Trajneri i Çelsit, Hoze Murinjo, është njeri që ka dëshirë të ‘kapet’ me të gjithë që janë kundër tij.
Së fundmi ai është bërë armik edhe me doktoreshën e klubit, Eva, e cila u fut në fushë pa miratimin e tij, dhe tashmë është dënuar nga strategu portugez për të mos qenë më pjesë e klubit në ndeshjet që do të luajë këtë sezon, raporton Telegraf.
“The Telegraph” ka bërë një renditje të 10 kundërshtarëve të Murinjos në karrierën e tij.
Doktoresha – Sezon i ri, një armik i ri për Murinjon, i cili pati një përplasje të fortë me mjeken e klubit Eva Karniero.
Projektorët – Trajneri i Çelsit në vitin 2004 në një ndeshje ndaj QPR kritikoi përgjegjësinë e stadiumit se i kishte ndezur dritat e stadiumit 20 minuta m e vonës.
Fansat – Strategu gjithmonë ka qenë poleminuez edhe me tifozët. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në kohën kur ishte pjesë e Realit. Ndërkohë te Çelsi në tetor të sezonit të kaluar në sfidën ndaj QPR-së, tha pas ndeshjes: “Për momentin është e vështirë që të luajmë në shtëpi për shkak se stadiumi është bosh”.
Bordi drejtues – Murinjo shquhet si një trajner tekanjoz, i cili gjithmonë ka atë që do. Diçka e tillë ka ndodhur edhe te Reali kur mori lojtarët e preferuar dhe largoi ata më pak të dëshiruar si Kaka.
Media – Nëse ka një punë që trajneri portugez e bën çdo ditë në mënyrën më të mirë veç stërvitjeve, është edhe përplasja me median. Ai di të mbrojë mjaft mirë skuadrën e tij.
Fusha – Kur humbet Murinjo e ka gjithmonë një arsye. Në sezonin 2010-11 kur ishte pjesë e Realit, skuadra e tij humbi 3-0. Pas ndeshje ai u ankua për fushën e lojës duke thënë se ishte një fushë patatesh.
Federata – Në nëntor të vitit 2012 akuzoi federatën spanjolle se i kishte rezervuar një kalendar më të vështirë skuadrës së tij dhe për këtë shkak humbi dhe ndaj Real Betis.
Kundërshtarët – “Special One” ka gjithmonë kohë që të merret edhe me rivalët. Kur ishte pjesë e Reali kishte një përplasje të fortë, duke shkuar deri aty sa akuzoi Sportingun e Gijonit se lejoi që të humbiste ndaj Barcelonës.
Autobusi – “Autobusi” është kthyer në fiksim dhe në epitet për strategun portugez, i cili në fakt akuzoi Totenhemin në vitin 2004 se kishte ardhur të parkonte autobusin në vitin 2004 në Stamford Bridge, por vite më vonë e zbatonte dhe vetë një strategji të tillë.
Gjyqtarët – Ai gjithmonë ka pasur përplasje të forta me gjyqtarët në çdo kampionat që ka drejtuar ekipet e tij.
Kundërshtari më i përbetuar i Murinjos është vetë Murinjo.
Ka edhe nje armik rracist te perbetuar shqiptar me 3 emra megjithese i pallogaritshem GMT+gjembaci+Totila.
@england,
Një maximë gjermane thotë:Nxënësit ngrehin kokë në mungesë të mësuesit në klasë.Si metaforë le të shërbejë ty që guxohesh të replikosh në mungesë të Totilas që është në pushime.
Shpresoj ta kesh bere pa qellim cloni-min e nick-ut england!Une ne asnje menyre apo rrethane nuk kam te drejte te keshilloj ty,se me cfare nicku te prezantohesh ne kete forum,nese ti e perdor ate nick per “perleshje” midis komentuesve ketu,pasi une shpesh here debatoj me Totilan apo me ndonje person tjeter,them se ke ndjekur rrugen e gabuar,nese je i afte te flasesh per sportin dili zot dhe perballu me kedo me idete dhe mendimet e tua,por jo duke u fshehur pas nje emri te cilin e zoteroj une per me shume se prej 3 vitesh!Thanks.Sa per shkrimin e mesiperm nuk kam shume per te thene,vetem se gazetari thjesht nuk e ka idene se cfare ka shkruajtur,pa hyre ne detaje pashe qe Mourinjo ka larguar Kakane,Kakane edhe Skenderbeu nuk do ta mbante me ato paraqitje skandaloze,jo me Reali,nje tjeter rast ku thuhet se Mourinjo per te mbrojtur lojtaret e vet,perplaset me median,po pse kush do bente te kunderten,pa vazhduar pastaj me doktorreshen qe edhe kjo qenka armikja e portugezit,mufka te tilla mund ti fuse vetem dikush qe nuk e ka idene rreth futbollit,dhe kjo per fat te keq ndodh me gazetaret e sportive te Temes.
Nese marrim te gjitha pikat nje nga nje (perveç doktoreshes) te gjitha keto jane “armiqte” et thuajse çdo traajneri ne bote e jesa me e madhe e tyre kane patur te njetat probleme si Muronjo!
Gazetaret nuk dine me se si te mbushin lajmet dhe per te tehequr lezues me artikuj medioker, en ne titull emra si Murinjo qe vetem emri u ben te shiten artikujt!
GMT nese ty te pelqen Totila si mesues kjo eshte ceshtje e jotja,dhe askush nuk ka shanse te ta mohoje!por une shpesh here kam pare,dhe lexuar se ti nuk ke nevoje per nje te tille,pasi ke idete dhe mendimet e tua mbi sportin.Dhe meqe e fillove shkrimin me nje thenie,une po e mbyll me nje te tille:Me mire te me urrejne per ate se kush jam,se sa te me duan per ate qe s’jam,kjo shprehje eshte shkeputur nga ajo qe la pas i madhi Kurt Cobain,ndersa une do te thosha ji vetvetja,pasi te gjithe te tjeret jane te zene.Kalofsh nje dite te mbare.