As triumfi i trefishtë i Barcelonës sezonin e kaluar, as fakti që Reali e mbylli edicioni pa fituar as në La Liga, as në Kupë dhe as në Champions, as largimi i Casillas, dhe as mbërritja në drejtim e një trajneri të ri, nuk kanë provokuar deri më tani reagimin e Realit të Madridit në formën e blerjeve galaktike. Florentino Perez duket se ka ndryshuar kurs dhe në shtëpinë e Realit nuk ka qenë një verë intensive për sa i përket blerjeve. Kohët e blerjeve prej 100 milionë Eurosh si në sezonet e kaluara duken ende larg dhe akoma më larg ajo verë e 2009 kur Perrez i sapokthyer në presidencë shpenzoi 200 milionë Euro duke blerë brenda pak javëve Ricardo Kaka dhe Cristiano Ronaldon.
Me Jose Mourinhon klubi merenges shpenzoi 161 milionë Euro në 3 vjet, me Carlo Ancelottin 282 milionë Euro në dy vjet, ndërsa tani Reali duket se ka hyrë në kursim pasi shifra e ofruar për merkaton është vetëm 52 milionë Euro. Një ndryshim që i dedikohet si rregullave të Fair Play ashtu dhe opnionit që kanë në Madrid se nuk është e lehtë që të përmirësohet grupi që kishtë në dispozicion Ancelotti sezonin e kaluar. Nga 52 milionët e shpenzuar nga klubi këtë verë më tepër se 60% i përkasin blerjes së Danilos për të cilin u shpenzuarn 31.5 milionë Euro që shkuan në arkat e Portos, dhe pjesa tjetër është shpenzuar për emra aspak sugjestionues apo lojtarë të rinj si Kiko Casilla, Casemiro, Lucaz Vazquez apo Vallejo. Perez ishte bujar me Ancelottin të cilit i ofroi lojtarë si Bale, Tony Kroos Isco dhe James, por nuk po tregohet kaq dorëlëshuar me Rafa Benitez të cilit i duhet të presë për ndonjë goditje surprizë deri në 31 Gusht./ SS