Jamie Redknapp, analisti anglez i Sky Sports, e ka lavdëruar sulmuesin kosovar, Adnan Januzajn.
Adnan Januzaj ka marrë lëvdata nga analisti i Sky Sports, Jamie Redknapp, pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Aston Villas.
Ai shënoi golin e fitores në këtë takim, duke i siguruar tre pikë për Manchester Unitedin. Redknapp mendon se United nuk ka pasur nevoj ta transferoj Mempis Depayn pasi e ka pasur në skuadër një lojtar si Adnanin.
“United ka nënshkruar me Depayn për 40 milionë euro, por ata e kane një lojtar të atij kalibri (Januzajn) që është shume më i talentuar”, ka deklaruar Redknapp, shkruan Daily Mail.
“Januzaj është special. Me kujtohet ndeshja kundër Sunderlendit dhe golat, aty e kam kuptuar se ai mund të bëjë gjera speciale në futboll. Januzaj është një talent unik dhe lojtar special ne skuadër “, ka deklaruar ai
E c’na intereson ne ky lajm?