrapsh, problemi eshte se mbetet katnar ne mentalitet dhe kjo do ta ndjeki gjithe jeten, pasi baben e ka te tille.
        Nuk eshte turp te jesh katnar, jam dakort, po turp eshte te mos e pranosh. Katnari ngrihej qe ne 4 te mengjesit te punonte token dhe ne mos egzistonte, sot sdo hante njeri, keshtu qe respekt per punen.
        Artikulli fillon si reportazh per Shaqirin po vetem tre rrjeshta jane si reportazh, pjesa tjeteer eshte gjykim per Shaqirin dhe vellain e Shaqirit!!
        Nuk kam ndonje gje kundra Shaqirit pasi ate qe ka e ka me djeren e tij dhe sja ka vjedhur kujt, po keto qe shkruhen jane thjesht njee “copy past” te mbledhura nga thashetheme neper media te ndryshme!!

        1. koli says:

          Nuk i kerkon dot llogari askujt per parate e veta. Nqs ka deshire te kontribuoj, e ben, ne te kundert as duhet share e as duhet perfolur. Fshatari, qytetari etj te kerkojne llogari tek deputetet, politikanet e te tjere me rradhe, ata jane pergjegjes per mireqenien e popullit dhe jo nje futbollist qe per me teper as qe jeton aty. Jam dakord dhe une qe njeriu nuk duhet te harroje origjinen por perpos kesaj nuk ka asnje obligim financiar ndaj vendlindjes se tij, qofte fshat a qytet. Normale qe me duket provinciale ta gjykosh dhe te flasesh keq per dicka qe eshte krejt absurde!

    2. soni says:

      # milo

      Sa per ata politikanet dhe bosat shqiptare qe u bene me leke duke trafikuar droge, arme dhe te dashurat e veta per prostitucion, nuk besoj se ka njeri me tru ne koke qe do rrinte ne rradhe per t’i shtrenguar doren, vetem ne rast se jane kriminele si vete ata, keshtu qe krahasimi yt me duket komplet pa vend.

  2. ka thene fmn do piqen fiqt sivjet says:

    Ishallah ka fat kete rradhe po duhet te heq dore nga allahu dhe shqiponjat nese do te luaj futboll

    1. the Punisher says:

      Patjeter Fiqo. Do behet dhjak Janulle.

  3. jeta osht qejffffffff says:

    ta kishit fut ne Google ket artikullin jua kish perkthy me mire se ky tipi me emrin e frikshem Nexhmedin. shaqiri eshte tipiku i fshatarit qe u be me pare. qe mund te blej shum gjera po tru jo.

  4. fshatari says:

    Shaqir koqja, nga futbolli heq dore dhe nga allahu nuk largohet.Pse cfar prisni nga nje koke shalqi?

  5. realisti says:

    Te administrosh suksesin ne boten e yjeve te futbollit. Ky nuk me duket se eshte vetem problem i Shaqireve nga fshati. Paraja e madhe qe qarkullon ne boten e futbollit mesa duket ka efekte anesore tek njerezit te cilet i prek Edhe Shaqiret nuk ka pse bejne perjashtim. Te rendesh pas parase, kam pershtypjen, se eshte sporti me i perhapur sot ne bote. Po pse c’bejne te tjeret, Blatter e Platini me shoke? Ti besh balle tundimit te parase sot duket e pa mundur.

  6. lexuesi i irrituar says:

    Me duket nje shkrim dashakeq .Pse dikush tjeter duhet ti bej llogarite e Xh.Shaqirit ,qofte ky dhe gazetar ?? Dhe mua nuk me pelqen qe nuk e kane pritur , por “kush vjen pa ftuar ,e gjen pa shtruar”.Me pare organizo takimin z.gazetar .
    Si shume shqiptare te tjere, e prita me interes trasferimin tek Interi dhe me erdhi shume keq per futbollistin qe doli “bllof”.Megjithate i uroj te kthehet sa me shpejte ne formen e tij me te mire futbollistike .

  7. Kol Tivari says:

    Pordhë, pordhë, pordhë…! Kështu e ka shqiptari, sapo i zë një çikë “luga ujë”, fryhet si tollumbace dhe…kuptohet tollumbacen e merr era…(???!!!)

  8. Kol Tivari says:

    “Yll i Bajernit të Mynyhut”…???!!! Mund të na thoni, sa ndenji tek Bajerni “ky yll”, sa paguhej dhe sa ndeshje ka luajtur…???!!! (Me sa di unë, luante vetëm kur dëmtohej ndonjë nga titullarët).

  9. anticensurë2587456 says:

    “ngasësi kosovar”??
    ça do me thon kjo fjalë o nexho??
    shoferi-përdoret nrmalisht
    vozitësi e përdorin në kosovë
    tashti na e pasuron ti me “ngasësi”!!
    o burra kush të fusë ndonjë fjalë e ta bëjmë shqipen të pasur!!

  10. illyrians says:

    Nuk e marr vesh pse e kane “fryre” kaq shume kete Shalqirin, njeriun e allahit, e bejne sikr te jete Mesi apo Ronaldo, ky eshte thjeshte nje taleban qe luan mire top, kaq!!! Pune talebanesh, varu trapin..!!

  11. CANI says:

    Skrim shume banal me kete shkrim po e tregojme vehten si shqiptare se nese dikushe arrine diqka ne e sulmome nuke e perkrahim pore e nenqmome ,kjo eshte fytyra e gazetarve tone ,Xherdani eshte i madhe edhe ka rrespekte te shqiptaret e ndershem .

  12. Pelasgian says:

    Ka talent po ska tru ….kjo eshte e verteta!

    Mohimin e prejardhjes????

    E kan shumica e shqiptarve …..tipike gjakdhjakeri!

  13. Tema says:

    Ësht në faz terminal të suksesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje